Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, tha se vitit 2018 në Shqipëri krijoi një situatë të trishtueshme, pasi sipas tij, politika shqiptare prodhoi një konflikt të riciklueshëm.
Ai foli në rubrikën “Opinion” në News 24 edhe për Kodin Zgjedhor, teksa tha se dy partitë kryesore nuk kanë një vullnet për të ndryshuar gjendjen.
Duka shtoi se gjasat janë që të shkohet në zgjedhje me të njëjtin Kod Zgjedhor.
“Momentalisht ka një situatë të trishtueshme në Shqipëri. Ajo që të bënë të ndjehesh jo shumë mirë është fakti se riciklohet konflikti politik.
Mbyllja jo e mirë e 2018-s, jo vetëm politik, nuk është e mirë.
Sot kemi në Parlament deputetë pa vota direkte. Partitë e mëdha dakordësohen për kodin zgjedhor.
Partitë e vogla janë të paralizuara dhe kërkoj ndryshimin e kodit, sepse njerëzit nuk zgjidhen, por emërohen.
Kemi zhvilluar takime jo shumë të programuara, por herë pas herë jemi konsultuar.
Unë kam qenë kundër bojkoti të parlamentit dhe këtë ia kamë thënë edhe Bashës”, tha ai.
Gjithashtu Agron Duka u shpreh se pavarësisht situatës dhe klimës politike në vend, partia që ai drejton do të jetë në zgjedhjet lokale në të gjitha bashkitë e vendit.
“Sipas meje po, sepse duket se nuk ka vullnet pozitiv nga të dyja palët.
Po të duan edhe brenda dy ditësh përmirësojnë atë që duhet të përmirësohet. Duket si situatë kaotike.
Ka patur deklarata se me Ramën kryeministër nuk hyhet në zgjedhje.
Kjo situatë strukturat e djathta i vë në pozita pasive.
Ne jemi të prerë të marrin pjesë në zgjedhje, duke tentuar të fusim anëtarë në këshillat bashkiake në 61 bashki të vendit.
Protesta e studentëve është e drejtë.
Kryeministri ka pranuar se ka probleme me tarifat, konviktet dhe me mësimet.
Fakti ku ai shprehet se kërkon dialog, do të thotë se disa pika nuk mund të plotësohen dhe prandaj kërkon të dialogojë”, tha ai.
fatmir mediu nuk shifet me sy