Anëtari i kryesisë së LSI, njërherazi kryetar i këshillit studentor në Universitetin e Tiranës Kristian Kika, i ka vendosur drynin Fakultetit Ekonomik.
Ai është përplasur me rojet teksa me disa aktivistë të tjerë lidh dyert me zinxhir.
Ditën e sotme, studentë, gjimnazistë dhe aktivistë janë bashkuar për të protestuar para kryeministrisë për plotësimin e tetë kërkesave.
Ndërkohë, kryeministri Edi Rama ka apeluar për dialog. (TemA)
Zinxhiri fringo i ri…… ? jane militante te PD nuk jane studente fare.
Karagjoza, me celulare në duar, cigare në gojë dhe kapuça, që me dhunë duan të bëjnë gjithçka. Protesta bëhet në mënyrë civile, dhe kur qeveria ju dëgjon përse nuk bisedoni? E kërkuat pavarësinë e institucioneve, tani kërkoni që të ndërhyjë qeveria? Bëni protestë ndaj rektorëve apo profesorëve dhe jo qeverisë. Karagjoza, as te nuk krahasoheni dot me bashkëmoshatarët tuaj jashtë vendit.
Do jetë e vështir të bëhesh student nga tetori 2019.
Dialogu duhet bërë patjetër, përndryshe studentët “frikacakë” në këtë mënyrë duket sikur japin prova se mund të “shtypen” përsëri në të ardhmen nga indiferenca e Ministrisë, nga makutëria dhe papërgjegjshmëria e rektorateve, e bordeve administrative, e dekanateve e gjer tek sekretaritë mësimore, që nuk denjojnë t’u japin as informacion nëse studenti ka ngelur apo ka kaluar në një lëndë të caktuar.
Janë pikërisht këta dialogë të munguar prej vitesh me organet e strukturat e mësipërme, por është edhe mungesa e kontrollit të përgjegjshëm dhe ndëshkues, të cilat krijuan grumbullime të pakënaqësisë dhe shkaktuan si këtë revoltë, ashtu edhe skepticizmin e studentëve.
Ministrisë përgjegjëse për zbatimin e ligjit mbi arsimin e lartë mund t’i bëhen shumë pyetje, por po kufizohemi vetëm me dy:
A ka bërë ajo kontrolle financiare në universitetet publike dhe çfarë ka bërë Ministria në rastet kur ka zbuluar shpërdorime, devijime antiligjore, apo përmbysje të përparësive gjatë shpenzimit të fondeve?
A ka informacion Ministria se në ndonjë nga universitetet janë zhvilluar, p.sh., mbledhjet e asamblesë së pedagogëve sipas fakulteteve?
Shfajësimi nuk duhet gjetur tek AUTONOMIA, pasi kaq duhet ta kish ditur shteti se në kushtet e një SHTETI tejet të korruptuar vetëm AUTONOMI FINANCIARE NUK MUND TË JEPET me aq lehtësi naive!
Shteti nuk është bërë ekzistent gjer sot dhe tani po habitet me çka po ndodh, prandaj po kërkon dialog. E drejtë. Mirëpo edhe më parë ka ndodhur të shkojë nëpër universitete edhe vetë Ministrja, e cila ka bërë DIALOG edhe me studentë e pedagogë, por këta DIALOGË kanë qenë krejt formalë pasi studentët apo pedagogët kanë qenë të zgjedhur me shumë kujdes nga rektoratet, vetëm për të folur sipas porosive… Ose takime të një tipi tjetër, krejt ceremonial, ku Ministrja nuk ka shkuar për të dëgjuar, por vetëm për të folur e për t’u përcjellë profesorëve ndonjë “mesazh të rëndësishëm”, në vend se të shkonte për të marrë ajo ndonjë ankesë, ide, sugjerim a mesazh nga personeli akademik. Sipas përkufizimeve ligjore, universiteti duhet të marrë “dije” nga Ministria, apo është ai që duhet të prodhojë dije për Ministrinë, ekonominë e krejt shoqërinë?!
Gjendja është aq keq sa NUK MUND TË PËRMIRËSOHET, edhe pse tarifat do ulen a hiqen (disa) e në konvikte sigurisht që do të bëhen investime të ndjeshme. Korruptimi i sistemit të AL është i thellë dhe ka prekur çdo qelizë të tij. Përveç gjynaheve të tjera, me të cilat opinioni është informuar/bombarduar këto ditë, si mund t’ia bëhet me pedagogët absolutisht të paaftë?! A e dini gjithashtu se ka jo pak pedagogë të cilët kanë gjer edhe probleme të rënda me shëndetin mendor e s’duhej të ishin marrë apo mbajtur në atë profesion?!
Keta bajgat e LSI,jANE TE GJITHE NE KRYE TE UNIVERSITETEVE.KETA NUK DUAN TE BEHET REFORMA NE UNIVERSITET SE I HEQIN E NUK PERFITOJNE DOT ME
Kështu do te veprohet neser nese PD dhe LSI (me kete perberje) do te mund te vinin ne pushtet. Mona dhe Lulja ligjerojne sikur shqiptaret nuk i njohin sa “te mire” jane.
Lei Fenet e rinje te revolucionit kulturor kesaj kategorije sja ka pare hajrin as Kina .
Po Polici ka? Kjo eshte anarki, mjafton te dalin mbi 100 vete e shteti bie. Mjafton te dalin 20 vete me flamur partie dhe mund te bllokohet cdo rruge,po ne 2.8 milionet e tjere cte bejme?
Keta nuk jane studente por rrugace.
ato znixhira ua lidhni ketyre palacove… dhe ta shohin qiellin ca dite me katrora… falangat e plazhit te Jales jane keta, nuk mjaftonin xhupazinjte e pd por do durojme dhe plehrat e lsi
Po te kishte shtet ata tani do ishin te 313. Po kane gjetur h…. e bejne sh….