40 mijë turistë më pak nga Kosova për dy muaj, taksa e rrugës jep efektin

24 Dhjetor 2018, 12:50Ekonomia TEMA

Në tetor dhe nëntor, që përkon me periudhën që u vendos taksa e rrugës së Kombit, hyrjet e shtetasve nga Kosova kanë shënuar rënie të ndjeshme, në krahasim me të njëjtët muaj të një viti më parë.

Sipas të dhënave të INSTAT, në muajin nëntor, hynë në Shqipëri rreth 69 mijë shtetas nga Kosova, nga 93 mijë në të njëjtin muaj të një viti më parë, me një tkurrje të ndjeshme prej 27%, ose rreth 25 mijë persona më pak. Edhe në tetor numri I tyre kishte rënë me 11%, ose 15 mijë persona më pak, pra 40 mijë hyrje më pak të shtetasve nga Kosova vetëm për dy muaj.

Përjashtuar tetorin dhe nëntorin, fluksi i hyrjes së shtetasve nga Kosova kishte qenë shumë i lartë. Për 10 mujorin, në Shqipëri kanë hyrë 1.9 milionë shtetas nga Kosova, me një rritje gati 22% me bazë vjetore. Ndërsa në mes të muajit shtator filloi aplikimi i taksës së rrugës, prej 5 euro për një veturë, që duket se ka ndikuar në frenimin e lëvizjes së shtetasve nga Kosova, që edhe në periudhën e dimrit vijnë për fundjava në Shqipëri, këtë vit të favorizuar dhe nga moti relativisht i ngrohtë.

Në total, për 11 mujorin, Shqipërinë e vizituan gjithsej 5.6 milionë të huaj, me një rritje prej 16.2% me bazë vjetore. Por, në nëntor, hyrjet në total të të huajve ranë me 3.7%, në 247 mijë persona, si rrjedhojë e rënies së dukshme të hyrjeve të shtetasve nga Kosova.

Për 11 mujorin, shtetasit nga Kosova zinin peshën kryesore, me 36%, ose rreth 2 milionë persona dhe nëse vijon largimi I tyre pritet t’I japë një goditje të rëndë turizmit vendas, sidomos në zonën e Durrësit, që është destinacioni kryesor I tyre.

Në vend të dytë janë maqedonasit, me 640 mijë hyrje, ose 11.3% të totalit.

Të tretët renditen, me 498 mijë hyrje, ose 8.8% të totalit.

Në vend të katërt janë italianët, me 408 mijë hyrje ose 7.2% të totalit.

Më pas janë malazezët, me 330 mijë hyrje, ose gati 6% të totalit.

2.7 milionë të huaj kanë ardhur për turizëm në 11 muajt e parë të vitit, ose rreth 48% e totalit, me rritje prej 17% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Daljet

Shtetasit shqiptarë dhe të huaj të dalë nga vendi, gjatë muajit Nëntor 2018, janë 660.514 duke shënuar një ulje me 6,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Nëntor 2018, është 431.279 krahasuar me Nëntor 2017, ky numër është rritur 3,0 %. Numri i shtetasve të huaj të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Nëntor 2018, është 229.235. Krahasuar me Nëntor 2017, ky numër është ulur 20,1 %.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i vendit tonë në njëmbëdhjtëmujorin 2018, është 4.969.039, duke u rritur 3,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare, raporton INSTAT.

21 komente në “40 mijë turistë më pak nga Kosova për dy muaj, taksa e rrugës jep efektin”

  1. Tironsi says:

    Po clidhje ka taksa 10€ per nje turist apo gjoja beni studime.

  2. Askushi says:

    E po cja fusni po…s kote me duket.

    1. 1 says:

      Ma mire mor lal te vin vetem ata qe e kane portofolin plot jo pabuksat qe e marrin qepen e hudhren me vete dhe pijne uje depozite. U bo Tirona e Durresi pocaqi flejne 7 vete ne nje dhome hoteli. Po gazetarucat s kane mend. Te ardhurat e turizmit nuk varen nga numri por nga fuqia blerese e atyre qe vijne.

  3. Moj shqipni e mjera shqipni says:

    Nravo qeveria . Sapo humbet 1 milion euro qe keta persona do shpenzonin ne shqiperi per hotele dhe restorante.
    DHE PERSE ? VETEM QE TE FITONIN OLIGARKET 60 MIJE EURO.
    KESHTU VAZHDONI SE JENI SHUME TE AFTE ?????

  4. student says:

    A thua keta TURISTE per 5 euro e kane lene ardhjen ne SHQIPERI? Ne se PO atehere vetem TURISTA nuk mund te quhen poooorrrrrr
    nuk eshte keshtu si e shpallni ju. Eshte mire te gjeni arsyen e vertete . Kukuuuuuu ce ka gjete kete vend me keto “mendje ndritur”
    Dhe ju media nuk duhet te botoni c do shgarravine qe ju percillet.

  5. Timi says:

    Nuk besoj që për shkak të taksës nuk vijnë. Nëse hargjoj 500 eu në plazh nuk bëhet nami për 5 eu rrugë. Arsyet janë tjera. Vitin tjetër ndoshta rritet nr.

    1. albert says:

      Nese do ta lexoje me mire shkrimin, do ta kuptoje qe behet fjale per muajt tetor dhe nentor. Pra keta turista kosovare nuk vijne ne Shqiperi per 7 – 10 dite per t’i shpenzuar 500 euro, por vijne per vikend, pra per dy dite . Dhe per ato dy dite nuk jane pak 10 euro.

  6. Cobo says:

    Gjoja studim, artikull koti si perhere. Ne politikat e marredhenieve me kosoven shteti ka mare disa masa dhe Jo vetem nje. Qe te nxjeresh konkluzion marren efektet e ketyre masave ne total dhe Jo ne nje aspekt te vetem, te hyrje daljet.

  7. Bekim Peja says:

    Një taks nga 10€ për tre muaj për kontroll mjekësor në Gjermani ka zvogëluar në 30%vizitën tek mjekët . Nëse ndikojnë 10€ pagës ekstra për gjepin e gjermanëve të pasur si mos të ndikoj një shumë e njëjtë të turistët shqiptar të Kosovës.
    Nëse keni urrejtje për shqiptarët e Kosovës atë smund të jau hjek askush, por folni drejt nëse kuptoni vetëm pak nga ekonomia.
    Kemi më mijëra shembuj të ngjashëm kur një shumë shumë e vogël ndikon shumë.

    1. Xhixhi says:

      O Bekim , ne ktej nga Jugu i Shqipes i themi 1 llafi te vjeter ; S’behet burri per 1 vi¢ , , e jo me per 10 euro .

  8. student says:

    TIMI. Ta thote doktor profesori i demokracise kete dhe te mos e besosh me dukesh pa lidhje nga trute. Robi eshte lodhur per kete dhe ti me nje te rene te lapsit thua nuk e besoj. Thellohu sa nuk eshte vone. ( kete te ” akademikun ” e kemi shef e kemi kryetar partie e cfare se kemi nga do te shkojme. )

  9. Merri says:

    As. Mos vin fare ne shqiperi. Taksa eshte e turpshme, eshte per te pasuruar Kastratin, dhe jo per te mirmbajtur rrrugen. Te ket turp rama qe e vuri e te ket turp kastrati qe do te pasurohet ne kurriz te bashkfshatareve te vet.

  10. Turist pocaqi says:

    Edhe ne Maqedoni ka autostrada me pagese por kur kam per te udhetuar aty ate pagese nuk e llogarit fare. Ajo eshte sa per dy paketa cigare. Ne ka te mençur per te gjetur aresyen mire ne mos po derdellisni kot. Ndoshta nje nga aresyet eshte se kur ka fluks te madh ne vere kuptohet se ne dimer bije prurja. Aq me teper qe ketu nuk ka fare aktivitete dimerore.

  11. Anita says:

    Shume mire qe nuk vijne,,,shkoni ne Turqi,,,eshte vend I mire ATJE. ……

  12. ALI ABDULLAI says:

    NJE TURIST I HUAJ QE HYN NE SHQIPERI PRITET TE SHPENZOJE MBI 100 EURO NE DITE DUKE PERFSHIRE HOTELIN, RESTORANTIN DHE VIZITAT NE QENDRAT TURISTIKE, NESE AITIJ I KUSHTOKA KAQ SHUME AI 10 EURO BESOJ SE DO TE PREFEROJE TE FLEJE ME GJITHE FAMILJEN NE MAKINE SE KURSEN ME SHUME APO TE KALOJE NDONJ VAKT PA NGRENE.
    KETO ANALIZA MUND TI BEJNE GAZETARE QE NUK NJOHIN ARITHMETIKEN E KLASES SE DYTE FILLORE.
    JU LUTEM SHUME BEHUNI ME SERIOZ PER ATO QE SHKRUANI

  13. asd says:

    Qeveri e mencur. U nis per vetulla dhe nxorri syte. Mire tu behet.

  14. Shqiptari nga Kosova says:

    I bej thirrje qeverise shqiptare qe ta rishikoje kete takse per ne sepse humbjet jane te dyaneshme. Aresyeja per rishikim te kesajt takse eshte sepse ka shume hallexhinje te cilet vijne per aresye te ndryshme,qofte ne ndonje klinike etj.,gje qe e veshtireson poziten e njerezve te varfer. Pastaj a nuk po trumbetojme si shume bashkimin kombetar. Ku eshte morali ketu…?
    Degjoje zerin e shqiptareve te Kosoves zoti kryeminister pasi keni investuar mjafte per imazhin tuaj e te partise qe perfaqesoni(pozitivisht),me qendrimet tuaja ne favotin tone. Mos e prishni kete imazh te ndertuar me kaq mund. Pastaj a nuk jemi nje popull..? Cfar dallimi paska fshatari i Hasit te Kukesit me fshatarin e Hasit te Prizrenit…?

  15. Genti says:

    Une po te isha nga Kosova as do ja shikoja me syte Shqiperise . Te te vene gjobe kalimi dhe te vish prape.
    Bejuni naftin. Mos pasuroni Kastratin dhe xhepat e graqirave te tjere. I bojkotoni!

  16. kuksiani says:

    I BEJ thirrje edi rames te rrise taksen e rruges te kombit nga 5 euro ne 15 euro,,,,,kjo rruge eshte rruge malore dhe ka dy tunele me 5 km,,,kosto e mirembajtjes eshte shume e larte,,,,,,,PAGESA E TAKSES 5 EURO ME DUKET SHUME E ULET,,,,,,,ME 15 EURO MBULOHET MIREMBAJTJA…..////

  17. Xhixhi says:

    Po hajt mor burr , se S’behet burri per 5 €
    S’del nga viti me 5€

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje