Ku po shkon ekonomia shqiptare? Pronat dhe infrastruktura, probleme serioze. Italia do na “infektojë”

27 Dhjetor 2018, 11:00Ekonomia TEMA

Instituti britanik për kërkime ekonomike dhe biznesin, që është më i madhi në Britani dhe ndër më prestigjiozët në nivel global, në raportin që mban titullin “Liga ekonomike botërore 2019” jep projeksione deri në vitin 2033 për ekonominë shqiptare, analizon edhe situatën e ekonomisë të vendit aktualisht, si dhe evidenton problemet kryesore me të cilat përballet ekonomia shqiptare, që pengojnë edhe përmirësimin e kushteve të jetesës.

Një ndër rreziqet kryesore që evidenton raporti, është ai i të drejtave të dobëta të pronës, si dhe sistemi gjyqësor i dobët dhe i korruptuar por edhe infrastruktura e varfër e vendit, informaliteti i lartë si dhe edukimi.

Nga aspekti fiskal, vendi vlerësohet të ketë bërë progres të lehtë, sidomos në adresimin e borxhit publik.

Raporti këshillon një konsolidimin më të mirë fiskal, duke pasur parasysh problemet demografike me të cilat do të përballet vendi, raporton SCAN.

“Ne presim që rritja ekonomike të bjerë në dy vitet e ardhshme, pasi vendi ka lidhje të ngushta ekonomike me Italinë, vend që po përballet me kohë të vështira.

Në vitin 2019 Shqipëria projektohet të ngjitet në vendin e 123-të sa i përket ekonomive më të mëdha të botës, nga vendi i 125-të i vitit të kaluar.

Në vitin 2033, projektohet të jetë në vendin e 120-të, ndër 192 ekonomi të botës”.

2 komente në “Ku po shkon ekonomia shqiptare? Pronat dhe infrastruktura, probleme serioze. Italia do na “infektojë””

  1. ? says:

    Duhet ti fusim ujë gotës së verës ose rakisë.

  2. Dona says:

    SHIKONI SA afer ESHTE pallati me portin,,,kur DUHEJ TE ISHTE LENE HAPSIRE PER zgjerim TE portit, ,,faji I mbetet pushtetit lokal NE DURRES. ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje