Shpallen kandidatët për çmimet kombetare të letërsisë

18 Dhjetor 2018, 14:12Kulturë TEMA

Një javë para organizimit të ceremonisë së ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2017 juria ka bërë publike emrat e kandidatëve të nominuar për çmimin “Vepra letrare më e mirë e vitit” dhe “Vepra letrare më e mirë e vitit e përkthyer”.

Juria e Çmimeve Kombëtare të Letërsisë e përbërë nga z. Parid Teferiçi, në cilësinë e kryetarit të jurisë dhe anëtarët: Alma Mile, Olimbi Velaj, Agim Baçi, Albert Gjoka, bën të ditur listën e shkurtër me 5 libra të përzgjedhur nga autorët shqiptarë dhe me 5 libra të përkthyer, të cilët vazhdojnë garën për çmimet: “Vepra letrare shqiptare më e mirë e vitit” dhe “Vepra letrare e përkthyer më e mirë e vitit” për vitin 2017.
Lista në rend alfabetik:

Për “Vepra letrare shqiptare më e mirë e vitit”:

Adriatike Lami – “Burri që më do mua”; (Skanderbeg Books)

Entela Tabaku – “Poemë e huaj”; (Pegi)

Henrik S.G. – “Sonatë për gruan e një tjetri”; (Dudaj)

Kim Mehmeti – “Anemona”; (Naimi)

Stefan Çapaliku – “Secili çmendet simbas mënyrës së vet; (Fishta)

Për “Vepra letrare e përkthyer më e mirë e vitit”:

Abedin Preza – “Orlandi i çmendur” – Ludovico Ariosto; (Dudaj)

Alket Çani – “Trilogjia e binjakëve” – Agota Kristof; (Odeon)

Aida Baro – “Armëpushimi” – Primo Levi; (Pegi)

Bashkim Shehu – “2666”- Roberto Bolaño; (Pika pa sipërfaqe)

Erion Karabolli – “Largësi shpëtimi” – Samanta Schweblin; (Onufri)

Ceremonia e ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë për vitin 2017 do të zhvillohet ditën e mërkurë, 19 dhjetor 2018, ora 17:00 , arTurbina.

1 komente në “Shpallen kandidatët për çmimet kombetare të letërsisë”

  1. Astriti says:

    Pash zotin, i lexon juria te gjitha librat e botuara? Nuk e besoj kurre! Edhe sikur keta fitues ta meritojne cmimin, kaq te pabesueshme jane keto juri, sa nuk marr mundimin t’i blej librat e tyre. Derisa Ministria e Kultures vazhdon te mos nxjerr nje ligj a rregull per funksioonimin e shtepive botuese te mirefillta (sepse mungojne totalishyt ato), si kudo ne boten e qyteterur, shkrimtaret do mbeten te perdhosur dhe cmimet do jepen ne baze te klaneve e simpative.
    Ju lutem botoni komentin tim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje