“Thelbësore të ndryshojë filozofia e qeverisjes, e cila duhet të jetë një filozofi bashkëpunuese”.
Keshtu ka deklaruar sot presidenti i vendit, Ilir Meta, teksa u eshte pergjigjur interesit te mediave pas ndyshimeve qe Kryeministri Rama beri ne kabinetin e tij, duke zevendesuar 7 ministra.
Pyetje: Zoti President, kryeministri Rama ka bërë me dije ndryshime të thella në kabinetin e tij. A është kjo zgjidhja?
Presidenti Meta: Nuk do të dëshiroja të hyja në komente të tilla, aq më tepër që nuk jam njohur realisht dhe plotësisht me këto ndryshime. Për mua është thelbësore të ndryshojë filozofia e qeverisjes, e cila duhet të jetë një filozofi bashkëpunuese.
Bashkëpunuese me opozitën, bashkëpunuese me grupet e interesit, për bërjen e ligjeve më të mira dhe zbatimin e tyre. Bashkëpunuese me institucionet e pavarura, sepse kjo do të na ndihmojë që të jemi edhe më reflektues për të sjellë ato ndryshime, për të cilat në radhë të parë kanë nevojë njerëzit më në vështirësi, kanë nevojë një pjesë e madhe e shqiptarëve për të dalë nga pragu i varfërisë në të cilin ndodhen sot, por aq më tepër për të zgjeruar e për të konsoliduar shtresën e mesme në vendin e shoqërinë tonë, që është domosdoshmëri për të evituar një ndarje sociale, e cila mund të bëhet shumë e rrezikshme për shoqërinë tonë.
Pyetje: A mund të jenë këto ndryshime që do ta shtyjnë më tej zgjidhjen në “kabinetin Rama”?
Presidenti Meta: Nuk është kjo çështja më e rëndësishme meqë më pyetët pak më parë për ndryshimin e ministrit të Bujqësisë. Meqenëse edhe vetë Korça e lidh mjaft fatin e saj me zhvillimin e bujqësisë e të industrive që bazohen te ajo, mund të them që mund të ndryshohet çdo gjashtë muaj ministri i Bujqësisë, por në rast se nuk ndryshohen politikat për zhvillimin e bujqësisë, për mbështetjen e bujqësisë, ndryshimet e emrave, nuk u vlejnë as fermerëve, as ekonomistëve të vendit.
Dhe për këtë nuk dua të lodhem shumë. Kam kohë që e kërkojë të ndjekim modelin e Maqedonisë, që është kaq afër Shqipërisë dhe Korçës.
Pyetje: Një pyetje të fundit: Dy ministra vijnë nga Kosova?
Presidenti Meta: Nuk kam asnjë informacion për këtë çështje. Për mua nuk është e rëndësishme se nga vijnë e si vijnë apo si ikin ministrat. Për mua është e rëndësishme të reflektojmë dhe të përmirësojmë raportin me të vërtetën dhe me njerëzit.
I nderuari President.Sot jam kunder jush.Un jam I mendimit se nje opozite e tille kaq e dobet,kaq goje piset ku ne fjalorin e tyre ka vetem tri fjale permanente 1.-hajdut 2-drogist 3.-shkollepak.Ne se kto jane te verteta e te dokumentuara e jo dokumenta mad-in “babale” te bejne padine ne prokurori.Un nuk shoh se duhet ndryshim e qasje tjeter kundrejt opozites.Kryeministri I pergjigjet kesaj opozite vagabonde me satire te fuqishme e vdekje prurese.Kjo nuk asht opozit qe I duhet Shqiperis,ajo nuk ka asnje alternative per tju pergjegjur maxhorances per problemet e ndyshme qe maxhoranca paraqet ne parlament.Prandaj ndaj kesaj opozite kaq te pa vlere,ku si argument ka rrenen e mashtrimin si kerkoni te sillet qeveria e kryeministri?
Prototip fshatari dhe skuth Skrapari. Po cfare te ndryshoje me ate opozite bastarde…o eshte sjelle korrekt dhe supertolerant Edi me opoziten aq sa nese duhet kritikuar… pikerisht per kete duhet te kritikohet qe lejon qente e Saliut te hamullijne… po ashtu edhe ate bucen tende o Ilir maloku qe vetem leh si bucja kur i ngel kari i qenit brenda.