Këshilltari i PD-së “djeg” mandatin: Opozita është bërë një shtojcë e mazhorancës, ka humbur totalisht besimin publik ka degraduar

21 Dhjetor 2018, 13:49Politika TEMA

Këshilltari i PD-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, Fabian Topollaj ka bërë me dije sot se ka “djegur” e mandatit e tij. 

Në një shënin në facebook Topollaj shkruan se “dorezimi i mandatit eshte e vetmja menyre per te perfaqesuar zgjedhesit e mi, dua te bej sot publik perpara votuesve te Partise Demokratike dhe te gjithe qytetareve te Tiranes vendimin tim per te dorezuar mandatin e keshilltarit bashkiak qe pata nderin te ushtroja qe pas zgjedhjeve vendore te 2015-es”. 

Më tej ai nuk i ka kursyer akuzat dhe për Partinë Demokratike. 

“Jam duke dorezuar nje mandat, i cili vetem atyre qe me kane zgjedhur nuk u sherben 

I bindur se dorezimi i mandatit eshte e vetmja menyre per te perfaqesuar zgjedhesit e mi, dua te bej sot publik perpara votuesve te Partise Demokratike dhe te gjithe qytetareve te Tiranes vendimin tim per te dorezuar mandatin e keshilltarit bashkiak qe pata nderin te ushtroja qe pas zgjedhjeve vendore te 2015-es. 

Ka qene nje vendim i detyruar ne kushtet e konsumimit te te gjitha mjeteve politike dhe ligjore per te perfaqesuar interesat e votuesve te mi. Por per fat te keq kam konstatuar se perballe nuk kam nje kundershtar politik por nje manipulator ekstrapolitik qe ka arritur ne pak kohe te korruptoje te gjithe sistemin politik dhe gjyqsorndersa ne krah nje formacioni politik, i cili ne vend qe te me ndihmonte, haptazi me ka penguar per te bere detyren e opozitarit perballe Erion Veliajt ne qytetin e Tiranes. 

Prove qe ky mandat nuk ka me asnje vlere politike eshte rasti I aferes se teatrit kombetar ku ne kushtet qe mazhoranca nuk ka ne keshill votat e nevojshme te kerkuara nga ligji per veteqeverisjen vendore per tjetersimin e kesaj prone, ajo ka miratuar nje tjeter ligj, kesaj here te thjeshte, qe e anashkalon totalisht kompetencen e keshillit bashkiak dhe qe nuk mund te zhbehet juridikisht si antikushtetues sepse vendi eshte pa gjykate kushtetuese. 

Ky mandat gjithashtu nuk ka me asnje vlere po te kemi parasysh se individualisht kam nisur 4 procese gjyqsore per anullimin e vendimeve haptazi antiligjore te keshillit bashkiak nen diktatin e Veliajt dhe gjykata ose ka shkelur me te dyja kembet ligjin ose zvarrit ceshtjet vetem sepse nuk guxon te shpalle nje vendim kunder Veliajt. 

Kjo situate e korruptimit total te sistemit do te qe vetem gjysma e se keqes nese nga ana tjeter do te ishte nje opozite reale qe ka vendosmerine per ti bere balle te keqes. Por sikur te mos mjaftonte shumica abuzive, kam konstatuar se opozita eshte bere nje shtojce e mazhorancesgje qe ka passjelle qe kjo opozite te humbi totalisht besimin publik duke u konsideruar masivisht si e vetmja arsye e vazhdimit te keqqeverisjes se sotme.

 Prove e ketij degradimi te aksionit opozitar nuk eshte vetem fakti qe nje grup keshilltaresh te opozites kane kaluar ne anen e Velijat ne momentin qe ai humbi mazhorancen e keshillit bashkiak, por edhe fakti qe Veliajn jam detyruar ta padis individualisht ne Gjykate per shkak se me eshte kerkuar personalisht nga Kryetari I PD te mos I coj 4 padite e siper permendura ne emer te Partise Dermokratike. 

Per te gjitha keto arsye, mbajtjen e mandatit e konsideroj si nje fasade qe I intereson vetem Rames dhe Veliajt per te justifikuar demokracine qe funksionon per sa kohe ka nje opozite formale qe qendron brenda institucioneve. Ne kushtet qe te gjitha mjetet per te ushtruar mandatin opozitar jane zhbere, si dhe opozita ka deshmuar qe ne rastin me te mire ska forcen e nevojshme per ti perdorur efektivisht keto mandate ne luften opozitare dhe ne rastin me te keq eshte nje paterice e mazhorances aktuale, mendoj se qendrimi brenda sistemit e kthen misionin tim te opozitarit ne fasade te mazhorances ekzistuese ndaj dhe kam vendosur te dorezoj mandatin tim te keshilltarit bashkiak. 

Vendimi per lenien e mandatit jo vetem nuk me pengon per te vazhduar luften time opozitare, por me jep lirine e domosdoshme ne situaten aktuale qe ndodhet vendi, per te gjetur format me efektive per te denoncuar kasten politike ne vend qe ka krijuar nje status-quo prej se ciles perfitojne te gjithe pak a shume njesojpavaresisht nese emrin e kane te shenuar ne borderone e Qeverise apo Opozites– shkruan Topollaj. (TemA) 

12 komente në “Këshilltari i PD-së “djeg” mandatin: Opozita është bërë një shtojcë e mazhorancës, ka humbur totalisht besimin publik ka degraduar”

  1. Germicoku says:

    S’ka problem . Edhe pak muaj jane . Megjitheate mire bere . Duhesh lavderuar !

    1. ben says:

      Kur lexova titullin e ketij artikulli, isha kurioz te dija se kush na ishte ky individ qe paska marre guximin te kundershtoje partine e vet. Mendova se paska akoma ne PD njerez me kembe ne toke qe nuk duan te behen pale me kete palo opozite qe vec e tille nuk mund te quhet. Kur fillova leximin e permbajtjes se artikullit, qe ne paragrafet e para u duk qarte se ka nje mosperputhje shume te madhe midis titullit dhe permbajtjes se artikullit ne fjale. Ky “i vetedjeguri”, mllefin nuk e ka me PD-ne apo lidershipin e saj, por me Erion Veliajn dhe Ramen. Duke mbetur tek Kryetari Bashkise, zoti Erion Veliaj, duhet te them se ai ka bere shume per Tiranen, me shume se cdo paraardhes i tij, perfshi ketu edhe vete Ramen.
      E keqja me kete fare politikani te “vetedjegur” eshte se ai perpiqet te fshihet mbas slloganeve per gjoja pamundesine e perfaqesimit te atyre qe kane votuar per te. E verteta besoj eshte krejt ndryshe. Ne 6 muajte qe kane mbetur, nuk ka gjasa qe ai ta ndrisi dhe me siguri e ka kuptuar se elektorati po e braktis cdo dite PD-ne, keshtuqe mundesite per nje mandat te dyte per kandidatet PD-iste jane zvogeluar dhe po zvogelohen cdo dite. Shqiptaret jane te lodhur nga politika pa buke e PD-se, qe sa here qe vjen ne pushtet me premtime te medha, i harron ato me tu ulur neper kolltuqet e pushtetit dhe mendjen e ka vec per te vjedhur. Me kete nuk dua te them se Rama eshte nje zgjidhje maksimale, por eshte alternativa me e mire qe kemi momentalisht.

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Do ta padise ne Gjykate se me ka kerkuar personalisht qe mos ti padis ceshtjet?!?! Ti je cilimi mor I shkrete.. Thuaje troc, qe po e le mandatin mos te ngelem I vetem si karagjos ne fushaten e ardhshme..

  3. tafa says:

    Bravo djal pa kokrren e mendjes.O rrusho merrje ate rroge qyl ,ti kujton se ndonje nga keta ndyresirat politikane e qeveritare u dhimbset idioti popull.Mjere ti e familja jote.Kepucar ke per te vdekur.

  4. kendezi says:

    La mandatin ky 6 muaj para zgjedhjeve lokale. Pse nuk e dogje perpara mor torollak apo e di shum mire qe nuk te kandidon me Luli dhe mendove te besh tani ne fund si hero. Na mbushet mendjen, nje rrace e poshter jeni te gjithe.

  5. Life is game says:

    Fab! Gjither ky artikull, gjothe ky citim! Kudo Veliajj dhe Rama! Gjithnje fantor! Po pse iken? Ky mut mut Saliu dhe Luli kaq frike dhe arvilizem te kane futur? Turp per ty ne nje artikull ku le k.b. akuzpn me emra kundeshtaret dhe bene si bythqir per ata qe te kane ne dore… qebas sotit s’ do jeshe Akb! Dil i njehere nga Pd, dhe bpje ndpnje arikull qe Basha ma futi se eshte mik Veliajne dhe ramen Ne tollum Tope…j

  6. ashtu says:

    po cdo besh pas ksaj o koqepollaj…do shkosh te shpetosh ndonje qytet tjater, apo shtet tjater, apo apo pllanet tjater…ore pse nuk jep dorehekjen dhe nga bicimlliku medemek profesor tek juridiku ti…se si u bere ti profesqoll aty, e si u bere keshilltar per pd ti…se qe pd e fakultet qe te ka ty eshte ne pike te hallit eshte premise e faktit qe te kane ty..ndryshe nuk do ishte ti aty..qe keshtu mblidhje mendjen o babale, perveshe gjuhen dhe vazhdo lepi bythen.. he te keqen, se ju do e qoni perpara vendin…ju bythlepiresit

  7. Landa says:

    ??Marçë dhe LULUSHIN ME VETE, SE BERISHA KA SHKU PËR LESH???

  8. saliu says:

    Ty do te beje Luli deputet ne vitin 2035. Po kujt i plasi menderja se ti dorezove mandatin 6 muaj para zgjedhjeve te reja?

  9. UK LABI says:

    O i “mençur”! Zgjedhesve u sherbehet duke paraqitur alternativa, argumenta, dhe jo duke i hedhur ne turi kryetarit te bashkise, letrat e strehimit te te pa streheve, qe ishit mbledhur te diskutonit. Sa here qe shumica mer nje vendim te drejte, “minotauri” qe rri ne katin e 8 te ABA-s urdheron keta te “mençurit” te sillen si alabake me kollare ne forume vendimemarrese. Gjthesesi, bere shume mire qe ike. Nje horr me pak.

  10. Jimi says:

    Dhe i vetem trim ne lufte!? Verej punen ti Topall, vazhdo luften! Kur ta mbarosh, na b’zaj!

  11. alphade says:

    E ke tjerrur shume lenjen e mandatit more bylmez i bandes pedeiste …!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje