Protesta e studentëve, Arben Ahmetaj: Që në 1 janar ulim tarifat e universitetit

18 Dhjetor 2018, 22:00Ekonomia TEMA

Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, tha në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi në RTSH se qeveria është e gatshme të plotësojë kërkesën e studentëve për uljen e tarifave që në fillim të vitit të ardhshëm.

“Tarifat, që nga 1 janari. Rritjen e subvencionimit nga ana e qeverise që shkon rreth 15 milion dollarë, jemi të gatshëm ta bëjmë menjëherë”, u shpreh Ahmetaj.

Sa i përket rritjes së buxhetit për arsimin në 5% të PBB, Ahmetaj tha se plotësimi i kësaj kërkese kërkon kohë.

“Është e mundur, por 5% kërkon kohën e vet ndër vite,” tha Ahmetaj, ndonëse nuk pranoi se premtimi i PS për ta çuar buxhetin për arsimin 5% të PBB, parashikonte përmbushjen brenda 1 mandati qeverisës.

Ahmetaj komentoi edhe kthimin e Buxhetit 2019 në parlament nga Presidenti I Republikës.

“Presidenti ka bërë edhe politikë me atë kthim sepse nuk ka nevojë të kthehet buxheti. Janë instrumentat që na japin mundësi që ne të akomodojmë kërkesat e studentëve”, tha ministri Ahmetaj në RTSH.

2 komente në “Protesta e studentëve, Arben Ahmetaj: Që në 1 janar ulim tarifat e universitetit”

  1. mirel says:

    Studente, hapni syte. Se ku ka dore ky pisi ka dore dhe poshtersia.
    Do katandisen tarifat si ato te Kukesit. Shqiptaret prape po e paguajne.
    Kerkoni ndryshimin e ligjit.
    Heqjen e ministres. Dhe HEQJEN e tarifave fare..te gjitha tarifat te hiqen..
    Te mos keni iluzione te tjera. Mos u dekurajoni nga kurva qe kerkojne tju zhbejne.
    Vazhdoni protesten.

  2. rexha 10 says:

    NE FILLIM DO TU THUASH SE PERSE ESHTE NGRITUR TAKSA E REGJISTRIMIT?.
    PASTAJ TAKSA E PROVIMEVE SHPJEGOJA STUDENTEVE SE CFARE SHERBIMI AFROJNE KETA PAGESA?.
    PARA SE TE BEHEJ MINISTER ISHE I ZI NE FYTYRE ,TANI JE ZBARDHUR . DERI DJE THONIT SE DUHET TE DIALOGOJME ,SE NUKE ESHTE E MUNDUR SBEVENCIONIMI ; SHQIPE RIMBURSIME I PAGESAVE UNIVERSITARE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje