Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar një marrëveshje për ngritjen e ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar.
Marrëveshja u firmos nga ministri i Brendshëm Sandër Leshaj së bashku me homologun kosovar, Ekrem Mustafa
Kjo marrëveshje do të thotë që shtetasit, automjetet dhe mallrat, të cilët hyjnë ose dalin nga territori i palëve, u nënshtrohen kontrolleve të përbashkëta nga autoritetet përkatëse përgjegjëse, vetëm një herë, bazuar në parimin “Një ndalesë, një kontroll”.
Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Sandër Lleshaj tha se ky është hapi i parë drejt finalizimit të heqjes së plotë të kontrolleve në kufi.
Me firmosjen e kësaj marrëveshje, kontrollet e dyfishta në kufi hiqen. Policitë e të dy vendeve do të kryejnë së bashku kontrollet sipas parimit një ndalesë, një kontroll
“Për mua është një kënaqësi që të nënshkruajmë një marrëveshje shumë të rëndësishme. Së pari ju përcjell përshëndetjet e kryeministrit Rama që tha do të vijë vetëm kur të hiqen plotësisht kontrollet.
Me këtë marrëveshje ulim 50% kohën e pritjes dhe sigurisht objektivi është për ta çuar në zero kohën e pritjes. Pra, ne po punojmë për të eliminuar plotësisht kontrollin drejt kufijve të përbashkët. Ky është një hap për lirinë e lëvizjes.
Çdo hap të rritjes së lirisë së lëvizjes ta shoqërojmë edhe me rritjen e sigurisë.
Ne po punojmë intensivisht për të krijuar të gjitha mekanizmat e duhur për lirinë e plotë të lëvizjes.
Hapi tjetër, besoj shumë shpejt, ne do të jemi në gjendje që qeverive tu ofrojmë mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshje shumë të rëndësishme e cila do të çojë në eliminimin e plotë të këtyre kontrolleve në kufirin tonë pa cënuar aspak sigurinë.
Ky është një hap drejt vendosjes së standardeve të mirëfillta europiane në kufirin tonë ashti siç ndeshemi me të gjithë kufijtë e Europës ku ne synojmë të anëtarësohemi”, deklaroi Lleshaj
Ndërkohë, Kryeministri Haradinaj dha edhe një afat të mundshëm për heqjen e kufirit. Haradinaj u shpreh për gazetarët, se marrëveshja dypalëshe nis zbatimin nga nesër
“Që nesër nuk ka me pas dy kontrolle. Do të ketë nji. Ndërsa shpresoj shumë më 1 Mars ose 2 Prill, s’po them 1 Prill, ky kufij të mos jetë më, por kjo të jetë pika që na bashkon”, tha Haradinaj.
mjere vatani,do te gastrosen ”hanemet” me arabe ne Kosovo e do te vijne te pjellin dobicin islamik ne Shqiperi ………….gezuar ramazonin!
Hi syve
Me malin e zi ka vite qe ekziston dmth me kosoven jemi vite mbrapa ne krahasim me malin te zi
Plus qe me malin e zi e fikim tims sa here qe duhet te dale noj shok i politikes pa kontroll ky lluks me kosoven vetem sot u arrit