Amerikanët fajësojnë Trumpin për mbyllje të Qeverisë

28 Dhjetor 2018, 10:05Bota TEMA

Amerikanët fajësojnë më shumë presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për mbylljen e pjesshme të Qeverisë amerikane në krahasim me demokratët e Kongresit, është thënë në të gjeturat e një sondazhi të realizuar nga Reuters dhe Ipsos.

Bazuar në rezultatet e sondazhit, 47 për qind e personave të anektuar e mbajnë Trumpin përgjegjës derisa 33 për qind demokratët në Kongres.

Pjesa tjetër e të anketuarve, përkatësisht 7 për qind e tyre kanë fajësuar republikanët në Kongres për mbylljen e Qeverisë.

Mbyllja është nxitur nga kërkesa e Trumpit, e cila është kundërshtuar ashpër nga demokratët dhe nga disa republikanë të partisë së tij, që taksapaguesit të ofrojnë 5 miliardë dollarë për t’i ndihmuar në ndërtimin e murit që do të ndante Shtetet e Bashkuara me Meksikën, raporton REL.

I gjithë projekti i murit është vlerësuar të kapë shifrën e 23 miliardë dollarëve.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders ka thënë të enjten përmes një deklarate se “presidenti e ka bërë të qartë se secili projekligj për të miratuar fondet qeveritare duhet që fillimisht të financojë në mënyrë adekuate sektorin e sigurisë kufitare”.

Megjithatë në deklaratë nuk është përmendur propozimi i Trumpit për murin.

Bllokimi në Kongres për këtë çështje mund të rezultojë me vazhdim të mbylljes së Qeverisë deri në muajin janar.

1 komente në “Amerikanët fajësojnë Trumpin për mbyllje të Qeverisë”

  1. Kalec Dega says:

    Mire e e keni ju:

    2018 US Politics – 83% of Republicans continues to support President Donald Trump

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje