Ekskluzive / Publikohet letra e kreut të organizatës nacionaliste “Balli Kombëtar” e 27 gushtit të vitit 1943 nënshkruar me emrin “Lumo Skëndo”, dërguar komiteteve krahinore, ku pasi u bën me dije mbi veprimet e krerëve kryesorë të asaj organizate, u jep udhëzime të ndryshme lidhur me qëndrimin që duhet të mbante Balli ndaj komunistëve dhe veprimet që do ndërmerreshin pas largimit të ushtrisë italiane
Nga Dashnor Kaloçi, TemA
Edhe pse kishte kaluar gati një muaj nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Mukjes, e cila siç dihet u prish dhe u shkel në mënyrë të njëanëshme nga Enver Hoxha, kreu i organizatës nacionaliste “Balli Kombëtar”, Mit’had Frashëri, duket se ende besonte se komunistët do t’i përmbaheshin asaj, të paktën në pikën ku thuhej se ata do të ndërrmernin aksione të përbashkëta luftarake në luftë kundra pushtuesit.
Kjo gjë veç të tjerash bëhet e ditur edhe nga një letër e Mit’had Frashërit e 27 gushtit të vitit 1943, të cilën ai ia dërgon komiteteve krahinore të “Ballit Kombëtar”, ku pasi u bën me dije se ku ndodhen krerët kryesorë të asaj organizatë nacionaliste, përfshirë dhe atë personalisht, ai u jep udhëzimet e rastit mbi veprimet e mëtjeshme të tyre dhe qëndrimin që duhet të mbanin ata ndaj komunistëve, sidomos pas tërheqjes së ushtrisë italjane.
Letra në fjalë është shkruar në Lurë të Dibrës, ku kreu i “Ballit” kishte shkuar me disa nga eksponentët kryesorë të asaj organizate, si juristi Hasan Dosti dhe kolonelin Faik Quku, për t’u takuar me krerët kryesorë nacionalistë të Dibrës, Matit, Mirditës (Kthellë, Selitë, Baz, Bushkash), etj, ku do të bisedonin rreth lidhjes së një bese për të ndaluar gjakmarrjen, vjedhjet, grindjet etj deri sa të përfundonte lufta, për të ndaluar anarkinë që mund të ndodhte pas tërheqjes së ushtrisë italjane, si dhe formimin e një komisjoni të përbashkët për veprime ushtarake.
Por kjo e fundit, pra aksionet e përbashkëta ndërmjet komunistëve të “Nacional-çlirimtares” dhe nacionalistëve të “Ballit Kombëtar” nuk ndodhën kurrë, pasi siç dihet, pas prishjes së Marrëveshjes së Mukjes, komunistët me çetat e tyre “i vunë pushkën” Ballit Kombëtar, duke u shpallur atyre luftë të hapur, gjë e cila e çoi vëndin pothuaj në një luftë civile.
Veç të tjerash kjo gjë bëhet e ditur edhe nga një udhëzim sekret i Komandantit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nac-Çlirimtare, Enver Hoxha, dërguar më 10 shtator 1943 gjithë Komiteteve Qarkore të PKSH, në të cilin shkruhej: “Vdekje Fashizmit Liri Popullit.…Ne mendojmë se me Ballin Kombëtar nuk do të jetë e mundur të arrihet një marrveshje. Mendojmë gjithashtu se Balli ka marrë një rrugë që do të shpjerë patjetër në përpjekje me ne, prandaj ne duhet të punojmë në drejtimin që vijon: ta demaskojmë dhe ta diskretitojmë Ballin në popull, ta paraqesim Ballin në popull si përçarës dhe shkaktar të vëllavrasjes. Të bëjmë që populli të shohe që politika e Ballit do të na shpjerë në përpjekje me armë…që populli i tërë të revoltohet dhe kështu e gjithë politika e mosbashkimit të popullit shqiptar dhe të përpjekjes me armë të bjerë përmbi Ballin Kombëtar”.
Kjo gjë dhe ngjarjet e tjera që ndodhën pas atij udhëzimi të Enver Hoxhës, (krime monstruoze ndaj forcave nacionaliste, si pushkatimi i 67 ballistëve nga Mehmet Shehu në fshatin Matjan të Lushnjes më 21 tetor 1943, etj), e detyroi Mit’had Frashërin që në fillimin e nëntorit të vitit 1943, në emër të Komitetit Qëndror të Ballit Kombëtar, me anë të një komunikate t’u drejtohej forcave nacionaliste dhe gjithë shqiptarëve, duke u bërë me dije se lufta civile që kishin filluar komunistët tashmë ishte e pashmëngëshme. Në atë komunikatë, thuhej: “Nentor 1943. Lirija e shqiptarëve. Vdekje e tradhëtarëvet.
Sot me 7 nëntor 1943 me pikëllim dhe me hidhërim të madh Komiteti Qëndror i Ballit Kombëtar, aprovoi me pikëllim luftën civile, tue mos ba asnjë ritiratë (tërheqje) më, përpara provokacioneve, pse këto ritirata u konsideruan frikë e dobësi dhe sollën këto ditë të zeza të Kombit tonë. Shtojmë se para këtij aprovimi fatëkeq, Balli bëri një thirrje të fundit, 15 ditë afat, ku lutet për marrëveshje, por më kot”. Pra, saktë dhe qartë, Mit’had Frashëri u bënte me dije shqiptarëve se ishin komunistët e Enver Hoxhës ata që po e çonin vëndin drejt një lufte civile edhe pse “Balli Kombëtar” që ai drejtonte, u kishte bërë disa herë thirrje që ata ta ndërprisnin atë “rrugë” drejt së cilës ishin nisur?! Dokumentet në fjalë me faksimilet përkatëse, publikohen ekskluzive për gazetën TemA.
LETRA E MIT’HAD FRASHERIT PER KOMITETET KRAHINORE TE BALLIT KOMBETAR
Lurë, më 27 Gusht 1943
KOMITETI QENDROR I BALLIT KOMBETAR
T I R A N E
Ju lutemi të formoni Komitetin Qëndror të Tiranës me bashkëpunimin e Z. të veproni duke marrë rensponsabilitetin e aakteve.
Sot Komiteti Qëndror ndodhet i ndarë në tre seksione: Këtu gjenden tre anëtarë. Z.Z. Hasan Dosti, Faik Quku dhe i nënshkruari. Dya anëtarë: Z.Z. Kolë Tromara dhe Ali Klisyra u ndanë më 24 Gusht për në Jugë, pa u caktuar rezidenca e tyre.
Në këtë mënyrë, çdo seksjon është i detyruar që të mbajë një farë autonomije, gjithnjë duke ruajtur në parim njësinë e Komitetit. Lutemi të hyni imedajatisht në kontakt me qëndrat krahinore, duke rekomanduar që të mos pushojnë së zhvilluari aktivitetin e zakonshëm të tyre duke i porosistur të komunikojnë Qëndrës raportet me detaje, veprimtarinë e tyre, atje ku janë arratisur anëtarët e vjetër, sidomos si dhe duke mbi konfirmimin e ri të Komitetit të ri krahionor, atje ku janë arratisur anëtarët e vjetër sidomos në Tiranë, Shkodër.
Në çdo qëndër Pref. e nënpref. Duhet organizuar skuadra nacionaliste, të rregulluara militarisht, për të mbajtur qetësinë dhe për të ndaluar anarkinë, në momentin e tërheqjes së ushtrisë italjane. Kjo pikë si dhe forcimi i propagandës nacionaliste duhet të jetë kujdesi i veçantë i Ballit.
Marrëveshja e jonë me Ballin është vetëm për veprime militare edhe nuk lipset n’asnjë mënyrë të pezullohet propaganda e jonë, ose t’u lejohet komunistëve që të shtojnë veprimet e tyre.
Na këtu në Lurë po presim të vinë krerët e Dibrës, Lurës, të Matit dhe të Lurës dhe të tre bajrakëve (Bazë e Pishkash), Kthjellë Selitë. Lidhja. Urdhëri i ditës: Lidhja e këtyre krahinave, lidhja e një bese për mot mot, formimi i një komisjoni i përbashkët për veprime ushtarake.
Nga Z……presim hollësira mbi çështjen e drithit të Prishtinës. Duam të dijmë seç ngjajnë në Komitet dhe Pref. duke marrë nji e nga nji gjithë degat. Neve mejtojmë të rrimë akoma ca ditë pastaj do të vendosim ku të gjendemi. Z. Juaj doërëzoni përgjigjien Z…..që të jetë gadi, kut të lajmërojmë na një adresë.
Sa për komisjonet mikst që u vendos në Mukaj, më datë 15/8/943 kemi deleguar nga Homeshi z. Etëhem Haxhiademin, për të qënë kryetar i anëtarëve t’onë në komitetin defenitiv, të formuar prej z. Vasil Andoni, Jusuf Luzaj, Abaz Omarit dhe Halil Mëniku.
Me kaq edhe me shumë të fala
Lumo Skëndo
tpe ラブドール 2人のバランスの取れたアジアの女の子セックスドール業界についての真実セックスドール調査–Aliexpress詐欺フェミニズム対同様のセックスドール
Kur vendit ose atdheut i kanoset pushtimi nuk ekziston më pluralizmi por veçse një parti. E ide e vetme në luftë kundër zaptuesit ose pushtuesit?
Mbasi atdheu të jet i çliruar nga pushtuesit,atherë duhet platforma e re ajo e pluralizmit?
Konflikti eshte ndermjet Forces Komuniste uzurpatore e Ushtrise Nacional Cirimtare dhe Forcave Nacionaliste te perjashtuara nga Ushtria Nacional Clirimtare si gjoja trafhetare dhe i shpallen luften me parrullen “Vdekje Fashizmit Liri Popullit”, sikur ishin gjoja fashist qe dubeshin asgjesuar bashke me pushtuesin. Kjo etikete, damke e kuqe bolshevike u be njolle e zeze mbi Shqiprine dhe shqiptaret e bardhe
O Ajaxi!
Se pari te dhjefsha emrin!
Se dyti,Lufta Antifashiste Nacional Clirimtare u be kunder pushtuesve nazi-fashiste dhe bashkepuntoreve te tyre ata ballisto-zogiste!
PKSH nuk i mori leje askujt kur vendosi te organizoje Luften Clirimtare,kur po clirontre vendin duke siguruar mbeshtetjen edhe te fuqive te medha si SHBA,Britania e Madhe dhe BRSS!
Ballistet nuk kishin pse prisnin PKSH per te luftuar pushtuesin,por ata u bashkuan me nazistet per te siguruar pushtetin pas luftes kollaj!
Sa per Mukjen,boll na cate TRAPIN e sumes,se po ju shohim keto 28 vjet qe keni qene gjithmone kunder PS-se si force e majte duke bashkepunuar me armikun e Shqiperise Sali Berishen!
Po keto 28 vjet kush ju ndaloi juve te bashkepunoni me PS-ne?
Apo akoma mbaheni nga frika e Enver Hoxhes!
Bisht qeni do mbeteni deri ne vdekje nder shekuj,ashtu sic nuk harrohet tradhetia e Hamza Kastriotit!
Ky Dashnor Kaloçi paguan për dokumentet që merr nga arkivat apo arkivat janë të hapura dhe kushdo mund të marrë prej tyre çfarë të dojë dhe sa të dojë? Do të doja një përgjigje nga ndonjë që është punonjës arkivash.
Mithat Frasheri ishte tradhetar qe ka punuar gjate jetes se tij kunder memedheut prandaj nuk ka asnje vlere historike. Ju lutem gazetare mediokera dhe te pakualifikuar per te gykuar historine injoroni tradhetaret
NIPI PRIMITIV
PRIMITIV ËSHTË AI QË NUK ËSHTË I VETËDISHËM PËR VLERAT E KOLEKTIVIT QË I PËRKET. – MARXI.
Ti Zaim ballisti je pikerisht PRIMITIV, pasi je nipi i Hamzait, atij te famshmit, qe ishte nip i Gjergjit te Kastrioteve!
Kuptove o FUNDERRINE balliste!?
Se sa te drejte kishte Mit’hadi u vertetua ne 1989 me hapjen e nje burgu te madh qe quhej Al-bani.
Se keta te ashtuquajture komuniste ishin borgjez.
Ishin dhe fatkeqesisht jane akoma ne krye.
Persekutuan nje popull te tere.
Mjafton kjo leter e M.Frasherit per te kuptuar vlerat e ” gjenise se kombit “. Niveli i letres eshte i barabarte me nivelin e Myslym Pezes qe kishte kater klase. Ne leter nuk thuhet askund te luftohen pushtuesit por te mos nderpritet propaganda ndaj kundershtareve politike shqiptare. Mit’hat Frasheri, po te donte luften kunder pushtuesve do t’i bashkohej Frontit ne 1942 dhe jo te shkonte ne gusht 1943, pak dite pas Mukjes dhe te kerkonte aleanca me disa bajraktare qe s’kishin lene gje pa bere deri atehere por edhe me vone.