Zhvillimet në Siri dhe Ukrainë, Merkel telefonon Putin

29 Dhjetor 2018, 11:41Bota TEMA

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kanë zhvilluar një bisedë telefonike në të cilën kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në arenën ndërkombëtare, me theks të veçantë te situata në Siri dhe Ukrainë, transmeton Anadolu Agency.

Zëdhënësja e kabinetit të kalncelares gjermane, Ulrike Demmer, në një kumtesë të publikuar thekson se zyrtarët e lartë në bisedën e tyre janë përqendruar te roli i shteteve garantuese të procesit të paqes në Astana, Turqia, Rusia dhe Irani për të formuar një listë të anëtarëve të Komitetit Kushtetues të Sirisë, por edhe mbi vendimin e SHBA-ve për të tërhequr trupat nga Siria.

Merkel ka përshëndetur armëpushimin në zonat e konfliktit në lindje të Ukrainës që ka hyrë në fuqi në mesnatë.

Rusia dhe Ukraina kanë acaruar marrëdhëniet si pasojë e aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë në vitin 2014, pas një referendumi të diskutueshëm.

Turqia por edhe Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, e konsiderojnë aneksimin si të paligjshëm.

Ukraina fajëson Rusinë për dhunë separatiste në Ukrainën lindore afër kufirit me Rusinë.

1 komente në “Zhvillimet në Siri dhe Ukrainë, Merkel telefonon Putin”

  1. Kalec Dega says:

    Ju tha Trump nje te vertete se si Merkel paguan per naften qe ble nga Putin kurse ju keni ngel ala te Obama Osama…..


    jeni naiv dhe te errur nga syte….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje