9 deputetë socialistë votuan kundër kandidaturës së Ridvan Bodes, “ngec” Arben Malaj. Reagon Balla

21 Dhjetor 2018, 10:50Politika TEMA

Maxhoranca miratoi dje ne Parlament, pesë nga gjashtë kandidaturat për në Këshillin e Bankës së Shqipërisë, të propozuar nga Këshilli i Ministrave dhe Kuvendi.

Mazhoranca ka miratuar edhe kandidaturat opozitare, Ridvan Bode, Edlira Luçi dhe Suela Popa morën.

Ish-ministri demokrat i Financave, Ridvan Bode mori 60 vota pro dhe 9 kundër.

PS kaloi edhe propozimet për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxhozi dhe Artan Hoxha.

I vetmi që nuk u votua nga shumica ishte ish-ministri socialist i Financave, Arben Malaj.

Kreu i Komisionit të Ekonomisë Braçe deklaroi se Malaj nuk ka zhvilluar seancë dëgjimore në Kuvend.

Me propozim të kreut të Kuvendit Ruçi, Malaj do ta zhvillojë sot seancën e tij dëgjimore dhe do të votohet gjatë seancës së sotme.

Ndërkohë, në lidhje me kandidaturën e Ridvan Bodes, që u sulmua ashpër nga ana e PD-së, ka reaguar kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

“Sa i përket kandidaturave të qeverisë, qeveria është autonome në këtë proces, dhe për herë të parë, zoti Rama, ka zgjedhur jo një por dy kandidatura nga opozita.

Të thuash që unë kam çuar Ridvan Boden që bashkë me Edi Ramën të kapë Bankën e Shqipërisë, kjo është turp.

Nuk mund të vijë dita që Oerd Bylykbashi t’i bëj gjyqin Ridvan Bodes, ta thotë që e kemi kapur në Ridvan Bodes, kur Bode ka qenë ministër në dy qeverisje të PD.

Nëse ju do të kishit diçka serioze për këtë, dje ishte votimi, s’kishit pse shkonit të flinit gjumë.

Rrinit deri në fund se një opozitë që mbushi një mal dhe polli dy vezë vetëm ju jeni.

2 vezë plus 2 vezë, 22 vota pro dekretetit të presidentit të Republikës”, është shprehur Balla. (TemA)

5 komente në “9 deputetë socialistë votuan kundër kandidaturës së Ridvan Bodes, “ngec” Arben Malaj. Reagon Balla”

  1. ela says:

    ikni mo plehra vodhen gjith dynan dhe tani i varet melcite ujkut,ju jeni kurva sepse spaska nga ps -ja njerez socialiste te afte p[er ne banken e shqiperise? po jo ju duhet ridvani sepse eshte usta ne mbulimet e vjedhjeve qe doni te beni.ju zente mallkimi i socialisteve dhe gjithe shqiptareve zvarre ju heqcin plehra qe nga ty taulant dhe EDI Rama dhe deri te kurvat tuaja

    1. Hamit Kavaja says:

      Votoni Ridvan Boden dhe nuk votoni Arben Malajn, Turp.
      Njemije here turp Gramozit, Erjonit, etj. pa folur per Edi Ramen,
      Nuk flas per Ramen sepse ai nuk eshte socialist.
      Ai eshte kazani, tepsia, Mit’hatist (ballist) e te gjithe te ligat i ka.

  2. VERI says:

    .. keto jane “turpe ” te , nuk e di si ta quaj kete k/minister ..!.. Mos ka ” orientime ” ta shkaterroje P.S.-ne ..?!

  3. Alban I says:

    Per dy vjet nuk do te kete me Parti Socialiste.

  4. Rezi says:

    Ridvani eshte kandidatura e Samir Manes, nuk e kuptoni qe nuk ka me parti, ato sherbejne sa per t’ju marre juve voten, Edi, Luli,Saliu, Meta etj. nuk e mbajne dot pushtetin pa Manet, Kastratet, Frangajt, Ulajt etj., keta jane banda “ se bashku te rrjepim shqiperine” , sa me shpejt te ngrihet populli aq me mire do te jete……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje