Status “vip” për bizneset e “pastra” – Sipërmarrësit nuk shfaqin interes, s’ka aplikime

21 Dhjetor 2018, 21:15Ekonomia TEMA

Bizneset shqiptare që janë transparente me administratën doganore kanë mundësinë të marrin një status “vip”, apo i quajtur në gjuhën zyrtare status i Operatorit Ekonomik të Autorizuar (OAE) i cili do të lehtësonte ndjeshëm tregtinë, por që sipërmarrjet nuk kanë shfaqur interes dhe nuk kanë aplikuar. Për këtë, Ministria e Financave ia faturon fajin doganave.

Ndërsa përfaqësues të doganave shprehen se e kanë bërë punën e tyre dhe kanë informuar bizneset lidhur me përfitimet që do të kenë, por aplikimet mungojnë pasi sipërmarrja është skeptike.

Në mbledhjen e gjashtë të Komitetit Kombëtar të Lehtësimit të Tregtisë u adresuan një sërë problematikash, dhe bizneset kërkuan që të përgatitet një paketë e plotë me propozime dhe zgjidhje konkrete në mënyrë që me marrjen e drejtimit të CEFTA-s në Janar të 2019, të mund të adresohen.(SCAN)

1 komente në “Status “vip” për bizneset e “pastra” – Sipërmarrësit nuk shfaqin interes, s’ka aplikime”

  1. J says:

    Nuk ka kërkesa sepse nuk janë të pastra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje