Vasili: Meta i rrëzoi tullën e fundit Edi Ramës, sot kryeministri është pa qeveri sepse ajo është e kapur

21 Dhjetor 2018, 10:41Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili se tulla e fundit e kryeministrit Rama ra pasi Meta i rrëzoi ligjin  për përqindjen mbi fitimet.

Në një postim në “Facebook”, thotë se sot Edi Rama është pa qeveri sepse ajo është e kapur.

Ligji i fitimeve të oligarkëve, bie edhe tulla e fundit e Edi Ramës.

Sot Edi Rama është pa qeveri sepse ajo është e kapur, e paaftë dhe nuk i prin situatat por është fundosur prej tyre, ndonëse ishte fryrë si qeveri e shpresës, e ndryshimit etj etj demagogjira si këto.

Sot Edi Rama është pa ideologji sepse e gjithë tullumbacja e tij, që ata që fitojnë më shumë paguajnë më shumë ra, në momentin kur ai me ligj jua ul përqindjen mbi fitimet oligarkëve.

Duket qartë që ky ligj ishte përgatitur në zyra oligarkësh, ishte paguar prej tyre dhe fitimi do të ndahej “bujarisht” me qeverinë që pati pacipësinë ta votonte në parlament.

Së bashku me këtë ligj i cili u kthye nga presidenti ra edhe tulla e fundit e Edi Ramës.

Kushdo mund ta dëgjojë atë me kërshërinë që dëgjohet një mashtrues i deklaruar, për të parë se deri ku shkon fantazia e gënjeshtrës idiote të tij.

E kapur, pa vizion, pa moral, pa ideologji dhe e paaftë deri më dhimbje ky është skaneri i qeverisjes, që po jep shpirt të Edi Ramës.

Ligji i oligarkëve ishte vetëm pika e fundit që derdhi përfundimisht gotën”– shkruan Vasili. (TemA)

3 komente në “Vasili: Meta i rrëzoi tullën e fundit Edi Ramës, sot kryeministri është pa qeveri sepse ajo është e kapur”

  1. roza says:

    Bravo presidenca FLORIRI e LSI, keni share Zogun per flori por ju jeni babezi. Turpi me i madh i Edit eshte vendosja e FLORIRIT president dhe kete do ta paguaj…. Ky do te mbahet mend ne histori si presidenti me ordiner.

    1. tafa says:

      Roza berja president e Like floririt ishte thjeshte qe ai te mos merrte pjese ne fushaten elektorale te ls-is dhe kete levizje taktike Rama e realizoi,tani levizja strategjike eshte arrestimi i tij nga spaku dhe fbi-ja shqiptare.Cdo gje eshte e kalkuluar mese bukuri.Por mua me ben pershtypje e me kenaq gezimi femijeror qe endet ne fytyren prej Dauni te Vasilit,i cili spaka aspak lyre mbi fete.Hazerxhevap per cdo gje duke nxjerre vetem mufka nga goja e qelbur

    2. KUJTIM PUSHKA says:

      MALLKUAR QOFSH O VASIL PLERA ME GOJEN QE KE
      Haram rrogen qe mer
      TURP te perfaqesosh ti nje pjese te popullit
      Shum I keq

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje