Fiks Fare në prag të festave të fundvitit vizitoi një familje pensionistësh për të parë nga afër se si ata ia dalin të festojnë natën e ndërrimit të viteve me pensionet që kanë.
Këtë vit, qeveria ka shpërndarë një bonus prej 5 mijë lekësh të reja për çdo pensionist, por a u dalin të ardhurat të festojnë siç duhet?
Gazetarët e Fiksit trokitën në derën e çiftit Kostalli nga Tirana. Të ardhurat që marrin çifti Kostalli janë 28 mijë lekë të reja në muaj. Burrë e grua të ulur, në prani të kamerës së Fiksit, të dy bëjnë llogaritë dhe listën e produkteve që ju duhet për festat. Sipas zonjës së shtëpisë, gjeli për Vitin e Ri dhe mishi i qengjit për Krishtlindje janë shumë të domosdoshëm. Pastaj vijnë fruta-perimet dhe pijet.
Përbërësit e bakllavasë edhe mbi të gjitha 12 kokrra rrush që sipas saj sjell mbarësi. Me llogaritë e bëra dhe me shumë mungesa lista shkon diku tek 15 mijë lekë të reja. I zoti i shtëpisë tregon se drita, ujë, telefon dhe gaz kushtojnë rreth 7 mijë.
Për të blerë listën që të dy të moshuarit kishin bërë i shoqëroi edhe gazetarja e Fiksit. Të gjitha produktet në total shkuan rreth 18 mijë lekë të reja. Pra çiftit Kostallari për të shtyrë muajin i mbetën vetëm 3 mijë nga pensioni plus dhe bonusi i qeverisë. Ata shprehen një zëri që ndihma e vetme për të shtyrë muajin është ajo që u japin fëmijët. Nëse nuk do të ishin fëmijët për t’i ndihmuar ata do të blinin një pulë 500 lekëshe, pak sallatë dhe patate e kështu do ta kalonin Vitin e Ri.
Këtë vit produktet për tryezën e Vitit të Ri ju bënë dhuratë nga Fiks Fare. Vitin tjetër…
popull idiot,me keq ta gjeni,te mirat fitohen me ”gjak” e jo duke krruajtur bithen per 50 vjt……………..
filluan me genjeshtrat keta pensionistet tane, qe po e rrjepin shtetin. vendi yne ka marre vleresime nga e gjithe bota per standardin e larte te mireqenies sociale dhe plotesimit te kushteve shendetesore qytetareve te tij. E gjithe kjo fale punes se palodhshme te klases politike qe kemi.
Une I meshioroj pensionistet sepse i tille jam dhe vet.Por,populli yne ka nje fjale te urte:Shtriji kembet sa ke jorganin.Ne se je pensionist dhe jeton me vete,per te festuar,nuk duhet te blesh qengjin e tere apo gjelin e detit.Mund te dalesh ne treg e te blesh me kile dhe jo dhe per te tjeret.Mendoj se,sado te shtrenjta te jene shpenzimet,vetem per te kaluar keto dy mbremje festash,nuk duhet te shpenzohen 18 mije lek te reja.Per syte e botes dhe per te pritur e percjelle dhe miq,e di qe nuk duhet bere fjale me kaq pak lek.
Dhe se fundi,per gazetarin artikullshkruesin:
Nga 28 mije lek pensione,po te heqim 18 mije shpenzimet,(sipas gazetarit),mbeten 10 mije lek te reja dhe jo 3 mije sipas tij…(Mbase di arithmetiken e Lulzim Bashes 7 x 7 = 42).
Pra i mbeten 20 mije lek per muajin.
Une e di qe hesapi i tjetrit nuk behet,por me pak kursim dhe me kembe ne toke,mund te kalohet dhe me 10 mije lek e jo me 18 mije…
Nejse,mbase duan te hane e pine shume keto dy dite,por sejcili le te beje vete llogarite….
Sot ne Shqiperi,nuk ka mundesi te festosh sic dhe merritojne pensionistet.Per pensionistet,problemi nuk eshte festimi i Krishtlindjeve dhe Viti i Ri,por eshte jetesa e perditeshme e tyre,perfshire dhe shpenzimet per shendetin,te cilat sipas meje jane paresore….
Prandaj,nuk eshte problem per me shume lek per festat,por per pensione me te medha dhe me dinjiotoze per kete moshe,per cdo dite e muaj te vitit…
Dhuraten me te madhe per vitin e ri 2019 e beri biznesmeni Ufo Zgalemi nga Jupiteri i cili i shperbleu te gjithe te vdekurve ne Sharre dhe ne Tufine nga 1 milion leke cash,nje shtepi 2+1,nga nje autoveture,prodhim shqiptar,ushqime bio nga Hena dhe nje pakete turistike per pushime vjetore ne nje nga planetet e sistemit diellor!
Te gjitha keto te vlefshme perjetesisht ne parajse!
He,a i keni zili keta te vdekur qe jetojne ne parajse?
Kryetari i Bashkise se Tiranes ne parajse zoti Ham Hum,deklaroi,se ky shperblim eshte minimali per keta te shkrete,sepse nje jete te tere kurre nuk ngopen barkun me buke thate e jo sic pralliste kryeministri i tyre z. Barkngopuri,se shqiptaret e gjalle kurre nuk kane vuajtur per buke,as ne mesjete!
Bile kur e pyeten kete kryeminister ca gazetare te ashtuquajtur “kadrinj”,se pse kerkojne te ikin te gjithe shqiptaret,ai ne vend qe te pranonte fajet e tij,si padrejtesia,korrupsioni,krimet etj ia futi se :
Per kete dite kemi luftuar ne:
Qe shqiptaret te shijojne te gjithe te mirat e kesaj bote!
Pra ikin nga qejfi e jo nga halli!
Bile edhe te vdekurit ikin nga kjo bote nga kurioziteti qe te provojne se si jetohet ne boten tjeter.
Sic e shihni qeveria jone i ka krijuar te gjitha mundesite ketij populli per te qene i lumtur kudo neper bote….vec vendit te tij!
Mjerimi s do meshire, do drejtesi.Drejtesia do llogari.Injorantet s dine llogari, kane babezi.