Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë ka goditur rajonin e Katanias në Itali. Lëkundjet janë regjistruar në orën 03:19 në veri të rajonit.
Katër persona kanë mbetur të plagosur, ndërsa dëmet materiale janë kryesisht në banesa dhe kisha.
Për shkak të dëmtimit të asfaltit në disa segmente, është mbyllur përkohësisht autostrada Catania-Messina.
Instituti Kombëtar i Gjeofizikës bëri të ditur se tërmeti e ka pasur hipoqendrën 1 km në thellësi të tokës, në afërsi të komunës së Viagrandes dhe Trecastani-t.
Lëkundja e parë është pasuar edhe nga 10 të tjera të lehta. Tërmeti vjen vetëm 24 orë pasi Etna, vullkani më aktiv në Europë, nisi të shpërthente.(TemA TV)