Probleme me pasurinë, shkarkohet kreu i Gjykatës së Korçës

21 Dhjetor 2018, 08:26Kronika TEMA

Është shkarkuar nga detyra kreu i Gjykatës së Korçës, Admir Belishta.

Belishta nuk kaloi dot vetting-un dhe u shkarkua paraditen e së premtes.

Karriera e gjyqtarit u vu në dyshim, teksa hetimi administrativ i thelluar evidentoi një sërë problemesh me disa pasuri të patundshme të kryegjyqtarit të Korçës, si edhe një raport i DSIK-së që nuk shkon në favor të tij, pasi konkludon për kontakte të papërshtatshme.

Që në nisje të seancës, relatorja vuri në dukje raportin negativ nga ILDKPKI dhe DSIK. Sipas KPK-së, Belishta ka bërë deklarim të pasaktë të pasurisë, ka kryer fshehje të saj dhe nuk ka burime të ligjshme financiare për të justifikuar pasuritë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje