Kur hoxha Ali Kraja mbajti fjalimin e famshëm mbi varrin e at Gjergj Fishtës

30 Dhjetor 2018, 15:21Dossier TEMA
Kur hoxha Ali Kraja mbajti fjalimin e famshëm mbi varrin e at Gjergj

“Me ty, Patër Gjergj, kombi naltësohet dhe madhënohet para popujve të tjerë, prandaj sot krejt populli shqiptar të përulet, djelmnia intelektuale vajton humbjen Tande e me lot ndër faqe të përcjell me mallënjim e dhimbje në jetën e pasosme”

Kur ndërroi jetë, Patër Gjergj Fishta, në varrimin e tij morën pjesë personalitete të Shkodrës e gjithë Shqipërisë.

Patër Gjergj Fishta u varros me nderime të mëdha më 31 dhjetor të vitit 1940. Hafiz Ali Kraja ishte një ndër personalitet e larta që mori pjesë në atë ceremoni dhe aty mbajti një fjalim brilant për mikun e tij të çmuar, at Gjergj Fishtën.

Hafiz Ali Kraja ishte një ndër intelektualët e famshëm mysliman nga qyteti i Shkodrës. Fjalimi i tij në ceremoninë e varrimit të klerikut të shquar, at Gjergj Fishta, është një ndër fjalimet më të bukura të mbajtura në raste të tilla.

Ajo çfarë e bën më të veçantë, është fakti se si një hoxhë i thurr një tekst të tillë të lartë një prifti.  Ata ishin intelektualë të shquar dhe ajo ishte me të vërtetë bashkëjetese fetare.

Fjalimi: “Poet kombëtar, Pater Gjergj!

Kur nji orator, tue dasht me folë mbi veprat tueja, rrin shtang, hutohet, pse janë shumë, janë të mëdhaja edhe të madhnueshme, aq sa asht e vështirë me caktue se për të cilën duhet të flitet…

Shkrimtarët e ardhshëm të historisë shqiptare jetën politike tanden do ta gjykojnë në bazë të “Lahutës së Malcisë”, kryevepra jote monumentale.

Të jesh i bindun, o Poet i Madh se shqyptari me “Lahutën e Malcisë” ka për të qenë gjithmonë kryenaltë siç janë helenët me Iliadën e persjanët me Shahnamen, mbasi Ti, me atë vepër të naltë i ke njoftue botës së qytetnueme psihikën e karakteristikat ma të ndieshmet e popullit shqiptar…

Me ty, Patër Gjergj, kombi shqyptar mburret, naltësohet edhe madhënohet para popujve të tjerë, prandaj sot krejt populli shqiptar të përulet, djelmnia intelektuale vajton humbjen Tande e me lot ndër faqe të përcjell me mallënjim e dhimbje në jetën e pasosme”, ka thënë ai./27.al.

 

16 komente në “Kur hoxha Ali Kraja mbajti fjalimin e famshëm mbi varrin e at Gjergj Fishtës”

  1. Rr. B. Gramshi says:

    NJe fakt qe emocionon cdo shqiptar dhe njeri te ndershem.

    1. i revoltuar says:

      Fishta, ky fashist i neveritshem dhe kolaboracionist i flliqte ?

      1. i relaksuar says:

        Mund te me thote dikush se kush jane ata “ushtare” te armatosur qe duken ne krye te fotografise!? Ne 1940 kur Shqiperia nuk ekzistonte, pasi ishte nje province e Italise, a mund te me thote dikush se kush ishin keta persona qe dilnin ne mes te rruges, te uniformuar dhe te armatosur!? Ishin shqiptare apo italiane? Nese jane italiane quhen pa me te voglin dyshim PUSHTUES! Nese jane shqiptare quhen pa me te voglin dyshim TRADHETARE DHE KOLABORACIONISTE! Ke shoqerojne dhe ke nderojne keta pushtues ose tradhetare!? Natyrisht njerin prej tyre, Gjergj Fishta ishte njeri prej tyre pa dyshim ?
        Tradhetaret jane damkosur perfundimisht me vulen e tradhetise historike, vula e tradhetise do ju ngelet ne balle ashtu si kerthiza ne bark! Qe nga Hamza Kastrioti dhe te gjithe hamzajte e metejshem, do mbeten perjete TURPI I KOMBIT, s’ka justifikim per ta!!!

    2. ec aty says:

      Gjergj Fishta – ky kolaboracionist I fashizmit
      Boll më me këtë fundërrine fashiste! Flasim për një maskara që përgatiti pushtimin e Shqipërisë përmes propagandës së financuar nga Vatikani dhe qeveria musoliniane, në gazetën Hylli i Dritës. Flasim për një maskara që skedonte dhe spiunonte atdhetarët dhe luftëtarët kundër pushtimit fashist. Gjithashtu në aspektin artistik, vepra e tij është një manifest folklorizmi i rëndomtë ballkanas. Një rrasë varri e financuar nga kisha për të promovuar veglat e veta dhe që rrezikonte të mbyste gjithë krijimtarinë letrare të kohës, siç thonte dikur Kadare. Folklorizmi i rëndomtë iFishtës ishte inkuizicioni i letërsisë moderne. Letërsia e tij u financua vetëm e vetëm për të varrosur letërsinë moderne alla migjeniane që i bënte apel reagimit qytetar, duke e çuar letërsinë qëllimisht,100 vjet prapa. Ngritja e kultit të figurave si Fishta, nga Kisha dhe interesat e huaja koloniale, kishte si qëllim krijimin e zërave gjoja patriotike, inelektualë dhe me reputacion që mbështesnin pushtimin e huaj, duke kërkuar të manipulonin shoqërinë shqiptare.

      1. shkodrani says:

        Per “i revoltuar” dhe “ec aty”-prandaj ju “patriotet” e medhenj mezi pritet te hapeshin kufinjte per tia mbathur?

        1. i revoltuar says:

          Ndersa ti me siguri u ri-bere fashist dhe kolaboracionist “i nderuar” apo jo ?

  2. Korabi says:

    Po prandaj pse kane qene burra dhe atdhetar kleriket i vrane dhe persekutuan kelyshte e kurver Ruso-bolshevike . Gezuar 29 nantorin diten e fitimit te demokracis staliniste

    1. ec aty says:

      KOLABORACIONISTE E FASHIZMIT
      Ja c’thone dokumentet e sherbimit inteligjent amerikan gjate Luftes :
      Harry Fulc (shefi i Zyres per Shqiperine,i Sherbimit te Inteligjences Amerikane gjate Luftes), në raportin që i dërgon Uashingtonit në shtator 1944 shkruan: “…duke qenë tepër feudalë në pikëpamjet e tyre i përziejnë ato me metodat fashiste dhe nazizmin gjerman…Këto gërshetohen mirë prandaj nuk është e rastit që anëtarët e një grupi të tillë përkrahën planet fashiste, duke krijuar një truall të përbashkët me nazistët gjermanë, ata nuk i besojnë popullit të tyre me pretekstin se është injorant dhe primitiv, ndërsa në të njëjtën kohë adaptojnë masa të cilat e mbajnë në kushte injorance, varfërie dhe primitiviteti…Ata preferojnë që njerëzit të jenë të nënshtruar…ata nuk kanë hezituar dhe nuk hezitojnë të përdorin mjetet më vicioze dhe më të ashpra për ta mbajtur popullin në kushtet e nënshtrimit dhe frikës.
      Anëtarët e këtij grupi me pozita shtetërore, nuk kanë hezituar t’i venë emrin komuniste, çdo shfaqjeje të pakënaqësisë, apo çdo shprehjeje të dëshirës për kushte më të mira, elementë të këtij grupi janë:
      1. Bejlerët, pronarët e mëdhenj të tokave në Shqipërinë e mesme dhe të jugut:
      Vërlacët, Vlorat, Libohovat, Vrionët etj.
      b.Bajraktarët, dhe kapedanët mysliman të Matit, Dibrës, Lumës: Dinet, Elezët.
      1. Katolikët fashistë të Mirditës, Shkodrës, Dukagjinit: Markagjonajt, Krujat,
      Bushatët, Çobat, Harapët.
      d.Elementët ballistë, shumica e të cilëve, ka dalë nga grupet e mësipërme dhe shtresa e bejlerëve të mesëm e të vegjël, kasta e oficerëve profesionistë të ushtrisë dhe xhandërmarisë, zyrtarët profesionistë dhe tregtarët e pasur, doktorët dhe gjykatësit e privilegjuar, me ndonjë përjashtim të vogël shumica janë me prirje nazifashiste dhe përfaqësojnë interesat thelbësore më antidemokratike të vendit”. (Dokumenti original në arkivin e DASH: A. M 1211/16/875.01/9-2244)
      “…Sipas të dhënave të vendeve të ndryshme, në periudhën 1945-1955 në Europë janë zhvilluar 13607 procese gjyqësore kundër tyre. Vendi që ka vuajtur më së shumti nga kolaboracionizmi ka qenë Franca, prandaj aty edhe qëndrimet ndaj tyre e dënimet kanë qenë radikale. Për të vendosur mbi baza ligjore dënimin e tyre, Asambleja Konsultative e Francës, në gusht-shtator 1944, aprovoi dy ligje për dënimin e atyre që “i kishin dhënë ndihmë Gjermanisë dhe aleatëve të tyre, që kishin dëmtuar unitetin kombëtar, të drejtat dhe barazinë e shtetaseve francezë”.
      Sipas të dhënave zyrtare, në Francë u zhvilluan 170 mijë procese gjyqësore ndaj kolaboracionistëve, ku 120 mijë vetë u dënuan, nga të cilët, 4785 vetë me vdekje. Vetëm 4 muajt e parë, mbas çlirimit të Parisit, janë dënuar me vdekje 6763 vetë nga të cilët 1500 prej tyre janë ekzekutuar menjëherë… Sipas shifrave që japin studiues të ndryshëm, në Francë janë ekzekutuar me gjyqe të rregullta, gjyqe të shpejtuara ose pa gjyqe, 20-30 mijë kolaboracionistë”.
      “Statistikat flasin qartë për urrejtjen dhe qëndrime të pafalshme ndaj kolaboracionistëve në Norvegji, Belgjikë dhe Holandë. Kështu në qoftë se në Francë janë dënuar 12 vetë ndër 10 mijë banorë, në këto vende janë dënuar nga 40 deri në 64 vetë për 10 mijë banorë. Tepër të prerë e kategorikë kanë qenë holandezët ndaj kolaboracionistëve. Qeveria Holandeze që ndodhej në Londër prej disa vitesh, kishte filluar përgatitjet për “spastrimin e madh” Që në Londër ajo kishte bërë ndryshimet e duhura në Kodin Penal. Për këtë qëllim ishte ndryshuar dhe përfshirë në kodin e ri dënimi me vdekje për tradhtarët e atdheut…
      Norvegjia konsiderohet vendi ku kolaboracionistët janë dënuar më rëndë se kudo në Europë. Megjithëse një vend me popullsi prej rreth 3.3 milionë banorë, në Norvegji u akuzuan për kolaboracionizëm 92 mijë vetë, u nxorën para gjykatave 46 mijë kolaboracionistë, nga të cilët 37150 vetë u dënuan me afate të ndryshme burgimi, ndërsa 60 vetë u dënuan me vdekje (kryeministri Kuisling u dënua me vdekje dhe u ekzekutua në sy të turmave që kërkonin me ngulm ta shihnin me sytë e tyre vdekjen e tij).
      Viktima të urrejtjes popullore u bënë edhe 50 mijë vajza e gra që kishin pas marrëdhënie intime me oficerë apo ushtarë gjermanë, 14 mijë prej të cilave kishin lindur fëmijë nga këto marrëdhënie. Ato u arrestuan dhe 5 mijë prej tyre u dërguan nëpër kampe përqendrimi…
      Në Danimarkë menjëherë mbas çlirimit u arrestuan 20 mijë vetë të akuzuar për kolaboracionizëm. Më 1 qershor 1945 parlamenti danez, ratifikoi një ligj të ri që parashikonte dënime të rënda për bashkëpunëtorët e pushtuesve. Para gjyqit dolën dhe u dënuan 15742 vetë, nga të cilët 3641 vetë me mbi 4 vite burgim, 62 vetë me burgim të përjetshëm dhe 78 vetë me vdekje.
      Në Belgjikë kolaboracionistët u ligjëruan ‘me shtetësi të humbur’, madje u vu në përdorim një term i ri, “joshtetas” (pa shtetësi). Para gjykatave u nxorën 57 mijë vetë, nga të cilët u dënuan 23584 vetë për “kolaboracionizëm politik”, 31831 vetë për “ndihmë ushtarake” pushtuesve, ndërsa 20652 personave ju hoqën të drejtat civile. 42 vetë u dënuan me vdekje, disa prej tyre u ekzekutuan në prani të turmave. Rreth 2 mijë vetë u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa rreth 5 mijë vetë u dënuan me nga 10 deri në 20 vjet. Tërheq vëmendjen një fakt interesant. Për disa vite mbas lufte, çdo belg që donte të zinte një vend pune, ka qenë i detyruar të merrte një çertifikatë garancie politike, ku kryesorja ishte qëndrimi i tij gjatë luftës…
      Në Luksemburgun e vogël, janë dënuar për kolaboracionizëm rreth 10 mijë vetë, nga të cilët 12 prej tyre me vdekje.
      Tepër ashpër u sollën me kolaboracionistët në Çekosllovaki, madje ekzekutimi i tyre kishte filluar pa mbaruar lufta… Gjatë dëbimit të tyre nga Çekosllovakia, në vitet 1945-1947, janë vrarë 20 – 30 mijë vetë, por numri më i madh i tyre janë eliminuar, ditët e para mbas largimit të pushtuesve gjermanë, apo siç është quajtur, gjatë “dëbimit të egër”.
      Në Austri u shpallën 130 mijë vetë në kërkim, nga të cilët 23 mijë iu nënshtruan proceseve gjyqësore, ku u dënuan 13.600 vetë, ndër të cilët 43 vetë me vdekje…”

  3. mik says:

    Nuk asht mire me ja lut kuj vdekjen, por ne rastin e At Gjergj Fishtes, duhet me thane ma mire qe vdiq. Vdekja i erdhi ne kohen e duhur, e u varros si ma i miri Shqiptar. Vdekjen e tij e bekoj vete Zoti. Gjithsesi, edhe i vdekun nuk e lan te qete Poetin Kombetar !! Nga urrejtja per te’, e zhvarrosen, dhe eshtrat e tij i flaken ne lumin e Drinit.
    Poeti lirik Frederik Rreshpja, ne nje strofe te poezise dedikuar At Fishtes shkruan :
    Ah, po duart e tua.
    U treten nen rrenjet e lumenjve !
    Mbi syte e tu kaloi Drini dhe ra mbi det . . .

    Rrespekt per Hafiz Ali Krajen.

  4. ben says:

    Keta jane shqiptaret e vertete, qe vene kombin mbi fene.

  5. Grigor says:

    Por kjo dihet. Kleriket tane te viteve 20′ dhe 30′ ishin intelektualë dhe shihnin drejt Perendimit. Mbas 100 vjetesh, kleriket dhe grigjat e tyre kane bere mbrapa dhe shikojne nga Arabia. Eshte turp per nje komb te ecë mbrapsht.
    Respekte kujtimit te At Gjergj Fishtes dhe Hafiz Ali Krajës. Uroj te behen shembuj per kleriket e sotem idiote.

  6. I.Hoti says:

    Ne ate kohe nuk ishin futur parate e terrorizmit e sllavogrekerve per percarjrn e shqiptareve…qe gjithsesi nuk do realizojne qellimin kriminal te tyre! Shqiptaret e kane te ardhmen e sigurte ,bashkimin mes vehtes ne aleance te perjetshme me USA-EU

  7. MH says:

    Ky portret i At Fishtes te jep pamjen karakteristike intiligjentes te nji origjine fisnore te Mirdites pavarsisht se ka lindur ne Zadrime.
    U pergezova qe ne kete pershkrim pash dhe foton e pershendetjes se fundit qe i bahet At Fishtes nga kleriku muhamedan Hoxhe Ali Kraja.Vertet nji burre zotni mik i vertet i At Fishtes.Por qe te dy ishin miq dhe mbetun perjetesisht i te tri besimeve te Shkodres.

    1. eeeeeeeeeeeeeeej says:

      Mashtruesit jane gjithmone miq mes vedi, sepse bashkepunojne per ndarjen e pites ?
      Kush nuk e kupton kete eshte IDIOT!

  8. agron says:

    ku jan qelbesirat filo greke ska komente per myslimont ?????????????????? kina no……………. pak e keni.

  9. Myzeqari says:

    Shkodra dhe shkodranet prej kohesh Kan qene intelektualet dhe kultura e Shqiperise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje