Mbrëmjen e të shtunës rreth orës 21.15 tre persona u ekzekutuan me breshëri kallashnikovi në hyrje të një restoranti të njohur në rrugën Elbasan-Ish Kombinati Metalurgjik pranë rrethrrotullimit të Bradasheshit.
Në këtë atentat të mirëorganizuar dyshohet se janë përfshirë disa persona ende të paidentifikuar.
Ata sipas policisë u kanë zënë pritë viktimave ndërsa të tre ishin futur në automjet dhe po bëheshin gati të lëviznin drejt Elbasanit me një fuoristradë me targa të huaja pasi kishin darkuar me disa familjarë të tyre.
Në këtë moment është hapur zjarr në drejtim të automjetit ku ndodheshin tre viktimat duke qëlluar me breshëri dhe për pasojë ka humbur jetën në vend Endrit Alibej, 34-vjeç dhe Arben Dylgjeri, 56 vjeç, që të dy banorë të qytetit të Elbasanit si dhe shtetasi Erdal Duranay, 51 vjeç nga Turqia.
Sipas burimeve policore dy elbasanasit e ekzekutuar janë të afërm me njëri-tjetrin, dajë dhe nip
. Ndërkohë edhe viktima tjetër që thuhet së është shtetas i huaj nga hetimi paraprak rezulton të ishte i afërm i bashkëshortes së një prej dy viktimave nga Elbasani.
Objektivi kryesor i atentatit të mbrëmshëm nga hetimi i kryer rezulton se ka qenë pikërisht 34-vjeçari Endrit Alibej me të shkuar kriminale jashtë Shqipërisë.
Aktualisht pista kryesore ku është përqendruar hetimi është ajo e prishjes së pazareve të drogës pasi 34-vjeçari elbasanas Alibej ka qenë në vitin 2013 i arrestuar për trafik droge në Itali.
Viktimat jetonin jashtë vendit dhe ishin kthyer vetëm para pak ditësh për të kaluar festat e fundvitit në Shqipëri.
Autorët e masakrës kanë qenë disa dhe dyshohet se janë larguar pas kryerjes së krimit me një makinë në drejtim të rrethrrotullimit të Bradasheshit dhe për të gjetur gjurmët e tyre janë marrë pamje të kamerave të sigurisë si dhe janë shoqëruar dhjetëra persona.
Menjëherë pas ngjarjes Policia ka ngritur postblloqe në të gjitha rrugëkalimet, ndërkohë që RENEA dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë rrethuan zonën në një perimetër të gjerë si dhe kryen kontrolle për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.
Gjithashtu një grup hetuesish nga Drejtoria e Krimeve të Rënda të Policisë së Shtetit po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të masakrës.
”…..erdhen per festim te ”festave te fundvitit”!!!??
sunitet nuk festojne festa kristianesh,por erdhen per bajrom kurban dhe si rrjedhoi takim me 70 virgjereshat…………allah uakbar!
kur ’19-s i duhen edhe disa ore qe te na largohet sunitet nuk kane ndermend te mjaftohen me kaq,black list-a e gjate e viktimave[duhet thene se kete vit ishte e kenaqshme ,allahu i shtofte] pritet te shtohet me disa koka te tjera i ngjashem me vendet arabe ne lufte……….pipell idiot,lind per tu vrare!
Sa urrejtje paske ne shpirt per veten dhe identitetin tend ( prinderve, vellezerve, motrave, gjysherve etc).Ti duhet urgjentisht te shohesh nje psikolog qe te qetesohesh shpirterisht dhe te premtoj qe edhe jeta jote do te permiresohet. Cilesia e jetes varet nga cilesia e mendimit. Te uroj sherim te shpejte
O zot keto jane armet e dhena ne viin e mbrapsht 97 ku Kryeminister ishte Sali Berisha e furnizoi popullin me arme dhe keto jane pasoja e tij ky kriminel e perveloi Shqiperine me armet e tij po vriten edhe sot e kesaj dite turp te kene studentat qe dalin ne protesta bashke me politikanet PD LSI kerkojne rezimin e Rames , keta keta kerkojne mjegull por gabohen populli eshte i mencur nuk e ha saunin per djathe ,e kane te qarte se cfar ber Saliu ai do gjak dhe ta kthej Shqiperine si ne 97
policia te ushtroje dhune psikologjike dhe fizike mbi elementet kriminale
qe i di fare mire kush jane. urgjentisht dhune fizike dhe psikologjike per ti detyruar te ikin ne male.
Ca plehra me pak, rrofte drejtesia.
Shperndarja e armeve nga Krimineli Saleh , ja dhe pasojat ,