Reinier Jesus Carvalho është vetëm 16 vjeç, por vlen 70 milionë Euro. Adoleshenti, pjesë e Akademisë së Flamengo në Brazil është kthyer në objektivin e disa klubeve të njohur në Europë.
Mesfushori me tipare sulmuese ndiqet me vëmendje nga skuadra si Real Madrid, Juventus apo Roma, sipas asaj që raporton gazeta Globoesporte. Reinier konsiderohet si një futbollist me të ardhme edhe pse nuk ka zhvilluar ende asnjë ndeshje me ekipin e parë të Flamengo.
Kontrata e tij me klubin brazilan është deri më 2021. Reinier Jesus Carvalho është përfshirë edhe në përfaqësueset e moshave të Brazilit, ku tani është pjesë e asaj U17.