Disa militantë të Partisë Demokratike kanë tentuar të krijojnë kaos në protestën e studentëve dhe gjimnazistëve.
Pasi hodhën kapsolla dhe tymuese, ata janë afruar për t’u përleshur me policinë.
Ka qenë ndërhyrja e një grupi të rinjsh që ka ndërhyrë për t’i penguar.
Ata janë përplasur me aktivistët politik duke i kërkuar që të qëndronin larg kordonit policor pasi qëllimi i tyre nuk ishte të konfrontoheshin me efektivët e policisë.
Nga ana tjetër, njëri prej studentëve apeloi me mikrofon që aktivistët e partive opozitare të distancoheshin nga tubimi.
Përplasja e militantëve të PD me policinë është përshëndetur edhe nga ish kryeministri Sali Berisha i cili ka zgjedhur ta përcjellë në rrjetin social Facebook. (TemA)