Sa kohë duhet të bëhesh milioner?! Në Shqipëri një milion dollarë mund t’i arrijmë për 182 vite

2 Janar 2019, 11:28Ekonomia TEMA

Këtë fillim viti kemi një arsye më shumë të gëzuar. Shqiptarëve do t’ju duhen më pak kohë për të bërë milionin e tyre të parë.  Tashmë për të bërë kaq para bashkë do të duhen mesatarisht 1 shekull e 82 vite.

Në vitin që lamë pas do të na duheshin plot 2 shekuj e 14 vite për të bërë 1 milionë dollar bashkë, shkruan Monitor.

Por edhe pse zvogëluam vitet, përsëri Shqipëria mbetet në vendet ku individëve do t’ju duhen më shumë kohë për të qenë milionerë.

Bazuar mbi të dhënat për pagën mesatare në Shqipëri nga INSTAT dhe të dhënat për shtetet e tjera nga UNECE, Monitor përllogariti se sa kohë do të duhej mesatarisht për të bërë 1 milionë dollarë.

Një milion dollarë bëhen më shpejt në Luksemburg, në Zvicër dhe Islandë, ku duhen mesatarisht 16 vite. Në ndryshim nga një vit më parë, koha mesatare në Zvicër për të bërë një milion dollarë ishte 11.3 vite.

Më pas renditen Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rreth 17 vite, Holanda dhe Danimarka me përkatësisht 19 vite.

Në Austri dhe Belgjikë duhen rreth 20 vite për të bërë 1 milionë dollarë.

Në shtetin gjerman, me pagën mesatare, 1 milion dollarë mund të bëhen për 21 vite, ndërsa në Francë dhe në Angli do të duhen rreth 23 vite. Kurse në Itali, do të duhen mesatarisht 27 vite dhe Greqi 38 vite.

Më shumë kohë për të realizuar milionin e parë duhen në vendet e lindjes. Në vendet baltike duhen rreth 41 vite.

Ndër vendet anëtare të Bashkimit Europian, Rumania dhe Bullgaria kërkon më shumë kohë për të bërë një milion dollarë. Në Rumani duhen afërsisht 75 vite, ndërsa në Bullgari 1 shekull e 26 vite.

Shqipëria renditet e parafundit në listën e shteteve të marra në shqyrtim.

Në vend të fundit është Armenia, ku krahasuar me një vit më parë një individi do t’i duhen 2 shekuj e 39 vite nga 2 shekuj e 15 vite.

 

15 komente në “Sa kohë duhet të bëhesh milioner?! Në Shqipëri një milion dollarë mund t’i arrijmë për 182 vite”

  1. Drini says:

    Po te zesh dashnor si Varuzhan Pirananji mun te behesh me shpejt.

    1. Isuf kapertoni says:

      Ose ti jep edi me damianin per 6 muaj dhe jo 1 por 40 milion euro

  2. Che Guevara says:

    Sot ne Shqiperi mund te behesh milioner edhe per NJE DITE,me shpejt se ne cdo vend tjeter te botes sepse ketu mungon shteti ligjor,dhe shumica e transaksioneve behen ne rruge i8nformale!
    Me lehte se kudo ne Shqiperi behet pastrimi i parave!
    Nje mafioz mund te pastroje parate me kazino,me universitete private,me ndertime,miniera,nafte ,etj!
    Shteti ketu nuk ka kontroll per asgje!
    Ja nje fakt i thjeshte:
    Ne cdo dyqan shtetri ka kerkuar qe te vendoset nje tabele :”Lutemi merrni kuponin tatimor”!
    Shteti mashtron veten!
    Ne vend te kesaj tabele te vendose rregullin qe cdo bleres te kete te drejten qe 1 apo disa perqind e vleftes se mallit te blere te kete te drejte ta marre prap!
    Vetem keshtu bleresit do t’ia kerkojne kuponin shitesave dhe nuk ka nevoje per lutje!
    Ndryshe shteti ne shumicen e rasteve nuk do ta marre 20% e TVSH !

  3. undefined says:

    Brenda sekondave sa duhet per te hedhur nje firme.

  4. blerta says:

    Ku ka vend ne bote qe miljoner mund te behesh me rroge shteti! ???!!! Po na habisni me keto shkrime…. Si u ndertua Amerika ???

  5. Turpi i botes says:

    “Rekordin” e ka Presidenti,Km,luli,berisha…..nga 10miljone ne vit

  6. ??? says:

    Pse nuk na informoni si u bene milionere keta qe ka sot aShqiperia per nje kohe kaq te shkurter a thua se bene ndonje shpikje per boten???!!! Keshtu mund te marrim shembull edhe ne te tjeret per ti bere me shpejt
    Me pune te ndershme nuk ben dot miliona ,por vetem jeton se Po te beheshin sipas asaj qe thoni ju i binte qe pothuaj te gjithe psh ne Amerike apo gjetk te kishin shtepi te tyren e para ne banke kur ka plot te lindur e rritur aty qe nuk I kane . Eshte tjeter gje ti besh e tjeter sa merr pas taksave

  7. Shqiperia qe duam says:

    Ne shqiperi eshte gabim te pyesesh sa miljone ke, por sa kohe
    ke qe je ne politike, “njesia matese e pasurise” sa vite politike ke (sa miljona)
    Rezultatin e shumezimit me numer vitesh ta tregon me i sukseshmi, presidenti i vendit
    Gjynah KM. “keputi bretkun” ne emigracion.
    Vend leshi

  8. Po says:

    … po shume e vertete

    SHQIPETARET gati gjysma jane bere MILIONERE brenda vitit !

    pra BERISHA, META, BASHA … dhe plot te afermit e tyre kane vjedhur dhe duke bere DROGE qe jane pasuruar kaq shpejt.

    … por dhe populli qe 25 vjet VODHI dhe PUSHTOI pronat e shtetit vet bashke me BERISHEN jane fajtore …

    dhe jo te llapni dhe shpifur per Z.Rama qe AI personalisht po ben gjithcka per shtet me ligje ….

    1. Nexhat says:

      Po pse nuk tregone si e beri Rama Surelin? Rama duheshte te ishte i varfer, sepse perveç nevojave tjera ai duhet te bleje edhe kokainen, a ndoshta Berisha ia shete.

  9. Tony says:

    Ne Angli 23 vite. Une jam prej 20 vitesh ketu e nuk kam asnje. Mbase cudia do ndolle keto 3 vite.

  10. Aleksander Thana says:

    Pyesni druzhe salicin, tavarish Lulushin dhe efendem floririn per pergjigje te sakte. Statistikat tuaja nuk pine uje.

  11. Du du says:

    Toni sa e le rrogen ne vit? 20 mije pund? 30, 40, 50? Merr 1 milion dollare dhe pjestoji me rrogen totale ne. It dhe do nxjerresh numrin sa te duhet ty. Shembulli eshte marre per rrogen mesatare vjetpre ne cdo shtet. Jo per kursimet apo ndonje kriter tjeter. Shembulli eshte i njejte per te tera shtetet keshtu qe ka kuptim.

  12. Can cun says:

    Dmth Likja eshte 1500 vjeç ?

  13. j says:

    Te fejuaren,motren dhe kushërirat ke semafori,
    5 gomone dhe 3 kamjona me drogë
    2 korrupsione me prokurorë duke vjedh ca toka,
    dhe u bëre miljoner me foristradë dhe del në tv si
    vip biznesmen me dashnore vipe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje