PROFIL/ Ndërron jetë shkrimtari i madh izraelit: Ja mesazhet e tij për luftën me arabët, Jeruzalemin dhe Trump

28 Dhjetor 2018, 17:15Bota TEMA

Ka ndëruar jetë shkrimtari i madh izraelit Amos Oz.

Laureati i çmimit të Izraelit, vdiq të premten në moshën 79 vjeçare, pas një lufte të gjatë me kancerin.

Oz lindi në Jeruzalem në vitin 1939 dhe u rrit në Kibbutz Hulda. Në rini ai studioi filozofi dhe letërsi në Universitetin Hebraik të Jerusalemit. Ai u martua me Nilin në vitin 1960 dhe çifti kishte tre fëmijë.

Ai filloi të botojë punën e tij në 1961, në moshën 22 vjeçare. Ai ka botuar më shumë se 18 libra në hebraisht, duke përfshirë romane, novela, përmbledhje tregimesh të shkurtra dhe esesh, dhe rreth 500 artikuj dhe ese për revista izraelite dhe ndërkombëtare. Veprat e tij më të famshme përfshijnë “Kutia e Zezë”, “Rrëfim për dashurinë dhe errësirën” dhe “Në tokën e Izraelit”.

“Rrëfim për dashurinë dhe errësirën”, libër autobiografik, u botua në vitin 2002. Konsideruar si një nga librat më të shitur të prozës izraelite të të gjitha kohërave, i dha Oz-it çmimin Goethe.

Para fillimit të studimeve universitare, Oz kaloi tre vjet në Brigadën Nahal të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit dhe u kthye në detyrë gjatë Luftës Gjashtëditore të 1967-ës dhe Luftës së Yom Kippurit të vitit 1973. Pas përvojave të tij në ushtri, Oz adoptoi një qëndrim politik paqësor dhe ai ka qenë aktiv në nxitjen e dialogut dhe paqes midis Izraelit dhe fqinjëve arabë. Ai gjithashtu ka shkruar gjerësisht për konfliktin e Izraelit me arabët.

Oz ka marrë gjithashtu disa çmime në Izrael dhe jashtë vendit, si Prix Femina dhe Officier des Arts et Lettres në Francë, Çmimin e Paqes të Frankfurtit, Çmimin Primo Levi në Itali dhe Çmimin e Izraelit. Ai gjithashtu është shpallur rregullisht si favorit për Çmimin Nobel për Letërsi.

Në një intervistë në prill të vitit të kaluar, përpara publikimit të përkthimit në gjermanisht të librit të tij, Oz tha për televizionin gjerman: “Nuk e di se çfarë rezervon e ardhmja për Jerusalemin, por e di se çfarë duhet të ndodhë. Çdo vend në botë duhet të ndjekë Presidentin Trump dhe të lëvizë ambasadën e tij në Izrael në Jeruzalem. Në të njëjtën kohë, secili prej këtyre vendeve duhet të hapë ambasadën e vet në Jerusalemin Lindor si kryeqytet i popullit palestinez”.(K.V TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje