Serbia i kërkon Shqipërisë të rishikojë qëndrimin e saj ndaj Pavarësisë së Kosovës. Vet kryeministrja serbe i ka dërguar dy letra homologut shqiptar, Edi Rama, ku i kërkon që të përdorë atë që ajo e quan “ndikimin e tij në Prishtinë”, në mënyrë që Kosova të zbatojë marrëveshjet ndërkombëtare, ndër të cilat të heqë dorë nga ushtria dhe taksa 100%.
Letra e parë mban datën 16 nëntor dhe vjen e shkruar me një gjuhë, të cilën rëndom diplomacia serbe e përdor në kulmin e propagandës antishqiptare në seancat e Këshillit të Sigurimit dhe më gjerë. Kryeministrja serbe ankohet për atë që e quan shtypje dhe krime kundër popullit të saj, që vazhdojnë papushim dhe kërcënojnë të përshkallëzohen më tej.
“Po iua kërkoj meqenëse keni njohur të ashtuquajturën ‘Republikë të Kosovës’ si një shtet të pavarur, në mënyrë që ju të përdorni ndikimin tuaj ndaj Prishtinës, që t’iu bindet marrëveshjeve dhe ligjeve ndërkombëtare. Në rast se, në kundërshti me ndikimin tuaj, ata vazhdojnë të shkelin marrëveshjet dhe paktet ndërkombëtare, ju kërkoj të rishikoni pozicionin tuaj në mbështetje të Pavarësisë”, shkruhet në letrën e parë të Brnabiç, 16 nëntor 2018.
Gjashtë ditë më vonë, pa marrë një përgjigje për letrën me tone patetike, ku shqiptarët dhe qeveria në Kosovë fajësohen për fakte të pavërteta, kryeministrja serbe i drejtohet serish Ramës me një letër të dytë.
Në këtë letër, Brnabiç, me tone më të zbutura dhe argumente ekonomike, flet për pasojat e taksës ndaj mallrave serbe dhe dëmin, që sipas saj po i bëhet klimës së biznesit në Ballkanin Perëndimor. Ajo i kërkon sërish Ramës të përdorë ndikimin dhe besimin që kanë instucionet e Kosovës tek ai, për heqjen e këtyre masave dhe i kujton faktin se Serbia nuk do të marrë masa reciproke.
Më në fund, përgjigjja i vjen dy javë më vonë, në një letër ku kryeministri shqiptar i kujton homologes serbe krimet e shtetit të saj në Kosovë, njohjet dhe përparimet e Kosovës pas luftës.
“E dashur kolege. Është thjesht e pamundur për mua që të kuptoj thirrjen tuaj ‘që të rishikojmë pozicionin tonë në mbështetje të Pavarësisë’… Qëndrimi i Shqipërisë është se Kosova është shtet i pavarur dhe vend sovran, që i merr vet, në mënyrë të pavarur vendimet e saj, të cilat Serbia dhe të tjerët duhet t’i respektojnë, si reflektim i vullnetit sovran të popullit të Kosovës nëpërmjet udhëheqësve të zgjedhur në mënyrë demokratike”, thuhet në përgjigjen e Ramës, më 3 dhjetor.
Rama i kujton Brnabiçit angazhimet e tij, së bashku me presidentin e saj Aleksandar Vuçiç, dhe se kanë rëndë dakord të arrijnë pajtimin përmes bashkëpunimit rajonal, gjë që ju – thotë kryeministri, – e keni shkelur me pengesat që po i nxirrni Kosovës për anëtaresimet në organizatat ndërkombëtare, si INTERPOL apo UNESCO.
“Shqipëria e ka mbështetur dialogun Kosovë-Serbi, të udhëhequr nga Bashkimi Europian. Por, nuk mund të mos dëshmojmë se nën maskën e dialogut, Serbia ka ndërmarrë pengesa dhe akte armiqësore kundër Kosovës, të cilat janë të dëmshme për shpirtin e bashkëpunimit gjithëpërfshirës rajonal, gjë që nuk është e denjë për një shtet kandidat për në BE. Ne besojmë se ndjekja e rrugës së dialogut, me sinqeritet dhe realizëm, do të jetë e vetmja alternativë e sukssesshme për të arritur zgjidhje të detyrueshme dhe të qëndrueshme për të dyja palët, si dhe paqen e stabilitetin në rajon”, thuhet më tej në përgjigjen e Ramës.
Top Channel
ラブドール 業界は急速に成長しており、女性を含むあらゆるタイプの人々がdh168のダッチワイフを購入しています。多くのカップルはまた、寝室でスパイスを効かせるためにそれらを使用しています。
下半身 リアル ドール さまざまなスタイルのスクリュー人形が市場で入手可能ですなぜあなたはsexdollrealistic.comからセックス人形を購入する必要がありますか?あなたのダッチワイフの言及できないものはあなたの性生活にどのように影響することができますか?ドキュメンタリー大人のアイテムビジネス
Pse i drejtohen Rames?
Me siguri nje pergjigje pozitive do mernin nga miku i tyre, Saliu, te cilit i degjohet fjala te kosovaret…
Jo, or jo, na ishte njehere e nje kohe kur Berishes i besonin shqiptaret e Kosoves. Iku ajo kohe, biles edhe une , si gjysh, veshtire ta kujtoj.Berisha ne Kosove nuk gezon me ad 1/10 e respektit qe grzonte.
Shtet sovran por as që bëhet fjala për një vend në OKB?
Ah çfar mashtrus që kemi në!!
benke-Nuk eshte faji Kosoves qe nuk eshte akoma ne OKB. Nga ana tjeter, Kosova shume shpejt do bashkohet me Shqiperine dhe nuk ka per tiu dashur anje karrike ne OKB apo ne organizata te tjera nderkombetare.
Pastaj, ne cilen ane je zotrote? ne anen a atyre qe u ke marre emrin, apo te armiqve te tyre?
как сдать город на права – сделать права с проводкой, где купить водительские права
GregorykiB-please stay way from Albanian’s forums as we prefer to use our language. Go somewhere when some other people like you can understand your wordings.
O Benke ik bej shuren te hapen syte!Po pse o koqe nga Rama varet te hyje Kosova ne OKB.Ndoshta i fut Salushi!Shko priti dhitë se mos ti hajë ujku.Mos zbrit as ketej nga kryeqyteti.Ic o fare ri në mal për inat të Ramës.Po si pranoi Rama ato tetë pikat,e po se futi Kosovën në OKB (sipas teje)ri në mal.
Rama nuk eshte Berisha Ai nuk eshte spiun,nuk punon kunder shqiptarizmit e Shqiperis si Berisha.Populli kte e din mire.Populli kujton thyerjen e embargos se naftes ne luften e Kosoves,kujton sjedhjen e tij per Rambuyen.Thjeshte Rama patriot e Berisha spiun e tradhetar I kombit vet.
Xha teme si gjithënjë qëllon në shënjë
GregorykiB idi na pizdocku tboej materiej!
E don një Ahmet ja një Salih të ri Serbia po të ishte Salihi në pushtet as që do të kishte mundësi Kosova të mbroj interesat e veta kundër Serbisë
Nuk e dime cmendim kane “kosovaret” berat dhe dastid me banim te perhershem ne kosove dhe kosovari me banim te perhershem ne svicer, shume po vonohen jesaj here. A ka folur Rama “Per’ apo “Ne emer” te Kosoves. Kjo eshte ceshtja. Sa per kete gjysem -gjysem Kryeministri i Shqiperise ka dhe pergjigjen e duhur.