Zbulohet faltorja mijëravjeçare peruane

23 Dhjetor 2018, 09:00Lifestyle TEMA

Arkeologët kanë zbuluar në veri të Perusë një faltore që daton më shumë se 1 000 vite, ku gjendeshin kufomat e 18 qenieve njerëzore dhe disa lamave, njoftoi media peruane.

“Ky varr ceremonial, në formë d-je, u zbulua në faltoren Santa Rosa, që është ndërtuar mes viteve 800 dhe 900 pas Krishtit, në provincën e Çiklajos në rajonin e Lambajekës”, sipas përgjegjësit të ekipit të studiuesve, Edgar Bracamonte, i cituar nga agjencia zyrtare peruane e lajmeve, Andina.

“Ky zbulim lidhet me arkitekturën ceremoniale dhe politike të kulturës Huari me origjinë nga Ajakuço, në rajonin e Andeve dhe që u shtri nga brigjet deri në pyjet e Kuskos”, shpjegon arkeologu.

“Faltorja është ndërtuar me tulla balte të papërpunuara, të lidhura mes tyre po me baltë. Brenda kishte dhe jashtë faltores kishte 18 trupa të varrosur, gjashtë gra dhe 12 burra, që mendohet se janë sakrifikuar”, sipas Bracamonte.

“Duke parë mënyrën se si janë varrosur, kufomat e gjetura përkojnë me periudhën përfundimtare të civilizimit Huari në veri”, gjithnjë sipas arkeologut.

Sipas tij, kufomat e gjetura, me kokë të prerë dhe duar të lidhura, i përkisnin komunitetit të një kulture tjetër.

Studiuesit kanë zbuluar gjithashtu objekte prej metali, vathë prej druri, lugë, shigjeta me gurë vullkanik dhe minerale që gjenden në rajonin e veriut.

2 komente në “Zbulohet faltorja mijëravjeçare peruane”

  1. Pellazgos says:

    Me vjen shume keq per Median dhe Gazetat qe shprehet kaq vjet pas “Krishtit”, apo para “Krishtit” kur ne kete kohe cdo viti ne CNN behet pyetja.
    A ka egzistuar Krishti! Eshte si te thuash,a kane vizituar Alienet Token dhe tokesoret festojne ardhmen e tyre ne Toke per vite te tera.
    Per nje Njeri eshte me e lehte te besohet qe Gomari Fluturon se sa nje njeri ngjallet.
    E dyta,duhet pak Dije dhe Respekt per ata qe nuk jane te semure nga kjo semundje qe quhet Krishterim dhe kane tjeter semundje.

  2. DinPaku says:

    Po pse, o gazetar, e bastardon shqipen tone te mire, te sakte dhe te dashur? Kur shkruan “faltorja mijravjeçare” do te thote qe ajo eshte e vjeter 2, 3 apo 4 mije vjet, ndersa ne artikull shkruhet qarte qe eshte pak me e vjeter se 1000 vjet. Kaq veshtire eshte qe te shkruhej “faltorja mijëvjeçare”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje