Ministria e Infrastruktures dhe Energjisë ka dhënë detaje rreth procedurës konkuruese për dhënien me koncesion të Aeroportit të Kukësit.
Përmes një deklarate për mediat, ministria bën me dije se “Komisioni është duke vazhduar shqyrtimin e të gjithë dokumentacionit të paraqitur në formë elektronike nga ky bashkim shoqërisë dhe oferta financiare e paraqitur nga Global Technical Mechanics shpk dhe Bami shpk është: Total vlera e investimit (CAPEX): 7.999.393 euro pa tvsh”.
“Afati përfundimtar për dorëzimin e ofertave nga operatorë të ndryshëm ekonomik në këtë procedurë konkuruese ka përfunduar me datë 20.12.2018.
Komisioni, pas hapjes së ofertave konstaton se ka paraqitur ofertën e tij për këtë procedurë një operator ekonomik dhe më konkretisht bashkimi i përkohshëm i shoqërive Global Technical Mechanics shpk dhe Bami shpk, ku në marrëveshjen e bashkëpunimit midis tyre është përcaktuar se 30% e punimeve, nëse do të akordohet kontrata e koncesionit/ppp, do të kryhen nga Global Technical Mechanics shpk dhe 70 % nga Bami shpk.
Një nga kriteret kualifikuese të kësaj procedure ishte pjesëmarrja e një shoqerie/ekspertesh me përvojë në fushën e operimit dhe manaxhimit të aeroporteve e pajisur me licencat përkatëse lëshuar nga autoritetet ndërkombëtare të aviacionit, nëpërmjet një marrëveshje/kontrate me operatorin ekonomik.
Në dokumentet e dorëzuara nga konsorciumi që ka paraqitur ofertë në këtë procedurë gare është përfshirë dhe marrëveshja mes konsorciumit dhe kompanisë hollandeze NACO me eksperiencë në fushën e menaxhimit dhe administrimit të aeroporteve.
Komisioni është duke vazhduar shqyrtimin e të gjithë dokumentacionit të paraqitur në formë elektronike nga ky bashkim shoqërisë dhe bën të ditur se oferta financiare e paraqitur nga Global Technical Mechanics shpk dhe Bami shpk është: Total vlera e investimit (CAPEX): 7.999.393 euro pa tvsh.
Pas përfundimit të procesit të shqyrtimit të dokumentacionit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë do të informojë median dhe opinionin publik në lidhje me vendimmarrjet e mëtejshme të komisionit në këtë procedurë konkuruese.” – thuhet në deklaratën e ministrisë. (TemA)
Aeroport i Kosovarve ndertuar me zyre ne Anadoll besoj……
–
Do ta qujme Aeroporti “Erdogan Byrazer”
PO AIR ALBANIA a do ulet ne kukes o xheba…/////??????
Duket kuksi si kuvajt.
Emri i aeroportit esht “kuksisti mul bin noka al salah”
Kurse kuksoret do hjekin qeleshet e do veshin callma.
Meqe ra rasti emri kuvajt vje nga pellazgjishtja ku,..,vajti….ku shkoji pra.
Ka gjasa qe nafta,vajii gurit pra,te jet shpjegimi nga shqipja.
Ku ka vaj t gurit.
Kuvajt.
London shpjegohet nga shqipja pellazge .
London. Londin.
Lendine.Shesh pra lendin.fush anes lumit.
Nju jork.
Nue e Jorgo
Dy emra te shqiptarve pellasg.
Themelusit e nju jorkut.
Nue,nju
Jorgo.jork
Nuja ishte prej malcie.
Gjermani.
Gjer. M. Ne anije.
Gjer ke anija
Gjer n anije
Gjermani.