Opozita gjen kauzë të re, LSI thirrje Sandër Lleshajt: Nesër do protestojmë me meme, pushka top t’u bëftë hajde na arresto të gjithëve

27 Dhjetor 2018, 17:22Politika TEMA

Pas pushimit të tubimeve masive studentore, tashmë shpresa e opozitës është varur te Genc Sejko, një emigrant që vjen nga Anglia për të protestuar.

Përgjigja zyrtare e institucioneve lidhur me protestën, është shndërruar në kauzën e më të re të forcave opozitare të cilat i bëjnë thirrje ministrit të Brendshëm Sandër Lleshi që të lejojë marshimin para Kryeministrisë.

Protestës, thuhet se do t’i bashkohen edhe militantë të PD-së dhe LSI-së.

Ndërkohë, deputetja Silva Caka, sfidon Lleshajn duke thënë se Lëvizja Socialiste për Integrim do dalë të protestojë dhe ai mund të shkojë t’i arrestojë nëse mundet.

Ndër të tjera ajo shkruan:

“Z. Lleshi/aj, dje, nëpërmjet Z. Kastriot Skënderaj, refuzoi të jepte autorizimin për mbajtjen e një proteste paqësore, përpara Kryeministrisë, në orën 17:00, me arsyet më banale të mundshme.
Z. Lleshi/aj, me bekimin e atij që e propozoi si Ministër nga Tweeter-i, haptazi cënon dhe shkel një të drejtë kushtetuese të njeriut, atë për të protestuar.

Z. Lleshi/aj, Neni 47/1 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë thotë qartë se: “Liria e tubimeve paqësore dhe pa armë, si dhe e pjesëmarrjes në to është e garantuar.”.
Gjithashtu, në Pjesën e Dytë të Kushtetutës, në Nenet 15, 16 dhe 17 të saj, garantohet ushtrimi pa kufizim dhe pengesë i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Protesta tashmë është deklaruar nga organizatorët, si një organizim paqësor dhe të vetmet “armë” që do të përdoren, me siguri do të jenë MEME-t e Genc Sejko, të cilave Kryeministri u trembet aq shumë, pasi e nxjerrin cullak dhe pa propagandën e tij; janë mjete që e trajtojnë ashtu siç e meriton: si një copë debili!

Në të gjitha sistemet e së drejtës, në rastet e konfrontimit të dy të drejtave, njihet parimi i prevalimit të të drejtave, sipas të cilit garantohet më parë e drejta me rëndësi më të madhe dhe që gjendet e sanksionuar më lart në hierarkinë e normave, pra konkretisht: e drejta për të protestuar, prevalon mbi të drejtën e qarkullimit rrugor pa pengesa (a përbën një të drejtë kjo?!?!).

Kryeministri dhe adjutanti i tij Lleshi/aj, nuk kanë shqetësimin e pengimit të qarkullimit; në të vërtetë kanë frikën se mos edhe ata që qarkullojnë me makina, i braktisin mjetet e tyre dhe i bashkohen Protestës së Diasporës!

I kujtoj Z. Lleshi/aj se Neni 250 i Kodit Penal të R.Sh., thotë se: “Kryerja e veprimeve ose dhënia e urdhrave arbitrare, nga ana e punonjësit që kryen një funksion shtetëror ose një shërbim publik gjatë ushtrimit të detyrës së tij, TË CILAT PREKIN LIRINË E SHTETASVE, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.”.

Gjithashtu Z. Ish-Ushtarak Aktiv (e këtu i tërheq vëmendjen edhe Z. Skënderaj, që firmos “derr në thes”), mos harro që zbatimi i një urdhri haptazi të paligjshëm, cilësohet si vepër penale si nga Kodi Penal, ashtu edhe nga Kodi Penal Ushtarak, prandaj nëse ke ende pak ndërgjegje ish-ushtaraku, bën mirë të ftillohesh!

Të cënosh dhe shkelësh të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të garantuara në Kushtetutë e ligje, është pa diskutim një urdhër haptazi i paligjshëm e ti zotëri, je betuar se do zbatosh Kushtetutën dhe ligjet gjatë ushtrimit të detyrës tënde si Ministër i Brendshëm!

Megjithatë, ajo paçavurja që ideoi Kryeministri, hartove ti dhe cikloi Z. Skënderaj, nuk ndalon askënd, po askënd ama, që nesër t’i bashkohet protestës, përkundrazi, na nxit të bëhemi më shumë!

Unë nesër, në orën 17:00, do të jem në protestë përpara Kryeministrisë! Do dal atje e do përfaqësoj motrën time, emigrante në Itali dhe vëllanë tim, që shumë shpejt do marrë rrugët e Gjermanisë…

Punë e madhe se nuk dhënke ti lejen për protestë!!!
Aty do jem unë dhe shumë të tjerë si unë!

Pushka top t’u bëftë, hajde e na arresto të gjithëve!”, shprehet deputetja e LSI-së. (TemA)

17 komente në “Opozita gjen kauzë të re, LSI thirrje Sandër Lleshajt: Nesër do protestojmë me meme, pushka top t’u bëftë hajde na arresto të gjithëve”

  1. ?? says:

    Po të ishte LSI me Kryeministër. atëher vëndi do kish marrë pamjen e Jemenit.Do kishim falimentuar dhe shitur vëndin me çmim skrapi.

    1. KUJTIM PUSHKA says:

      Lsi KRIMBI qe ha shqiperine
      Vjen nje fundurin e quajm Diaspore
      Pse nuk thon po vjen Mona me nje Rugac
      Dhe LIKE FLOLIRI
      BASHA BERISHA MASHTRUS

    2. SigmaTaus says:

      O Minister q… robt letyrave qe vijne nga brenda dhe nga jashte, plehrat e LSI do ta bejne Shqiperine, ende u djeg ne dore lapsi dhe blloku i Dritan Priftit, populli nuk harron dhe asaj shkerdhates se LSI do t’i vije dita heret a vone se bashku me kokedaullen, simbolin e korrupsionit.

  2. Iliri says:

    Me siguri qe do vazhdoni traditen e te protestuarit enverist me anen e fletrrufeve

  3. ErionS says:

    …po na I jepni sidoqofte keto arsyet “banale” qe te kemi nje imazh me te sakte edhe ne injorantet qe degjojme vetem nje ane te historise…sa per pushke ..uleni tonin se s’u ka vrare njeri deri tani :):):)

  4. Illyria-Shqiperia says:

    Llumi i shoqerise eshte bashkuar ne lsi.

  5. Ai says:

    Marshim me nja 1 vetë.

    Latë nam.

    Pastaj kush është ky njëherë??

    Me ç’të drejtë del ky në emër të diasporës?

    Po mire atëherë qenka e drejtë të ngrihet dikush tjetër kështu kot e të shkojë te protestojë para oborrit të shtëpisë të këtij tipit.

  6. taku says:

    Cfare mjerimi
    Silva cak-caku trime e madhe,,,
    Ku I ka gjet Mona keto zvarranike qe I perdor si I do bytha

  7. Rend dhe Liri says:

    Z. Lleshi/aj asht i kjarte si minister, ushtarak dhe njeri dinjitoz! Por ka vec nje problem se Znj. Caka/kaka nuk e pranon kollaj idene e nje ministri qe nuk pyet Liken dhe Monen qe ja njofin t’kalumen dhe ja ka frike te ardhmen.

  8. Krejmadhi i nanes vet says:

    Sa pordhe qe ke moj , sa arrogante qe je moj, po na plasi bytha se edhe ti do te jeshe ne proteste dhe se vellai yt(do te shkoka ne Gjermani si emigrant…Kujt ia shet keto moj “perfaqesuses e popullit”Ceshte kjo “trimeri” moooooj???Apo e ke shpresen ke Monka e ke Ilri dmth te parate e tyre….Mblidhni mendjen se cdo durim ka nje kufi o neofashistet e LSI-se.Hajt thyfshi qafen !

  9. Arben says:

    Kurvat e Shqiperise me kryekurven KRYEMADHI DO T’ju shrypet koka ,jeni duke protestuar qe te shkaterrohet Shqiperia dhe per te mbuluar vjedhjet.LSI njihet tani katerciperisht qe eshte nje parti hajdutesh dhe bastardesh.SPAK PO JU PRET ,JU E DINI QE DO TE HETOHET NGA VITI 1991,prandaj kerkoni me domosdo te shmangeni hetimeve.

  10. Xhike says:

    Trime e madhe je
    Edukaten e ke.minimale

  11. era! says:

    Nuk e njoh kete kurven e leshelise.A eshte gje e mire apo….

  12. drino says:

    MOS U MERNI ME KETO BUNDRA…… LE TE Q*EN….

  13. pensionisti says:

    Kush jeni ju qe nuk pyesni per organet e ruajtjes se rendit ? Kush jeni ju qe jepni ultimatue : “Ejani na qelloni me top? C’fare ju duket vetja ju “studenteve ” te kafeneve e jo te auditoreve ? Jeni studen qe do te thote se jeni duke studiuar ,qe do te thote se ende kini nevoje te mesoni? Mos valle u ka hyre vetja ne qef e doni qe shteti te veperoj sipas deshores tuaj ? Mos kujtoni se jeni me te ditur se prinderit tuaj? Mos kujtoni se po folet ju foli perendia ? Student uleni bishtin se e kini ngritur shume . Ligji eshte ligj e nuk bene dallime . Student ,mos u beni lovace qe Berisha, Luli .djali politik i Berishes , dhe llapaqenia MOnika t’u perdorin per qellimet e tryre. PO,po nje pjesa juaj jeni shume te dobet ne mesime e kerkoni te perfitoni. Ulni koken e kerkoni ata qe u takjone e mos u mburrni para ministrit te brendshem ,se nuk jeni Mesia. Jeni femijet tane e ua dim se sa mend kini…. Shkoni i korigjoni ato parrullat tuaja e pastaj i mbani ne dore. Me duket se po beheni si te rinjte kiniz ne revolucionin kulturor. Besoj se nuk e dini,po pyesni baba Saliun se ai ka jetuar ate periudhe prane Partise se PUnes.

  14. Babale says:

    Hani se u be sivjet!

  15. Luli says:

    Pse s’mereni me seks po mereni me protest. Dimer, ne krevat eshte me ngrohte se ne rruge. Ose lakuriq ne bulevard, ashtu e rrezoni Ramen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje