Nga Anglia konfirmojnë: Higuain ka vendosur se ku do të luajë

28 Dhjetor 2018, 22:00Sport TEMA

Nuk rezultoi një martesë e lumtur ajo mes Gonzalo Higuain dhe Milan, të paktën deri tani.

I transferuar te kuqezinjtë nga Juventus në verë si goditja më e madhe e merkatos dhe i pritur si shpëtimtari i sulmit të Milan, Higuain nuk përmbushi dot pritshmëritë, me vetëm pesë gola të realizuar deri tani në kampionat.

Aq pak sa që Milan në fund të sezonit mund të vendosë të mos e blejë kartonin e argjentinasit nga Juventus.

Ndërkohë, qendërsulmuesi kuqezi ka vendosur se cila do të jetë e ardhmja e tij, të paktën sikurse raporton tabloidi anglez “The Sun”.

Referuar gazetës angleze, “Pipita” në fakt ka vendosur të rikthehet të punojë me ish-trajnerin e tij nga kohët e Napolit, që aktualisht drejton Chelsean në Premier League.

Të njëjtat burime konfirmojnë se argjentinasi, duke insistuar për transferimin e tij te Chelsea, ka kërkuar lejekalimin nga ana e Juventus, që vijon të mbajë pronësinë e kartonit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje