Ndërtoi 4 dhoma pa leje: Basha refuzon që inspektorët të IMT të bëjnë verifikimet, bashkia i lë 5 ditë kohë

27 Dhjetor 2018, 18:23Politika TEMA
Ndërtoi 4 dhoma pa leje: Basha refuzon që inspektorët të IMT

Pas publikimit nga media të pamjeve nga shtesa e 4 dhomave pa leje që ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka bërë në apartamentin e tij në katin e 12-të që gjendet në rrugën “Dervish Hima”, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka nisur verifikimin e faktit në terren.

Inspektorë të IMT-së janë paraqitur gjatë ditës së sotme në apartamentin në pronësi të kreut të opozitës, Lulzim Basha për të bërë verifikimet e nevojshme nëse gjendja aktuale e tij është në përputhje me dokumentacionin dhe planimetrinë mbi të cilin është dhënë leja e ndërtimit të pallatit.

Por ndonëse kreu i PD-së hodhi poshtë si të pavërtetë lajmin e shtesës në apartamentin e tij, duke pretenduar se leja që i ka dhënë vetes në kushtet e konfliktit të pastër të interesit nuk është zbatuar, ai nuk i ka lejuar punonjësit e IMT-së që të bëjnë detyrën e tyre që u ngarkon ligji për të bërë verifikimin përkatës.

Ndaj i gjendur në këto kushte IMT-ja i ka dorëzuar kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha një shkresë zyrtare ku i lënë 5 ditë afat për të dorëzuar gjithë dokumentacionin tekniko-ligjor për apartamentin e tij dhe shtesën që ka bërë me lejen që i dha vetes së vet gjatë kohës që ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Specialistët e IMT-së kanë kontaktuar në hyrje të apartamentit një nga bodyguardët e Bashës, i cili ka marrë në dorëzim edhe njoftimin zyrtar për dorëzimin e dokumentacionit të kërkuar.

“Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT), Bashkia Tiranë bazuar në kompetencat e ngarkuara nga ligji, si dhe referuar indicieve dhe ankesave të depozituara dhe administruara nga IMT, Bashkia Tiranë, lidhur me apartamentin e ndodhur në adresën Rr. “Dervish Hima” dhe “Skerdilajd Llagami”, Kulla 2, Kati 11/12 i banimit, për shkak të mungesës së aksesit në ambientin e sipërpërmendur, lutemi që brenda afatit 5 ditor të dorëzoni pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Tiranë, dokumentacionin tekniko-ligjor në lidhje me apartamentin në pronësinë tuaj”, thuhet në shkresën që IMT-ja i drejton Bashës dhe bashkëshortes së tij, Aurela Isufi.

Në banesën e tij pranë Parkut të Liqenit, pas ish-Stadiumit “Qemal Stafa”, kreu i PD-së ka bërë plot 4 dhoma shtesë pa leje.

Të ndara në katër këndet e katit të fundit ku banon, Basha ka ndërtuar 4 dhoma pa leje. Në njërin krah ka ndërtuar shtesë dykatëshe me dy dhoma dhe në krahët e tjerë ka ndërtuar dy dhoma njëkatëshe.

15 komente në “Ndërtoi 4 dhoma pa leje: Basha refuzon që inspektorët të IMT të bëjnë verifikimet, bashkia i lë 5 ditë kohë”

  1. Alto Gjekmarkaj says:

    Inspektora bq! Jeni perfaqesues te republikes ne sektorin perkates dhe ju ben zhele nje bodigard i lulushit! nxirrni armen bodigardit jepni 10 sekonda per tu zhveshur lakuriq ose vriteni, ishte vetembrojtje, e nxorri ai armen i pari, po ju jeni kelyshet e sistemit. Ky shtet me kete fasade partish do bjere shpejt. PS, PD, LSI jane paterica te njera tjetres, ketu eshte establishmenti postkomunist kundra nje populli te tere. Amerika ka investuar mund, para e diplomaci ne Shqiperi nuk ka per te lejuar qe nje bande kriminelesh ta armiqesojne me popullin Shqiptar po do i qeroje ata familjarisht e farefisnisht. Dikush mendon jo farefisnisht se perendimi nuk logjikon ashtu: gabohen, ata qe sundojne Ameriken jane tribale dhe tribalista dhe e konceptojne cdo gje farefisnisht!

    1. KUJTIM PUSHKA says:

      Ligji duhet te zbatohet per cilindo qofte
      Basha Genjeshtari duhet te pranoi vet verefikimin
      CDO dit ciret per gjera te tilla
      Veten nuk duhet ta perjashtoi
      Po ky thot beni si them une
      Mos shikoni se cbej Une
      Ligji eshte njelloj PER te tere o Bsha Adoleshent
      O Mashtrus o Genjeshtar

      1. pensionist says:

        a man mos ja prishni ,
        se do te marre demshperblim nja 10 milion te tjera euro .
        ashtu si i mori per pallatin ne vlore .

    2. Viktor says:

      Bravooo per komentin.

      1. Sauku says:

        E paskeni fy rond,jo mer se nuk jan t’vetat,ai dreq kunoti se c’ka ngaturru pa
        dijenine e Bashes,ky i shkreti per t’qa hallet e popullit e ka mor,per t’miren tuj.
        E merito me u bo KM. t’vej ne ky icik dhjome,ky ska bo fajde n’kurbet si Rama
        Kta jane t’gjithe i tuf edepsizash te pa ngopun

  2. ? says:

    Po qe se refuzon inspektorët. ,pranon fajësin kryetari PD-së.

  3. ben says:

    Ky debil kerkon te behet K.Ministri Shqiperise. Ku jeni more “demokrate”. Kete legenin qe nuk zbaton ligjet doni te na vini ne krye te shtetit?

  4. nardi says:

    duhet te japi shembullin personal qe bashkpunon me ligjin dhe tu mbylli gojen medjave per te pavertetat qe hidhen mbi figuren e tij, sic i ka pergenjeshtruar gjithmon.

  5. xhoxhi says:

    Inspektorët nuk kanë pse lodhen.Po të ishin në rregull ndërtimet ai do i lejonte por meqë ka bërë siç deshtë kur ishte në bashki nuk i lejon.Jo veëtm duhet dënuar ky qen por dhe të prishen menjëherë me shpenzimet e tij.Ligji për të gjithë

  6. Aleksander Thana says:

    Merreni me kater dhoma te lulushit-karabushit. Pse nuk merreni me 400 milione dollaret e vjedhur te ketij kamarieri serbo-rus dhe t’ua jepni studenteve si dhurate nga shqupi.

  7. Dixhiderrisha says:

    Mos na bëni për të qeshur.( me pahir, se në fakt na vjen për të uluritur). Me gjithë mend e keni se do ndërhyni te shtesa
    e kryehajdutit?! E harruat pallatin në det në Vlorë?! Ai zhvati një dorë të vogël (13<230) për pushtimin e detit dhe si këmbim
    nënshkroi 18/5/2017. Tani, mos doni të nënshkruajë18/5/2019 dhe të rrëmbejë ndonjë dorë…??! S'ka rëndësi sa, mjafton të jetë me 6 zero.

  8. Mitka says:

    E mo inspktoratura su shkoj mire Rrojegardhin e Bazhibozukut trima me flete…

  9. degelisi says:

    Gazeta “Tema”
    Bodyguard, badigard ne shqipe quhet “truproja”

  10. mergim tari says:

    Nuk kane vajtur, genjejne.
    Si mund te shkojne atje siper kur nuk ka ashensor??.
    Ascensorin e ka marre “gjermane”.
    Duhet te shkojne me helikopter ose me vinç.
    Te presim.

  11. shqiptari says:

    ky psikopati duhet ti hapte deren,te trego se esht I mature dhe I pjekur me duket se do te shtyj me raporte si rruga e kombit ,babzija nuk ka Kufi nuk ngopen ropqirt ,kryetari I opozites ,thuhet QE basha ka qen ne gjum dhe nuk zgjohet Deri ne fund te prillit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje