“DH Albania”, kompania e cila falsifikoi dokumentet në tenderin e “Unazës së re”, nuk është e vetmja që do të hetohet. Pas shpërthimit të skandalit, Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimin edhe për dy lotet e tjera të tenderit, që janë fituar nga “Salillari” dhe “Viktoria Invest”.
Burime nga Prokuroria thanë për Top Channel se, kanë dyshime për abuzim në të trija lotet e tenderit me vlerë 40 milionë euro, ku më i forti është ai i skemës identike të tenderimit, me një ofertë të vlefshme dhe një tjetër fiktive.
Sipas Prokurorisë, këto dyshime forcohen edhe nga fakti se oferta fiktive në të trija lotet është bërë nga e njëjta kompani, “Vëllezërit Hysa”, për të cilën Prokuroria dyshon se është përdorur si koperturë në tenderin e paracaktuar.
Prokurorët kanë kërkuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dokumentacionin për të trija tenderat dhe mësohet se kanë nisur verifikimin e procedurave.
Tenderi për “Unazën e re”, në segmentin nga “Pallati me shigjeta” deri te rrethrrotulimi i “Shqiponjës”, shkaktoi debate të forta publike për vlerën 40 milionë euro të prokurimit. Fillimisht, skema e njëjtë e prokurimit në të trija lotet u denoncua nga Partia Demokratike si një aferë korruptive.
Por, skandali kulmoi kur në media u publikuan fakte se kompania “DH Albania”, fituesja e lotit të parë me vlerë 18 milionë euro, kishte falsifikuar firmën e Sekretarit amerikan të Shtetit. Tashmë Prokuroria ka vënë nën hetim të gjithë tenderin e “Unazës” dhe atë të linjës elektrike Peshkopi-Burrel, duke përfshirë jo vetëm dy institucionet shtetërore ARRSH dhe OST, por edhe kompanitë pjesëmarrëse.
.. KUPTOHET , NE KRYE JANE MAFIOZET E ” PA PREKESHEM ” QE E KANE BERE MONOPOL SHTETIN KETE TRIDHJET VJECAR ..!
Kjo duhet anulluar e tera dhe te hidhet ne tender nderkombetar. Nuk ka kuptim qe ta ndash nje veper kaq te vogel ne 3 lote. Avantazhi i ekonomise se shkallesh pra i uljes se kostos per ndertimin e saj bie teresisht. Gjiknuri duhet te mbaj pergjegjesi personale per kete mefshtesi te drejtesise qe ai drejton. Eshte nje koqe i paafte. Te ishte per te DH Albania do kishte marre parate me dokumenta te fallcifikuar dhe per kete dikush duhet te mbaje pergjegjesi nga ministria (deri te ministri), se deri tani askush nuk ka dal me faj, te pakten per neglizhence.
Kjo eshte nje afere e tmerrshme. E mbeshtes Ramen per prishjen e ndertimeve pa leje, dhe moskompensim per zapturesit dhe ndertuesit e tille. Por gjithe kjo kauze e tij bie kur lejon pazarlleqe te tilla. Ai duhet ta shkarkonte gjithe zinxhirin e struktures qe mori pjese ne kete tender dhe hodhen firmen per te. Jane totalisht te paafte.
Keat thone gjoja burime nga Prokuroria dhe e quajne lajmin te vertete. Kjo eshte loje e qelbur e gazetareve qe genjejne. Ose thuaj emrin e burimeve te Prokurorise ose mos ha mut e shpernda lajme te paverteta. Nuk ka ‘burime nga Prokuroria’ ne shtyp. Ne shtyp ka z. X ose z. Y thote qe kemi te dhena per kete. Atehere eshte lajm i besueshem. Po, edhe une mund te them qe burime nga Policia thone qe keto jane lajme te rreme, te perhapura nga fake media dhe fake gazetare.
Po cfare dyshohet?! Ajo kuptohet plotesisht. Mendo nje kompani, qe hyn ne ntender dhe nuk paraqet oferte. Atehere pse hyn ne tender.
Pastaj, ka kaq vjet qe tenderet fitohen me nje pjesemarres dhe fondin limit, pra me maksimukmin e vleres.
Pse shkruani gjera, qe i kuptojne edhe femijet! Te gjithe jane ne valle. Edhe ata, qe ishin dje. Edhe ata qe jane gjithnje ne mes. Edhe ky nqe drejton sot. E, po vazhdoi keshtu, i tille do jete edhe ai qe vjen neser.
Tu sekuestrohet pasuria te gjithe kompanive qe kane marre pjese ne tender me dashje apo pa dashje.