Ministri për Diasporën, Pandeli Majko, e ka cilësuar nismën e opozitës pë “Vetingun në politikë” një proces ironik duke thënë se pafajësia e çdo individi jepet vetëm nga gjykata nga askush tjetër dhe se ky proces rrezikon të kthehet në teatër të radhës.
Gjatë fjalës së tij në Kuvend Majko gjithashtu ka bërë apel opozitës të merren me studentët, pasi Lëvizja studentore është një paralajmërim serioz për politikën.
“Lëvizja studentore është një paralajmërim serioz për politikën që filloi me lëvizjen studentore, është rritur numri i njerëzve që nuk dinë t’i shpjegojnë dallimet mes nesh.
Dje u hodhën vezë në emër të studentëve, me shumë dinjitet kanë qenë studentët që janë distancuar nga cdo akt dhune, cdo gjë që ka një fillim e ka një fund, nëse kjo lëvizje po na kujton këtë kjo kërkon reflektim dhe jo bërjen e trimit në Kuvend.
Vetingu i politikës është vazhdim i kapitullit depersonalizues dhe fyes, politikani duhet të provojë se nuk është i lidhur me krimin, mbi bazën e kësaj logjike shpëton vetëm ai që sjell prova.
Pas 5 vitesh në opozitë shqetësimi i së djathtës nuk duhet të ishte pastërtia e politikanëve, por të menaxhonte masën e të pakënaqurve dhe të diskutonte fitoren e zgjedhjeve.
Vetingu është qesharak, pafajësia e cdo individi jepet vetëm nga gjykata nga askush tjetër, imagjinoni se gjendet politikan fajtor, ca ndodh, ikën në burg, ca bëjnë komisionerët apo i dërgojnë për riedukim, ky nuk është pastrim por turpërim publik i saj.
Nëse dikush do të ndërrojë elitën, kjo është mënyra e gabuar, revolta e studentëve janë sinjali se si sillemi me njërin-tjetrin rrezikon të shënojë fundin e një periudhe politike.
Unë për asgjënë nuk votoj, ejani të merremi me studentët dhe kërkesat e tyre, nuk janë kundërshtarët tanë, janë shpëtimi ynë, mesazhin e tyre e majta e ka marrë dhe po reflekton kurse partia që u krijua nga studentët sot nuk flet gjuhën e tyre”, deklaroi Majko. (TemA)
Majko i dashtun,vetingun e politikaneve e ben edhe nje popull i revoltuar apo jo?
Po pse eshte qeshark o Artist? Atehere ju mund te vini deputete dhe minisra njerez te krimit dhe agjent te huaj. Ne ne SHBA bejme background investigation per te punuar si nepunes ne Qeveri.
Mos keni frike se dilni te githe hajdute dhe kriminele? Mbase do te Ishte e tepert ne nje vend normal demokratik por jo ne Shqiperi ku politika eshte e zhytur ne krim
Z Majko.
Dakort me qendrimin tuaj.
Gjykatesit qe deshtojne vetingun automatikisht duhet te dalin para gjyqit. Kjo duhet te jet rruga.
Duhet te japin llogari ketò te pangopur qe ndigmuan ne prishjen e shtetit.
Respekte
po pse mo Elidon edhe ti kunder
Ashtu eshte po jo nga gjykata qe gjykoi Fullanin.
Pandeli Majko hyri ne politike nga dera e Ramiz Alise, si shumica e politikaneve te sotem, kur ishte ne moshen e ketyre djemve e vajzave qe jane ngritur sot per te drejtat e tyre.
Keta gjysmake me ne krye plakun Berisha ( komunist qe pretendon se eshte i djathte, duke etiketuar paturpesisht pronaret legjitime si ish-pronare ) kujtojne se jane te perjetshem ne politike.
Eshte e qarte qe vetingun politikaneve te sotem nuk mund t’ja beje kjo elite politike e korruptuar, pergjegjese per tranzicionin e sterzgjatu.
Eshte koha qe nga kjo levizje te dale nje force e paster politike qe ndermjet te tjerash duhet ti beje vetingun kesaj elite qe per mosmbulimin e pasurise ti sekuestrohet ajo dhe te burgosen.
Vetem keshtu politikanet e ardhshem do ti vinin gishtin kokes dhe do te jene te detyruar te menaxhojne me nikorqillek paret e popullit fukara.
Vetem nga tenderat e koncensionet e disfavorshme arka e shtetit ( paret e popullit ) boshatiset me qindra milione dollare ne vit.