Paralajmërimi i kardiologëve: I ftohti shton rrezikun e infarktit

27 Dhjetor 2018, 13:15Lifestyle TEMA

Ata që vuajnë nga problemet e zemrës duhet të bëjnë kujdes gjatë dimrit. Ushqimi, alkooli, udhëtimet për t’u takuar me familjarët, orët e munguara të gjumit dhe i ftohti janë shkaqet, të cilat të kombinuara, çojnë në rritjen e numrit të infarkteve.

Një studim suedez i publikuar në revistën “British Medical Journal” ka nalizuar 300 mijë raste infarktesh në periudhën 1998-2013. Periudha para Krishtlindjeve shënon zakonisht një rritje me 37% të infarkteve, që në ditën e festës zbret në 27%, për të arritur në 20% në 1 janar.

I ftohti mund të ndikojë negativisht në shëndetin kardiovaskular te njerëzit, enët e gjakut të të cilëve nuk janë në gjendje të mirë. Në fakt, rritja me 8 gradë e temperaturës zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër me 3%.

Kardiologët këshillojnë të shmanget lodhja, si heqja p.sh. heqja e dëborës, sidomos në mëngjes. Kombinimi i lodhjes dhe temperaturave të ulëta mund të jetë një armik i vërtetë për zemrën dhe të rrisë rrezikun e një infarkti deri në 34%.  (TemA TV)

2 komente në “Paralajmërimi i kardiologëve: I ftohti shton rrezikun e infarktit”

  1. ? says:

    S’kemi nevojë të bëjm 7 vite mjekësi për të nxjerrë konkluzione se hipothermy është faktor kryesor te vdekja e atyre pa domicile fiks.

  2. beni says:

    Sa më shum magnezium se nuk ju gjen xhec??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje