VIDEO: Jonida Maliqi fiton Festivalin e 57 të Këngës, do përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision"

23 Dhjetor 2018, 09:00Lifestyle TEMA

Këngëtarja Jonida Maliqi është shpallur fituesja e Festivalit të 57-të ne RTSH  me këngën e saj  “Ktheju tokës” .

Këngëtarja e njohur do të përfaqësojë Shqipërinë në festivalin më të madh evropian të këngës, ‘Eurovison’ që vitin e ardhshëm do të zhvillohet në Telaviv të  Izraelit.

Jonida Maliqi ka marrë 228 pikë nga juria duke u zgjedhur kështu e para në rënditjen e këngëve pjesmarrëse.

Një këngë me muzikë dhe poezi të Eriona Rushitit e cila jep një mesazh për të gjithë emigrantët shqiptarë por edhe ata që duan të emigrojnë, që të kthehen në vendin e tyre duke e ndërtuar këtu të ardhmen, siç u shpreh edhe vetë këngëtarja pas marrjes së trofeut.

Ndërsa në vendin e dytë është rënditur këngëtarja Lidia Lufi dhe në të tretin Eranda Libohova. (TemA)

https://www.youtube.com/watch?time_continue=195&v=R2W58WVlOY0

18 komente në “VIDEO: Jonida Maliqi fiton Festivalin e 57 të Këngës, do përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision””

  1. mik says:

    Dekori asht i bukur, edhe musika jo keq, por kanga tingellon sikur po jep kujen !!
    Asnjehere nuk hoqme dore me kete lloj stili.

    1. F says:

      Para se te japë mendim per kengen dhe kengetaren dua te pyes profesor Artan Fuga cmendim ka

    2. Kryqi says:

      Te kthehen emigrantet ?! Ti gjeje e mira qe ju ka gjetur ju,te behen qytetar nderi te
      presidentit Meta dhe KM.Rama, Dedikojani atyre kengen e “Promised Land” tokes se
      premtuar; Se po filloni prap te na kendoni legjendat me shokun enver,Shqiperi bace me lule

    3. muzike leshi says:

      Ngelem akoma me kete stil kenge qe nuk kàlon eleminatoret e eurovisionit. Mesazh bajate dhe kenge kot e lenduar nga nje ze i mrekulluewhem. Gjynaf.

    4. Che Guevara says:

      Kisha vite pa e ndjekur Festivalin e RTSH!
      Por jam zhgenjyer totalisht nga te gjitha!
      1-Mburren se kane hapur 12 kanale tv,por nuk kuptojne se sot njerezit duan cilesi e jo sasi!
      2-Ndonese spektakli ishte ne nje ambient modern,skena ishte me SKELA ndertimi dhe orkestra brenda ketyre skelave sikur ishin puntore te ndertimit dhe qe kishin mbetur pa salle dhe gjeten nje ndertese pa mbaruar dhe hajde te bejme festivalin!
      3-Kenget ne pergjithesi ishin te nivelit mjeran,kopje te muzikave te huaja,mungonte melodia,tekstet skandaloze ndersa kengetaret ne teresi ishin amatore!
      4-Ndricimi ishte skandaloz,se kishte aq shume drita sa nuk dukej kengetari ne skene!
      5-Regjia televizive ishte skandaloze!
      Kamerat nuk te linin te ndiqje ne kushte optimale kengen,kengetarin,sallen etj,por e leviznin kameren aq shume sa te ngriheshin nervat!
      Nuk e di se cfare donin te arrinin me keto shrregullime,vercse te tentonin qe te fshihnin mangesite ne skene!
      6-Fonia ishte e dobet dhe shpesh nderpritej sa te merzitej ndjekja e spektaklit!
      7-Prezantuesit,vajza nga Kanadaja ishte e rregullt,por sikur kishte ne goje arra dhe ne komunikimin me partnerin tregojhej si femije i degjueshem pa personalitet!
      Ndersa partneri i saj aktori Viktor Zhusti ne te gjitha drejtimet ishte SKANDALOZ!
      Prezantimi i tyre kishte monotoni,pauza te kota e te gjata,fjale te teperta dhe te shumtra,pa vend.Bile beri edhe gafa te shumta te pa para!
      Prezantimi i tyre i dobet vihej re edhe ne salle nga spektatoret qe rrinin aty sikur ishin ne ndonje FUNERAL!
      8-Per te gjitha ketoi fajin ia ve drejtueses Inva Mula,qe eshgte treguar e pa afte totalisht dhe pa pervoje!
      Nje hidraulik i mire nuk mund te jete edhe elektricist i mire!
      9-Kenga fituese nuk ishte e denje per ate cmim dhe ne festivalin europian do jete nje skandal si kurre me pare!
      Festivali qe duhet te perfaqesoje Shqiperine ne Euro vizion duhet t’i hiqet eksluziviteti RTSH dhe t’i jepet KLAN-it ose TOP CHANNEL-it!

  2. skena says:

    Sikur nuk ishte kenge per vend te pare…, megjithate urime.
    Organizimi kishte shume mangesi.
    Te gjithave ketyre, i shtohet edhe nje milet injorant qe pa mbaruar festivali, cohen ikin …!

  3. Kaonia says:

    Ci keni xhixhilera hatalera.

  4. IVONI says:

    .. kenge e bukur , por qe prezenca e “balerinave”ja ul vlerat ..!

  5. Kozmos says:

    KJO KENGE DO TE MARRI ZERO PIKE NGA TE GJITHA SHTETET DHE DO TE MBAHET MEND ,NE TE GJITHE HISTORINE E FESTIVALIT EUROPIAN, SI KENGA ME ZERO . KENGETARJA GJITHASHTU, NUK ESHTE NE SHIJET DHE NIVELIN QE EUROPIANET I DUAN . ESHTE NJE KENGETARE E STILIT TE ULET ALLA SHQIPETARCE . TURP ,QE SHQIPERIA PREZANTOHET, ME KETE MUZIKE DHE KENGETARE KAQ TE DOBET .
    ALBANIA DO TE SKUALIFIKOHET NE NATEN E PARE .
    TE GJITHA GAZETAT DO TE SHKRUAJNE : ALBANIA SKANDAL .

  6. harapi i bardhe says:

    si kenge arabe

  7. harapi i bardhe says:

    si kenge arabe
    fiks per fushaten e berishes

  8. artibr says:

    jum kenge e shemtuar nuk kuptova asnje fjal eshte shqip apo jo me duket sikur qan me oi .

  9. Deni says:

    Kjo nuk quhet genk , te prezantohesh me kte keng ne eurovizion esht e turpshme .

  10. olimpia says:

    Ka nje perpjekje per ta lidhur me kombetaren.POR NUK KA NJE IDE ,NUK KA VIJE MELODIKE TE PRANUESHME ,NUK KUPTOHET ASNJE FJALE ,ZERI DREJTVIZOR ME STILIN TONE PROVINCIAL .VITIN E KALUAR ISHTE NJE KENGE MJAFT E BUKUR .

  11. Arifi says:

    Asnje llaf nuk i meret vesh! Futja pordhes kot me kto baladat me te qara me oiiii! Nje keng se mer vesh ku fillon ku mbaron ku e ka refrenin ku e ka muziken .

  12. Jkoreshi says:

    Ne shumicen dermuese te kengeve shqiptare teksti I veshur me muziken perkatese, fluturon nga goja e kengetarit ne veshin e spektatorit, ku ky I fundit ka fatin e keq te mos kuptoje asnje fjale.
    Thjesht nje zhurme e mbeshtjelle me nje zhurme tjeter.
    Poeti, kompozitori, dhe kengetari shqipetar Nuk e kane tejkaluar dot defektin qe vazhdon prej kohesh ne muziken e lehte Shqipetare.

  13. 0 pike says:

    sa tekst te thelle dhe poetik: nje dite jeton, nje dite po vdes, kuje, vaje kuje, korba, kurban, vatan, toke e djegur, aman, aman
    bravo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje