Këshilli i Ministrave ka vendosur rritjen me 2000 lekë të pagës minimale, duke e çuar nga 24,000 Lekë për 174 orë pune në muaj, në 26,000 lekë.
Vendimi
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 111, të ligjit nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 4, të ligjit nr.10405, datë 24.3.2011, “Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Paga bazë minimale mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 26 000 (njëzet e gjashtë mijë) lekë.
2. Paga bazë minimale mujore jepet për 174 orë pune në muaj, të kryera gjatë kohës normale të punës.
3. Paga bazë minimale orare të jetë 149 (njëqind e dyzet e nëntë) lekë.
4. Shtesat me karakter të përhershëm jepen mbi pagën bazë.
5. Vendimi nr.399, datë 3.5.2017, i Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, shfuqizohet.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i fillon efektet nga data 1 janar 2019.
Për të qeshur dhe për të qarë!
Ky myteberi rit pagat e punëtorëve privatë.Pra detyron privatin që punëtori të paguhet më shumë.
Njëkohësisht rit edhe sigurimin shoqëror që duhet të paguajnë pronarët për punonjësit.
Revolta e studentëve e dha rezultatin e parë.Ritje e taksave për privatët.Bravo kryemisër!
Kjo eshte nje rritje e madhe duke marre parasysh qe kemi te bejme me Albanistan.
–
Shqiptaret do perfitojne nje kafe me shume me kete rritje.
–
Rrofsh o udheheqes legjendar …….Marrrsh nga ditet e shqiptareve!?
–
Pra i rriti Rama dhe jo politike e shtetit?????
22% do të rriten pagat në të gjithë vëndin deri në vitin 2021.
Ja dhe nje vendim tjeter i mortjes Edvin per te zhvatur masen e madhe te fukarenjve te punesuar . Ai ngre ne leter pagen minimale qe automatikisht te ritet edhe kontributi i pageses se sigurimeve shoqerore . Nderkohe ne realitet te gjithe punedhensit privat jo vetem qe nuk do ti risin pagat reale por ne kete kohe krize po i ulin ato perdite. Te na rroje udheheqesi yne legjendar qe po e con kete popull nga gremina ne humnere.
Kjo eshte nje takse e fshehte qe i behet popullit te shumevuajtur, trim dhe sylesh shqiptar
PO PER PENSIONISTAT SI NUK MENDOVE NJE HERE, SKE FAJ SE TE JAPIN VOTAT…..