Meghan Trainor i ka dhënë fund beqarisë!
Këngëtarja e hitit “All About That Bass” u martua me aktorin e filmit për fëmijë “Spy Kids”, Daryl Sabara, të shtunën, për ditëlindjen e saj të 25-të.
Meghan dhe Daryl u fejuan një ditë para ditëlindjes së saj vitin e kaluar.
Çifti i bëri betimet përpara 100 miqve të ngushtë dhe familjes në një ceremoni intime në oborrin e shtëpisë së tyre në Los Angeles, njofton “People”.
“Është fillimi i një jete të re dhe të mrekullueshme”-citohet të ketë thënë Trainor. “ Kam fituar më shumë sesa kam dashur”.
Nusja mbante të veshur një fustan “Berta” për ceremoninë e dasmës dhe më pas e ndryshoi për të veshur një kostum prej dantelle nga “Rita Vinieris” për festën pas ceremonisë.