Drejtori i Milanit, Leonardo, do të ketë një janar shuëm të ngarkuar, pasi parashikohen lëvizje të shumta në kampin kuqezi.
Braziliani ka folur sot për mediat italiane, ku ka prekur disa tema, por ajo më e rëndësishmja mbetet çështja Higuain.
Sa i takon sulmuesit argjentinas, Leonardo tha se nuk ka pasur asnjë kontakt me klubin e Çelsit dhe ajo që flitet në media, është thjesht spekulim.
“Deri më tani, nuk kemi pasur kontakte me drejtuesit e Çelsit sa i takon Higuainit, pavarësisht se çfarë thuhet në media.
Ne jemi të lumtur me Gonzalon këtu dhe të gjithë i dimë kualitet e tij. Do të bëjmë afrime në janar, por reparti i sulmit është në rregull”,- u shpreh Leonardo.