Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj thotë se Policia e Shtetit ka hapur dyert e Akademisë së Sigurisë për studentët që kanë përfunduar me rezultate të larta në ekonomi, financë, informatikë, elektronikë dhe jurisprudencë.
Përmes një statusi në rrjetin social “Twitter” Ministri shkruan mes tjerash se studentët do të bëhen pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit pas një sërë trajnimesh, të cilat do të kryhen nga Akademia e Sigurisë.
“Ndryshimet e miratuara mbrëmë nga Kuvendi në Ligjin “Për Policinë e Shtetit”, hapin rrugën drejt një etape të rëndësishme të modernizimit të saj.
Policia e Shtetit hap dyert e Akademisë së Sigurisë për studentët që kanë përfunduar me rezultate të larta në ekonomi, financë, informatikë, elektronikë dhe jurisprudencë.
Të diplomuarit universitarë do të integrohen në strukturat e hetimit në Policinë e Shtetit, pasi të kalojnë një periudhë arsimimi e trajnimi në Akademinë e Sigurisë. #EkspertëTëRinjNëPolici”, shkruan Leshi. (TemA)