‘Zbutet’ Kina: Nga 1 janari pezullon tarifat shtesë për makinat e SHBA

14 Dhjetor 2018, 12:24Ekonomia TEMA

Kina njoftoi se do të pezullonte  tarifat shtesë për makinat e bëra nga Shtetet e Bashkuara nisur nga 1 Janari.

Sipas Reuters, ministria e financave të Kinës tha se do të pezullojë tarifat shtesë për automjetet dhe pjesët e makinave të prodhuara në SHBA për tre muaj duke filluar nga 1 janari 2019.

Qeveria do të pezullojë tarifat 25 për qind në 144 automjete amerikane dhe pjesë automjetesh si  dhe 5 për qind tarifat në 67 automjete në mes të 1 janarit dhe 31 marsit 2019 – njoftoi ministria në një deklaratë në faqen e saj të internetit.

Ministria e Financave gjithashtu tha se shpresonte që Kina dhe Shtetet e Bashkuara të shpejtojnë negociatat për të hequr të gjitha tarifat shtesë për mallrat e njëri-tjetrit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje