Ambasadori i OSBE: Shqipëria ta heqë shpifjen nga Kodi Penal, në vendet Perëndimore funksionon gjyqësori

26 Dhjetor 2018, 21:51Politika TEMA

Ambasadori i OSBE Bernd Borshard, në një intervistë për Top Story, insiston se dënimi me shpifje nuk duhet të jetë në Kodin Penal.

Edhe pse nuk ndëshkohet me burg, shpifja prap mund të ndëshkohet me gjobë penale. 

Dhe është një dënim i kahkohshëm i OSBE-së dhe miqve tanë nga ODIHR-i, që shpifja të hiqet nga kodi penal dhe çështjet e shpifjes të trajtohen përmes kodit civil. 

E di që në disa shtete perendimore shpifja ndëshkohet me ligjin penal, por këto shtete kanë sisteme gjyqësore funksionale dhe Shqipëria ende po punon në këtë drejtim “, tha për Top Story Ambasadori i OSBE-së Bernd Borchardt.

Por shpifja dhe përgojimi, për ambasadorin e OSBE-së, në Shqipëri po i kalon kufijtë e tolerueshmes.

Ambasadori Borshard tregon se jurisrudenca e Gjykatës Europiane për të Drejtat e njeriut, është kufiri që ndan shpifjen nga e liria e fjalës.

Nga njëra anë, lajmet e rreme dhe shpifja janë të lidhura vetëm pjesërisht me vetëcensurën. 

Shpifja shkakton reagime zemërimi dhe mund të çojë drejt vetëcensurës. 

Nga ana tjetër, ky nivel i lartë shpifjeje dhe përgojimi që vërej këtu shkon shumë përtej asaj që është e tolerueshme. 

Të gjithë ne kemi qenë vetë viktima të shpifjeve dhe kjo është e tmerrshme. 

Askush nuk duket se është i sigurtë.

Shpifja është diçka që shkon, sigurisht përtej kufinjve të lirisë së medias dhe lirisë së fjalës”, tha Ambasadori i OSBE-së.

10 komente në “Ambasadori i OSBE: Shqipëria ta heqë shpifjen nga Kodi Penal, në vendet Perëndimore funksionon gjyqësori”

  1. ?? says:

    Kur të heq BE gënjeshtrat nga parlamenti europian,komisioni europian,këshilli BE-së. ,Do klasojm shpifjen nga kodi penal dhe civil.

    1. toni says:

      Disa media dhe analiste shqiptare jane kthyer ne vasale te agjenturave greke dhe serbe duke shpifur dhe hellur balte mbi personaze dhe politikane qe u prishin pune interesave antishqiptare te fqinjeve tane prandaj ne kod penal duhet te futet jo vetem shpifja por edhe tradhtia kombetare.

  2. tonia says:

    Nese vertete jane fjalet e diplomatit keto qe shkruhen ne kete artikull,ai eshte ose I paditur ose budalla.Nese shprehjet qe I atribuohen diplomatit jane te perkethyesit ose artikullshkruesit te tille jane ata.Mendimi qe shpifja te trajtohet jo si veper penale eshte nje mendim I atij qe e thote por jo norme , europiane e. aq me pak , boterore.Shpifja nuk ka te beje me lirine e fjales .Liiria e te shprehurit te mendimit te kujtdo qofte eshte nje e drejte qe mbaron aty ku cenohen te drejtat e dikujt tjeter.e kjo eshte e denueshme kudo ne boten e sotme.

  3. Po te kisha mundesi do ta pyesja zotni ambasadorin qe a duhet qe te poshterohet cdo njeri në Shqiperi qofte politikan apo bisnesmen, mesues apo mjek , inxhinjer apo polic, etj etj etj vetem se ju interesojnë shpifesve te injorojnë njerzit e ndershem për qellimet e tyre qofshin edhe politike apo edhe personale??? Dhe te mos mbajnë përgjegjesi???

  4. Dori says:

    Edhe ne SHBA Shpifja ne pergjithesi trajtohet nga Gjykatat Administrative.

  5. Genti says:

    Ata qe e kane mizen nen kesule dhe pislleqet e korrupsionin sheshit, gjithmone do ta ketegorizojne te verteten si shpifje. Nuk kane faj sepse jane ne konflikt interesi me te verteten. Problemi zoti ambasador, qendron gjithmone te liria e shprehjes, e cila eshte garantuar me kushtetute. Por kushtetuta ne Shqiperi ka kohe qe ka shkuar me pushime. Vjen ndonjehere per vizite vetem kur i intereson kastes politike ketu.

  6. K. M. Tusi says:

    Shpifja eshte nje arme qe pordoret per te sulmuar kundershtarin.
    Po perdoret gjeresisht, pra duhet te frenohet.

  7. 17nentori says:

    ky ambasadori edhe nga pamja edhe nga brockullat qe nxjerr… me kujton Kocin e Teto Olges. Duket goxha okllai si ay Koci vete!

  8. Tepsia Socialiste says:

    Shpifja na mban gjalle!

  9. Vladimir says:

    Ambasadori vet e pranon se jane kaluar limitet dhe na keshillon mosndeshkimin e shpifjeve.
    Shpifja duket nje jo fort e demshme krahasuar me krimet e renda. Mendoj edhe nga pervoja personale se shpifja ne keto vite tranzicioni te Shqiperise ka qene arma qe shkaterroi krejt shoqerine. Duken fjale te medha. Po shpjegohem. Vereni kryebanditet e tranzicionit. Ata jane ndertues, pronare fabrikash e hotelesh, por ndryshe nga koleget, kane nen hyqme media, te cilat rregullisht i kane perdorur e i perdorin per te thyer, shantazhuar e poshteruar çdo institucion e çdo funksionar shteti qe nuk ju “dhuron” ate qe donin. Pronat jane privatizuar si kane dashur ata se ndryshe te pervisheshin me “gazetaret” e tyre mjerane deri tek dashnoret e gjyshes, shpifin e shajn pa kontroll dhe perballe sulmesh te tilla, nepunesit te shtetit, ne se nuk eshte pjese e nje klani me te fuqishem, i mbetet te uli koken.
    Etaloni quhet Irfan Hysenbelliu.
    Eshte kjo arsyeja pse sot na mungojne nepunesit kokelarte, me personalitet e zot ne punen e tyre. (Po te mbash koken lart keta te hedhin kova me fece nga “mediat” e tyre).
    Ndaj shpifja ne mjedisin shqiptar meriton te konsiderohet si kanser qe duhet shkulur me ligje te rrepta. Gjithkush duhet te mbaje pergjegjesi per ate qe thote. Per gazetaret, ndoshta mund te parashikohen edhe denime alternative, por per pronaret e mediave qe jane ne konflikt interesi me subjektin e fyer, ligji te parashikoje burg dhe sekuestrim total te çdo pasurie te lutshme e te palutshme.
    Keshtu, si çdo Vend i madh europian, ndoshta do te kemi me se fundi Eliten e mrekullueshme te zotrinjve atdhetare botues e pronare te mediave, qe perdorin shtypin kombetar per te sheruar plaget ( jo per te ngritur pusi).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje