Miratohet plani për tunelin mes Danimarkës dhe Gjermanisë, investim miliarda dollarësh

29 Dhjetor 2018, 14:44Bota TEMA

Rregullatorët në Gjermani kanë miratuar një plan për ndërtimin e një tuneli nënujor prej 8 miliard dollarësh dollarësh që do të lidh Danimarkën dhe Gjermaninë.

Zyrtarët në Schleswig-Holstein, shteti më verior i Gjermanisë miratuan planin të premten, i cili bën thirrje për 19 kilometra tunel hekurudhor dhe rrugor, që lidh ishullin danez të Lollandit me ishullin gjerman Fehmarn.

Projekti, që do të ndërtohet nga shoqëria shtetërore e Danimarkës, Femern A/S, përfshin një autostradë me katër korsi dhe një hekurudhë me dy pista. Projekti do të financohet pjesërisht nga Bashkimi Evropian.

Femern A/S ka tani 14 ditë për të shqyrtuar miratimin nga ministria e transportit në shtetin Schleswig-Holstein para se ta nënshkruaj konktratën.

Drejtori i projektit, Claus Dynesen, tha në një deklaratë se kushtet mjedisore, të cilat kanë vonuar procesin që nga fillimi i projektit pesë vjet më parë, janë përmbushur.

Kërkesa për ndërtimin e tunelit u paraqit fillimisht në vitin 2013 dhe ka kaluar nëpër dy faza konsultimesh publike në Gjermani.

Pjesa më e madhe e punëve ndërtimore do të zhvillohet në një fabrikë në qytetin danez Rodbyhavn.

Lidhja hekurudhore dhe rrugore do të sigurojnë një korridor të shpejtë mes Kopenhagenit dhe Hamburgut. Pritet që ndërtimi i tunelit të sjellë zvogëlimin e kohës së udhëtimit me tren mes dy qyteteve nga koha aktuale e pak më shumë se pesë orë, në pak më shumë se dy orë.(voa)

2 komente në “Miratohet plani për tunelin mes Danimarkës dhe Gjermanisë, investim miliarda dollarësh”

  1. xxx says:

    Nga paraqitja e kerkeses dhe deri tek miratimi duhet nje kohe e gjate per projektimin studimin e fizibiliteti dhe miratimin Kjo tregon serozitet ne programimin e shpenzimeve te investimevene Evrope. Ne shqyperi behen pa projekt dhe pa oponence vetem me nje qellim te risin sa me shume vleren e projektit duke shtuar zera fiktive per te marre pjesen ne forme ryshfeti.

  2. dfhfgjhghj says:

    E Njejta teknologji mumd te perdoret per te lidhur Shqiperi-Itali nepermjet tunelit ne detin Adriatik / Jon
    Fehmarnbelt – The worlds longest road/rail tunnel
    https://www.youtube.com/watch?v=_XUiMncXp7A

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje