Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se Kosova është e gatshme për dialog me Serbinë dhe për arritjen e një marrëveshjeje, gjithëpërfshirëse dhe balancuese.
Sipas presidentit Thaçi, marrëveshja eventuale me Serbinë, do të jetë në interes të paqes.
Ai shprehu besimin e tij se një marrëveshje me Serbinë është e mundshme.
“Ne do të punojmë shumë seriozisht si Kosovë, duke iu përgjigjur nevoja të vendit për fqinjësi të mirë, që në muajt në vijim të ndodh dialogu me Serbinë dhe të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, që Kosova ta fitojë njohjen nga Serbia dhe anëtarësim në OKB”, tha Thaçi gjatë konferencës të fundvitit.
Sipas Thaçit, me arritjen e marrëveshjes, Kosova do të fitojë njohjen nga Serbia si dhe nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, që deri më tani nuk e kanë njohur Kosovën.
Por, Thaçi përmendi edhe pasojat me të cilat do të përballet Kosova, nëse marrëveshja nuk arrihet.
“Kosova e fiton njohjen nga Serbia, e fiton njohjen nga pesë vendet e Bashkimit Evropian – nëse arrihet marrëveshja dhe unë shpresoj që do të arrihet dhe besoj në këtë drejtim. E fiton njohjen globale sepse do të jetë pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, do të bëhet pjesë e të gjitha organizatave ndërkombëtare dhe e fiton vendin e sigurt për NATO dhe BE”.
“Çka nëse nuk arrin marrëveshje me fajin e vet? E fiton një izolim të plotë ndërkombëtar, regres, papunësi edhe një gjendje që nuk e meritojnë qytetarët e Kosovës. Prandaj, asnjë lider i vendit nuk guxon që të mbajë peng të drejtën e qytetarëve të Kosovës dhe dëshirën e qytetarëve që të lëvizet sa më shpjet drejt së ardhmes evropiane.”, tha Thaçi.
Presidenti Thaçi sërish përsëriti qëndrimin e tij se ai dëshiron që Lugina e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit t’i bashkohen territorit të Kosovës.
“Unë mbështes në plotni të drejtat kombëtare të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Në muajt në vijim shpresoj në zyrtarizimin e të drejtës së tyre për bashkëngjitje me Kosovën”, u shpreh Thaçi.
Thaçi ftoi të gjithë t’i bashkohen procesit të dialogut me Serbinë që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe në fund të arrihet marrëveshja, e cila, sipas presidentit, ka mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Pas letrës së presidentit (Donald) Trump gjithçka është e qartë. SHBA-ja ka mbështetje të plotë, një mbështetje që ka ardhur në mënyrë të drejtpërdrejtë nga njeriu numër një, njeriu më i fuqishëm në botë, presidenti i SHBA-së. Nuk ka më dilemë a e mbështetë SHBA-ja këtë proces. Përkundrazi, e theksoj, uroj që të jemi të bekuar që kjo marrëveshje të bekohet nga presidenti Trump në Shtëpinë e Bardhë”, tha Thaçi.
Duke komentuar deklaratat e homologut të tij serb, Aleksandar Vuçiç se dialogu në Bruskel nuk mund të rinisë pa heqjen e taksës doganore që Qeveria e Kosovës ka vendosur ndaj produkteve serbe, presidenti Thaçi tha se kushtëzimet nuk mund të jenë në favor të askujt.
“As Kosova nuk duhet ta vështirësojë fillimin e dialogut, e as Serbia nuk duhet ta kushtëzojë fillimin e dialogut”, tha Thaçi.
Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka nisur në vitin 2011, fillimisht për çështje teknike e më pas edhe në nivelin politik. Bashkimi Evropian, që ndërmjetëson këtë proces, ka kërkuar nga palët që të arrijnë një marrëveshje për normalizimin e raporteve, e cila pos tjerash, do t’u hapë e integrimeve evropiane, të dyja shteteve. (REL)
Po e njohu Sërbia Kosovën.,atëher ne dhe SHBA- të do tërheqim njohjen.
Nje deklarate e tille e Thacit nuk garanton diplomaci respektuese per palen Serbe ne menyre qe ti terheqesh ne nje marrveshje te balancuar dypaleshe. Deklarata e Thacit duket sikur thote ne do ja fusim Serbit. Veshtire se do arrihet gje keshtu. Deklaratat duhet te jene respektuese per te gjitha palet ne dialog
E cilat ishin detajet e marreveshjes si perfundim? Se Thaqi i tregoi kundershtareve vetem karroten edhe shkopin, dmth fjalimi i tij kishte brenda premtimin per bollek dhe kercenimin me uri, cka tregon qe kjo histori ka nje te futme ne mes. Eshte strategjia e njohur e mbjelljes se frikes per te marre nga publiku konsensusin per dicka qe ne kushte normale nuk do ta jepnin. ..
Po , mire. Po Serbia me decenje nuk e leshon Uren ne Mitrovice e si do ta leshon atehere Presheven, Medvegjen e Bujanovcin? Hesapi pa Hanxhine?
Serbia po punon per mos njohjen e Kosoves dhe prishjen e imazhit te saj ;me ndihmen e Thacit-tarallakut-jane pakesuar shtetet njohese duke paralizuar proceset e metejshme.
Kete e dime por fol troç çfar teritore i jepni ju Serbise
Monologu I aktorit te regjur Thaci me ererat qe fryjne…ne robin e njeriut qe nuk kupton dot..
AKTOR????????????????????????????
-udheheqes ne levizjet studentore ne vitet 80-90 ne Kosove,
-themelues i UCK-se,
-themeltar i raporteve Kosove-USA,
-Udheheqes i RAMBOUJES,
-lider i paqes, shpalles i pavarsise,
-president i marreveshjes historike
A JE I MENDIMIT SE ESHTE AKTOR,ENDE??
Me sa duket kjo pune ka marre udhe.
puna eshte çfar humbim lere çfar fitojme
THACI SHPRESON, QE VUCIC SI BIRI I SHQIPTARITE ESHTE , DO TE ZBYTHET NGA TRAMP .
Kosova i mori ato qe deshi ne 99-ten …tani vetem mund te humbe
Humbja nuk e di nga vjen nga europa qe ja dha kosoven serbise me 1913 apo nga politikanet e saj qe i tremben gjykates speciale
Por shihet qarte qe ne dialog be nuk don kosoven por thacin kjo deshmon qe ai po shet per te shpetuar
Kjo marrveshje duhet te kushtezohet me referendum dhe nuk eshte aspak e vertete qe kosova izolohet po spati marrveshje sepse nuk eshte me marrveshje por dorzim i asaj qe u fitua me lufte
E cilat ishin detajet e marreveshjes si perfundim? Se Thaqi i tregoi kundershtareve vetem karroten edhe shkopin, dmth fjalimi i tij kishte brenda premtimin per bollek dhe kercenimin me uri, cka tregon qe kjo histori ka nje te futme ne mes. Eshte strategjia e njohur e mbjelljes se frikes per te marre nga publiku konsensusin per dicka qe ne kushte normale nuk do ta jepnin. ….
Ky mut kujton se shqiptaret jane bageti e doli ky ti jap mend nje kombiPse nuk thote legeni se cfare do Serbia si kompesim.Vec ta dije mire se po shkeputi nje milimeter nga trojet tona pa referendum do te kete fatin e Musolinit.Po i famshmi Albin Kurti ku eshte fshehur kete periudhe kritike Edhe ai doli nje mut.
Na cate bythen ju te komenteve jo po keshtu jo ashtu .lerini politikanet te bejne punen e tyre.Nuk e shihni realitetin qe eshte ne Kosove 40% jane papune e 70 % kerkojne te largohen.
Ju jeni dhi e krimbur e bishtin perpjete.
Mos kerkoni shume se do te humbni te gjitha.
Tung
Brenda ne marreveshje te jete sanksionuar njohja e sovranitetit te Kosoves nga Serbia. Ndryshe asnje marreveshje nuk duhet te firmoset.
Ky ehte IDJOTI me i madhe i Ballkanit,munde te quhet dhe Karrote
fATKEQSI E BUXGETIT TE kOSOVES QE I PAGUAN RROGEN.
Ky hajdut pulash te degjoje jo vetem se cfare thote Trump, se orangutangu leshverdhe sote eshte e neser nuk eshte. Marveshja pa tjeter duhet te jete me letra te hapura edhe gjithe-perfshirese. Kosova per mendimin tim kurre nuk ka per ta administruar veriun e Mitrovices, keshtu qe shkembimi i territoreve nuk eshte edhe aq vete-vrases. Rrendesi ka qe marveshja te perfundoje ne njohjen e Kosoves nga Serbia, pranimin ne OKB, ne nje marveshje per asocimin ne EU edhe ne liberalizimin e vizave.
Ky hajdut pulash duhet te degjoje edhe zerat e rjere qe vijne nga partneret edhe miqte e tjere te Kosoves edhe Shqiperise, edhe jo vetem nga ato qe vijne nga adiministrata e orangutangut lesheverdhe. Per mendimin time marveshja duhet te jete me karta te hapura, te pranohet nga te gjitha partite edhe te perfundoje ne njohjen e Kosoves nga Serbia, pranimin ne OKB, NATO edhe liberalizimin e vizave edhe pse jo ne EU brenda nje afati te caktuar. E shikoje qe disa nuk e pranojne shkembimin e territoreve, po per mendimin time nuk eshte vete-vrasje. Kosova kurre nuk ka per ta administruar Veriun e Kosoves pa dhune. edhe pa ndihmen e SHBA + EU edhe nuk ka asnje shans qe Bota te mbeshtesi Kosoven nqs perdoret dhuna. Zgjidhni midis paqes apo luftes duke pare se nuk kemi shtet edhe as fuqi ekonomike+ushtarake ne te dyja anet e kufirit.
Ke te drejte Presheva. Komentojne kot, u duket vetja se dine gjthecka, u japin mend te gjitheve qe nga Trumpi, Merkel, Vucicit, Thacit etj. Keta jane ca te papune qe si pyesin as ne shtepite e tyre dhe rrine gjithe diten me celular ne dore.
Problemi eshte qe ju benu sikur nuk e dini qe Trami urdherat i merr nga Putin.
Dhe Mero ju ndihmon qe kjo te mos merret vesh. Mero sherbetori me i ndyre i antishqiptarizmit.
Shume ketu e kane humbur arsyen dhe nuk duan ta shofin driten ne fund te tunelit. Disa e shofin driten por prape kane mosbesim se aty eshte fundi i tunelit.
Ne fund te fundit qe te arrije Serbia te njohi Kosoven kjo eshte dicka historike qe ska ndodhur me perpara dhe duhet pershendetur nese presidenti i Kosoves flet per kete si qellim. Qellimi eshte i qarte dhe i matur si drita ne fund te tunelit.
Nese Kosova ka ndonje fshat apo lagje me serbe (qe te gjithe e dime qe as na duan dhe as neper kembe nuk i duam) atehere nese Serbise i ka rene pika per nje lagje apo nje fshat me serbe dhe nese e pranon qe edhe shqiptaret ne Presheve kane nje te drejte te ngjashme atehere po qenka ky kushti per njohjen e Kosoves… le te marri rruge dhe mos ta mbaj peng gjithe njohjen e Kosoves.
Pas 10vitesh nese edhe Serbia edhe Kosova jane ne BE keto rrahjet e gjoksit per nje centimeter me shume apo me pak sdo te kene as edhe nje rendesi sepse Kosova do ti duhet ti trajtoje qytetaret e Serbise si cdo europian dhe anasjelltas por nese Kosova ngelet prapa e panjohur dhe pa pjesemarrje ne BE atehere na rrofte pavaresia!
Edhe Shqiperia ishte demek e pavarur per dyzet e ca vjet pas luftes por ishte e izoluar… dhe si afrohej njeri.
Le te jene Kosovaret me te zgjuar dhe mos te bien ne gracken e izolimit.
Kosova duhet të bëjë marëveshje e të mari njohjen nga Serbia sa më shpejtë të jetë e mundur.
Pastaj duhet të relizojë bashkimin me Shqipërinë deri në 2025. Nga ky bashkim shumë të mira do tu vijnë shqiptarëve nga disa vende të fuqishme të botës.
Kosova eshte repuplike parlamentare dhe si e tille Parlamenti i Kosoves ka ngritur grup tjeter me negocu me Serbine.
Z Thaci ka per detyre me firmose marveshjen pasi te jete votuar nga parlamenti dhe mesa di une ka te drejte me e kthyer vetem nje here pastaj kalon pa firmen e tije.
Persa i perket marveshjes me Serbine praktikisht Parlamenti I Kosoves se bashku me Qeverine e Kosoves ja kane hequr te drejten e perfaqesimit z Thaçi.
Nese eshte ndryshe ju lutem me thoni pasi z Thaçi praktikisht flet kot pasi nuk i kane lene asnje atoritet.
Veprime te nxituara te pa kordinuara me BE pjese e se ciles do qe te behet dhe aq me keq mosberja e detyrave qe BE i ka ngarkuar Kosoves per luften kunder korrupsionit,sistemin gjyqesor etj parametra te pa plotesuara ne berjen dhe forcimin e shtetit ,per te cilat politikanet kane neglizhuar ,jane arsyet kryesore qe shpegojne druarjen e komenteve.Ne te njejten pothuajse pozicion ndodhet dhe Serbia qe nje nga kushtet kryesore te hyrjes ne BE eshte njohja e Kosoves.Pra Kosova nuk duhet tja jap ne tavoline zgjidhjen Serbise ,por te pres ta mare pa cenuar kufite e saj shtetror.Ideja anakronike e pastertise etnike eshte sa e demshme aq e pa realizueshme.Mungesa e nje shteti serioz mbetet arsya e vet izolimit te Kosoves.,pra gjithe vemendja duhet te perqendrohet te ndertosh kete ngrehine qe ke per te jetuar jo ta prishesh nga themeli e te ngelesh pa strehe per te kenaqur ca pushtetare te kamur ne dem te se ardhmes .Se fundi futja ne BE ne as nje menyre nuk dtth prishje kufijsh te shteteve pjesmarrese …..