Modric me fanellën e Interit. Ky është lajmi që e përditshmja spanjolle AS, shkruan për fituesin e trofeut Topin e Artë, kontrata e të cilit me Merengues skadon në vitin 2020 dhe ka refuzuar propozimin për të rinovuar kontratën me klubin spanjoll.
Mesfushori kroat është duke shqyrtuar ofertën që ka mbërritur nga nerazzurët të cilët i kanë ofruar deri në 10 milionë euro në vit.
Modriç është një emër që pëlqehet shumë nga drejtuesit e Interit të cilët tentuan që ta afronin dhe në merkaton e verës, por Reali vendosi që ta mbante.
Interi është duke u përpjekur për të siguruar shërbimet e Modriç, pavarsisht se tek Reali janë të qetë dhe të sigurt për të arritur një marrëveshje me mesfushorin për të rinovuar kontratën. (TemA)