"Përse Shqipëria ka strehuar muxhahedinët iranianë"

21 Dhjetor 2018, 09:34Kronika TEMA

Ministri i Rendit Sandër Lleshaj e cilësoi regjimin iranian si sponsorizues terrorizmi në botë, gjatë një komentimi të rastit më të fundit kur qeveria shqiptare vendosi dëbimin e dy diplomatëve të Teheranit, mes tyre dhe vetë ambasadorin.

Në studion e Real Story-t në Vizion Plus, Lleshaj tha se mu për këtë arsye nuk mund të jepen as detaje të mëtutjeshme se ç’ishte planifikuar të ndodhte në Shqipëri, për të cilën u dëbuan diplomatët.

“Përkujdesja ndaj sigurisë na bën që të jemi të kujdesshëm për detajet. Irani njihet si një ndër financuesit e terrorizmit në botë. Ne bëjmë maksimumin për parandalimin e ngjarjeve”, tha ministri Lleshaj.

Ai gjithashtu vlerësoi faktin e marrjes nga Shqipëria të një numri opozitarësh iranianë – të quajtur ndryshe dhe muxhahedinë – për të cilët tha se po strehohen jo në emër të një axhende politike por për arsye humanitare.

“Dëbimi i ambasadorit të Iranit, u përgezua nga SHBA. Ju e dini se ne kemi marrë përsipër që të strehojmë në Shqipëri një numër të madh iranianësh meqë Iraku ishte në luftë.

Strehimi i MEK ne Shqipëri ka bërë që në Tiranë të transferohet përplasja mes rezistencës dhe qeverisë së Iranit. Me këtë vendim, Shqipëria është më e sigurt se dje.

MEK janë pranuar për arsye humanitare, qeveria jonë nuk ka asnjë axhende politike me ta, janë pranuar dhe në sajë të një tradite humanitare që ka populli shqiptar. Anëtarët e MEK nuk jane kercenim për ne”, tha kreu i Rendit.

3 komente në ““Përse Shqipëria ka strehuar muxhahedinët iranianë””

  1. Klimax says:

    Hahahaha! “Per traditat humanitare qe ka populli shqiptar ………”!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Patjeter, ashtu sic ka “humanizem” per te grumbulluar plehrat e botes, per te groposur ne Shqiperi armet kimike siriane ……..!
    Gjuhen ne goje e perdorni ne vend te letres higjenike per “aleatet” ose shqip, bythlepirje!

  2. Lani says:

    Kur ishte ne pushtet Sadami keta iranianet ishin shume afer vendit te tyre dhe qe atje kishin me shume mundesi te luftonin regjimin e ajatollahve.Shkoi Amerika rrezoi Sadamin dhe praf per iranianet u be e pasigurt te qendronin atje per te vazhduar aksionin e tyre.Dmth Amerika u prishi pune ne vend qe tu ndreqte.Dhe na u sollen peshqesh ne dhe bashke me ta dhe ndonje rrezik.

  3. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    eshte tradita e sumes qe sumqiret bashkohen ne nje vatan………………..ptuuuuuuuuuu,plehra qe qelbet shqiperine!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje