Producenti amerikan: Ju tregoj se si Tupac planifikoi vdekjen e tij

23 Dhjetor 2018, 20:22Lifestyle TEMA

Tupac Shakur planifikoi të shtirej sikur do vdiste, vetëm disa javë para se të humbte jetën, sipas producentit amerikan Suge Knight.

Themeluesi dhe ish-shefi ekzekutiv i Death Row Records bëri deklaratën në një intervistë të transmetuar të shtunën.

53-vjeçari, emri i vërtetë i së cilit Marion H. Knight Jr, aktualisht ndodhet në burg i dënuar me 28 vite pasi nënshkroi një marrëveshje për pranimin e fajit për vrasje pa paramendim.

Ai u dënua të martën për vdekjen e Terry Carter, gjatë një incidenti në skenat e xhirimit të filmit “Straight Outta Compton”.

Suge pretendon se Tupac bëri deklaratën gjatë një udhëtimi në Maui, pasi këngëtari nënshkroi me Death Row.

Suge dha një intervistë për dokumentarin e ri American Dream / American Knightmare, ku foli për javët e para të vdekjes së Tupac në shtator të vitit 1996.

“Ne ishim në Maui dhe Pac nuk kishte qenë ndonjëherë atje. Dhe ai filloi të fliste për falsifikimin e vdekjes së tij,”-u shpreh Knight.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje