FOTOT: Rihapet Kalaja e Tiranës, një hapësirë e dytë për turizëm

22 Dhjetor 2018, 13:14Sociale TEMA
FOTOT: Rihapet Kalaja e Tiranës, një hapësirë e dytë

Nga sot, Kalaja e vjetër e Tiranës është hapësira më e re kulturore e tregtare e qytetit, ku qytetarët dhe turistët e shumtë mund të gjejnë dyqane suveniresh, mozaikë e restorante tradicionale. Pas sheshit “Skënderbej dhe Pazarit të Ri, falë bashkëpunimit me familjen e vjetër Toptani për rehabilitimin e saj, Kalaja e vjetër e Tiranës i është kthyer qytetarëve si një hapësirë ku ndërthuret e vjetra me modernen, për të shërbyer si një mjedis kulinarie për gatimet tradicionale shqiptare, por edhe si një zonë për zhvillimin të artizanisë, kulturës dhe artit.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shoqëruar nga Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, vizitoi mjediset e rehabilituara të Kalasë. “Jam i bindur se kjo do të jetë një histori suksesi, jo vetëm për të gjithë ne që jemi në Tiranë, dhe që do ta shijojmë, por për shumë turistë. Jam i sigurt se do të kthehet në një destinacion, do të jetë ndoshta një nga vendet më të vizituara. Nëse vazhdojmë me këtë frymë, ku përtej ndasive themi – a ka disa gjëra që biem dakord, se si mund të ecim përpara – jam i bindur se edhe skeptikët, edhe ata që e luftuan këtë projekt e çfarë nuk sajuan, duhet të vijnë ta shohin. Duhet të kuptojnë se si ne shqiptarët, sa zihemi e grindemi, aq edhe bëjmë gjëra të mrekullueshme kur vendosim të bashkëpunojmë dhe kur vendosim të ecim përpara për ta zhvilluar këtë qytet”, deklaroi Veliaj.

Sikurse është treguar edhe me projektet e mëparshme, rehabilitimi i zonës së Kalasë së Tiranës do të sjellë një impakt pozitiv në ekonominë e qytetit, duke hapur vende të reja pune. Veliaj nënvizoi se në këto 3 vite të gjitha projektet e bukura transformuese të nisura nga Bashkia e Tiranës në fillim janë shoqëruar me debate. Gjithsesi, tha ai, qyteti është i destinuar të rritet. “Ky qytet, në këto 3-4 vite që unë jam përpjekur të shërbej, është rrethuar gjithmonë me sherre dhe debate për çdo gjë të bukur. Mbaj mend kur erdhëm këtu në fillim, thanë: po shqyejnë Kalanë, po e shkatërrojnë, mori fund qyteti, na mbytën kullat, betoni. Tani le t’i sqarojmë disa gjëra: një qytet që rritet çdo vit me 25-27 mijë vetë, ka nevojë të ketë patjetër vende ku njerëzit do banojnë. Ne s’mund të bëjmë geto, nuk mund të shtojmë ndërtimet informale. Më mirë të rrinë në pallate të rregullta ku mblidhen plehrat, ku vjen adresa, ku vjen uji, ku vjen energjia”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Ai theksoi se ky është edhe një moment për të reflektuar, pasi shqiptarët nuk do të duhet të humbasin kohë duke i vendosur pengesa njëri-tjetrit, por për të ndihmuar dhe për të qenë të gjithë bashkë. “Është edhe pak moment për të reflektuar për çfarë zihemi ne shqiptarët, për çfarë harxhojmë kohë, debate, për çfarë i hedhim duart në fyt njeri-tjetrit, për çfarë u vëmë njerëzve stërkëmbësha, për parti. Në vitin 2018 zihemi për ideal të partisë – ky i kuq, Toptanët blu, këta kështu, ata ashtu. A ia vlen që të sillemi si tifozë histerikë për parti, që njëherë në katër vjet votojmë kush e bën më mirë këtë punë dhe a është sot koha që të bashkohemi si tirons, si shqiptarë, si europianë për të thënë: Po bën një gjë të mirë, o burra ta ndihmojmë të gjithë sepse duke siguruar një hapësirë këtu ku ka ekonomi, ku lëvizin paratë, ku punësohen njerëz, ku paguhen taksa, ku merr vlerë prona, i gjithë qyteti bëhet më i mirë”, deklaroi Veliaj.

Për ta bërë më të aksesueshme do të ndërtohet edhe një rrugë e re në shërbim të këmbësorëve, që do e lidhë me Unazën dhe rrugën e “Elbasanit”. “Një nga gjërat e bukura që kemi bërë, është se këtu kemi hapur një rrugë, e cila do të jetë gati shumë shpejt. Në fakt, edhe nga pedonalja

“Murat Toptani”, por edhe nga Unaza, midis BKT-së dhe SHQUP-it, do të ketë një rrugicë; pra, do të thotë që njerëzit mund ta përshkojnë këtë hapësirë, edhe në një farë mënyrë për të gjithë ata që janë pedonale, dhe që ecin në këmbë do të lidhim dy cepa të qytetit, nuk ka më nevojë të dilni në bulevard ose rrugën “Xhorxh Bush”. Besoj do të jetë një nga rrugët më të preferuara në Tiranë”, deklaroi Veliaj.

Por, investimi i Bashkisë së Tiranës nuk ndalet me kaq. Me rehabilitimin e zonës së Kalasë, Bashkia e Tiranës ka parashikuar në Buxhetin e vitit të ardhshëm rehabilitimin e gjithë pedonales “Murat Toptani”. “Një nga gjërat që kemi buxhetuar këtë vit është rregullimi i të gjithë pedonales “Murat Toptani”. Tani që ka mbaruar edhe ky ishull special, dhe ka filluar aktivitetin e vet, tani mund të lirohemi dhe të fillojmë me gjithë rregullimin e pedonales”, siguroi Veliaj.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro deklaroi se sfida me këtë projekt ishte ruajtja e trashëgimisë, por njëkohësisht edhe hapja e këtyre vlerave për publikun. Ajo siguroi se gjithçka është bërë me materiale të lëvizshme, të cilat në të ardhmen mund të zhvendosen lehtësisht. “Sfida jonë e madhe nuk ishte vetëm ta bënim këtë zemër të Tiranës të hapur për publikun, pronarët të mund vërtet ta gëzonin pronën e tyre, por edhe ta ruajnë atë që është vlerë kolektive, që në fakt është nëntoka dhe pjesa arkeologjike e cila është ende e paeksploruar. Në fakt, gjithë sfida nuk është të mos i prekësh; sfida është t’i përdorim duke i ruajtur. Nuk është prekur nëntoka, arkeologjia është aty nën tokë. Gjithçka është ngritur sipër me materiale të lëvizshme; nëse një ditë pronarët e familjes duan ta kthejnë në një sit arkeologjik kanë gjithë mundësinë t’i zhvendosin të gjitha dhe t’i kthehemi një tjetër jete të kësaj pjese”, tha Kumbaro.

19 komente në “FOTOT: Rihapet Kalaja e Tiranës, një hapësirë e dytë për turizëm”

  1. 1 says:

    Paska vesh pallton e Mones zysha e perkthimit.

    1. i revoltuar says:

      NUK QUHET “KALAJA” POR KESHTJELLA!!!!
      Gazetaruce te trashe, pastrojeni shqipen nga turqizmat se na keni ca trapin ?

      1. Tani says:

        @ I revoltuar. Revolten tende beje tek shpia jote e jo ketu.Duke u sjellur si mohues i fjales se lire. Osmanishten e te pareve tane nuk mund ta ndaloje askush. As ne gazetari ,as ne art e as ne gjuhen e perditshme.

        1. pthuuuuuuu says:

          osmanishten e rockes se sat’eme mor zhuls rrugesh!

      2. joel shkodra says:

        Ke te drejte, por nuk eshte faji i “gazetaruceve”. Ne foton 4 duket ne pllaken qe ka vene bashkia: “Kalaja e Tiranes”. Pra, e ka perdorur bashkia. Megjithate, kete fjale e regjistron edhe fjalori i shqipes. Ku ka edhe shume fjale te tjera turke.

        1. i revoltuar says:

          Pse ti mendon se “specialistet” e Bashkise nuk kane faj!? Natyrisht qe koqe kanari jane edhe ata. Madje po kaq koqe jane edhe gjuhtarucet, qe e regjistrojne ne fjalorin e shqipes ?

      3. Trapi says:

        O i ditur, “kala” nuk eshte huazim nga turqishtja, dmth nuk eshte turqizme, por nga arabishtja.

        1. i revoltuar says:

          Qe je Trap pa thonjza, kjo duket! Forma “kala” vjen nga turqishtja “kale”, pak rendesi ka nese kjo e turqishtes ka apo s’ka lidhje me fjalen arabisht “qalea”. Ne cdo rast ne gjuhen shqipe eshte futur nga forma e turqishtes dhe jo e arabishtes, mor i paditur!
          Edhe forma “keshtjelle” eshte e huazuar, por ne kete rast nga latinishtja “castel-castri”. Huazimi nga latinishtja eshte nje tregues se gjuha shqipe ka qene ekzistuese dhe bashkekohese e gjuhes latine, perndryshe nuk ka mundesi qe ne nje gjuhe te huazohet nje fjale nga nje gjuhe tjeter, pervecse ne rastin e ekzistences se njekoheshme te tyre! Perdorimi i formes “keshtjelle” tregon lashtesine e shqiptareve, ndersa perdorimi i formes “kala” tregon sundimin turk pas shek XV-te. Kupton o KOKTRASH TRAP!?

    2. Drenova says:

      Si nuk i vjen turp ketij mashtruesi qe akoma vazhdon te shperdoroje milionat me gjera qe presin,ndersa me mijra banore te Bashkise si ne Yzberisht jetojne ne pallate 10 kate pa rruge te shtruara,mes baltres e pluhurit,pa asnje cerdhe,kopesht,shkolle,kend lojrash,lulishte per 50 mije banore dhe 5 mije femije etj!
      Je kryebashkiak i te gjithe banoreve,o mashtrues e jo vetem i atyre te qendres e aq me pak i truristeve!
      U eshte bere mendja turizem,se kujtoni qe ju kane votuar turistet e jo populli!
      Rregulloni jeten e popullit o mashtrues se nuk ju vleresojne turistet por ne!
      Mos degjonoi vetem banoret e qendres dhe ata qe u keni shtreuar rruget,por ne radhe te pare na degjoni ne qe nuk keni investuar asnje qindarke,kur si bashki na keni vjedhur miliona leke per taksa vendore dhe i keni bere rrush e kumbulla per vetren tuaj e jo per ne!
      E keni trajtuar Yzberishtin sic trajtonte dikur klika Tito-Rankovic Kosoven se i kishte armiq!
      Po ju pse na keni trajtuar si ARMIQ o te pa bese?

      1. ik ere pirdhu says:

        Kujt i plas trapi per Yzberishtin mor rrot cari! Katunar i ardhur, qe do me dhone mend. Ja po do lejme pa rregulluar qendren e Tiranes, qe te rregullojme ndertmet pa leje dhe tokat e zaptuara nga surrati dhe takemi jot. Kaqol!

  2. Studenti says:

    Po kur e ka planifikuar rikonstruksionin e pedonales? Perpara apo pas berjes se kulles? Duhet te dime nese do behet dy here pedonalja apo jo?

  3. Kalec Dega says:

    Shqiperia dhe ripjedhja e saj sipas Lali Erit, Ramutit e kompani…Gezohuni o milet se 2025 nuk a larg….

    1. Tanguli says:

      Gezohu ti o Kalec
      se fort shume
      ne sum te ka ngec

  4. Aaaaa says:

    Nje monument i kategorise I ku nuk lejohet asnje lloj ndertimi, kthehet ne pazar me ndertime betoni. Ligji ne Shqiperi leter higjenike.

    1. Yyyyyyyyy says:

      I ke pi ilacet lale!? Apo ke ngel pa vize sot ?

  5. Boston says:

    Ju lumte.
    Te mos urosh eshte mungese kulture, por te shahs te bukuren eshte ligesi…dhe kjo I ndjekte keta tipa si fjala vjen tek I ashtequajtur Studenti app Kolec Dega….Thoshte qemoti Faik Konica per keta tipa….shqipetar te kam dhjere qe ste mora vesh asnjere……

  6. h says:

    Për çfarë turizmi flisni o loqe provinciale,
    jepni njerzve të mbushin barkun se turistët shkojnë ku ka për të parë.

    1. eeeeeeeeeeeeeeej says:

      Flasim per turizmin, qe katunare si puna jote kujtojne se e kane pare ne Madakascar ? ? ?

  7. Studenti 1 says:

    Bravo kryetari i kryeqytetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje