Partia Demokratike ka sulmuar ashpër ish-ministrin e saj kryesor, Ridvan Bode.
Kryetari i Grupit të PD-së, Edmond Spaho, deklaroi sot në Parlament, se Ridvan Bode, i zgjedhur mbrëmë si anëtar në Bordin Mbikëqyrjes së Bankës së Shqipërisë, nuk përfaqëson Partinë Demokratike, por Edi Ramën.
“Ne nuk pranojmë që kandidaturat që duhe të propozojë Partia Demokratike, t’i propozojë maxhoranca.
Ridvan Bode nuk është përfaqësues i Partisë Demokratike, por i Edi Ramës.
Dje në seancë ju ngritëm këtë çështje nga kryetari i PD-së, që nuk pranojmë që përfaqësuesit që duhet të propozojmë ne në institucione, ti caktoni ju.
Prandaj e kundërshtojmë praktikën tuaj dhe votimin që keni bërë dje dhe që doni të bëni sot.
Tregoni një dokument komunikimi që keni bërë me PD-në, ose me pakicën në parlament për këtë çështje”, tha ai.
Argumenti i Spahos është qesharak në fakt, pasi mazhoranca nuk ka asnjë detyrim, që të pyesë opozitën për njerëzit që do të caktojë në institucionet e pavarura.
Thjesht, është një praktikë e pashkruar nga koha e Nanos, që në Borde të caktohen edhe njerëz nga opozita.
Ridvan Bode u flak nga PD, nga ana e Lulzim Bashës, dhe nuk mjafton kjo, por tani nuk e njohin më as si demokrat, por thonë se është socialist.(TemA)
Dhe historia e Edi Rames po vazhdon si me rastin e Ilir Metes tani te R.Bodes …gjitheçka po i kthehet kunder …