Rritet dhe paga maksimale, Tatimet sqarojnë skemën: Ja përllogaritjet që duhen bërë

29 Dhjetor 2018, 18:35Ekonomia TEMA
Rritet dhe paga maksimale, Tatimet sqarojnë skemën: Ja

Tatimet kanë sqaruar se paga maksimale për efekt të kontributeve shoqërore indeksohet në të njëjtën kohë dhe në atë masë që indeksohet edhe paga minimale në shkallë vendi.

Paga minimale është rritur me rreth 8.3% (nga 24,000 në 26,000 lekë), kjo nënkupton që edhe paga maksimale do të rritet me rreth 8.3%, duke shkuar në 114,670 lekë, nga 105,850 lekë që ishte më parë, me një rritje prej 8,820 lekë.

Tatimet sqarojnë se paga bruto mujore, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore, do të jetë si më poshtë vijon:

✅jo më pak sesa paga minimale mujore, e barabartë me 26,000 lekë dhe deri në 114,670 lekë, për personat e punësuar.

✅jo më pak sesa paga minimale mujore, e barabartë me 26,000 lekë dhe sipas përcaktimit të vetë personit, deri në 114,670 lekë, për personat e vetëpunësuar.

✅e barabartë me pagën minimale mujore prej 26,000 lekë, për punonjësit e papaguar të familjes me të cilët i vetëpunësuari punon dhe bashkëjeton ligjërisht.

Paga minimale në shkallë vendi prej 26,000 lekë e lart shërben edhe për llogaritjen dhe pagimin e kontributeve të detyrueshme të sigurimit shëndetësor.

Kontributi i sigurimeve shoqërore llogaritet dhe paguhet mbi pagën bruto në kufijtë e pagës minimale në shkallë vendi dhe paga maksimale indeksohet në të njëjtën kohë dhe në atë masë që indeksohet paga minimale në shkallë vendi, përfundon njoftimi i tatimeve.

2 komente në “Rritet dhe paga maksimale, Tatimet sqarojnë skemën: Ja përllogaritjet që duhen bërë”

  1. Ton says:

    Taksat rriten te ardhurat nga tatimet bien. Vendi fundit ne Europe per mbledhjen.Personel e drejtues te paafte. Prape do paguajne te rregullt.

  2. Flutura says:

    Po pagat midis tyre a do te rriten, apo vetem dy ekstremet, pra mbi minimalet dhe nen makimalet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje