'Udhëheqës i doktoraturës plagjiaturë', ish ministri i LSI i përgjigjet Taulant Mukës: Turp! Ftoj zoterinjtë “inkuizitorë” të verifikojnë

24 Dhjetor 2018, 08:41Sociale TEMA

Ish-ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, reagon pas akuzave të ish-zëvendësministrit  të Arsimit, Taulant Muka. Ky i fundit e akuzoi ish ministrin se ishte udhëheqës i një doktorature plagjiaturë.

Ndërkaq, Panariti ka hedhur poshtë akuzat e ngritura nga Muka ndërsa thekson se teza e doktorantes Marsela Korçari ka dhënë një kontribut të çmuar në fushën e veterinarisë.

Reagimi i plotë i Panaritit:

Peshtyma shpifese e hedhur pa kursim mbi Dr. Marsela Korcarin nje zonje e nderuar, fisnike dhe kerkuese serioze për gjoja “plagjiature” , të tezes së disertacionit nuk e zbeh faktin se produkti i punes së saj kerkimore, sot është në sherbim të panderprere të prodhuesve të midhjeve dhe parandalon në mënyrë të efekteshme te shqiptarët helmimet nga to.

Një pakujdesi në citimin e burimit të referimit të një materiali të integruar në pjesen teorike të punimit, nuk ju jep të drejtën zoterinj “inkuizitore” ta poshteroni ate publikisht duke e klasifikuar punimin si plagjiature!

 Ky eshte një TURP…! I ftoj “inkuizitoret” dhe të gjitha mediat të shkojmë sebashku në laboratoret e analizave toksikologjike të Institutit të Veterinarise dhe të shohim se si zbatohen dhe vihen në veprim gjetjet dhe teknologjia e matjeve te biotoksinave të pershkruara në tezen e disertacionit të kësaj zonje të nderuar.

Zonja Korçari, kontriboi me nje produkt konkret të prekshem dhe efektiv në ruajtjen e shendetit te shqiptareve. Tani mbetet qe inkuizitoret të na provojne se çfarë kontributi japin ata për ruajtjen e shendetit te njerezve tane.

4 komente në “‘Udhëheqës i doktoraturës plagjiaturë’, ish ministri i LSI i përgjigjet Taulant Mukës: Turp! Ftoj zoterinjtë “inkuizitorë” të verifikojnë”

  1. panarit kingu says:

    Sa na qeka merzit ky Panariti ? Nuk thu mire qe doli nje person qe po i demaskon keta hajdutet e titujve, kur i gjith populli e di se cfare derra injorantesh jane. Dhe mos shko larg o Panarit , na thuj po deshe edhe per doktoraturen e vjedhur pa pike turpi nga kryemadhi dhe nga meta, na thuj o panarit

  2. Arben says:

    Ore njerez…po a dini qe vete Panariti ka doktorature plagjiture. Ju lutem kontrolloni doktoratiren e tij dhe do ta vertetoni kete qe po ju them. Ky njeri nuk e ka ulur kurre menderen te beje nje pune vetem kiu-fiu sa ne nje institucion ne nje tjeter. Ju ngjit mbrapa Monikes, vodhi sa i deshi qefi dhe tani beb gam..gam.

  3. Fidel says:

    Po ti cfare kontributi ke dhene qe buka prej vitit 2014,kur ishe minister i Bujqesise dhe Ushqimit,prodhohet me miell kanceroz serb?
    Per kete kontribut duhet te mbash” leksion” para trupit gjykues per krim shteteroir o kriminel!

  4. Vincent says:

    Zoti ish minister I lsi, eshte faji gjithashtu I juaji qe se keni kontrolluar me rigorozitet punimin ne fjale.!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje