Arben Ahmetaj nxjerr shifrat: Ekonomia që shpërblen qytetarët!

31 Dhjetor 2018, 10:04Ekonomia TEMA

Ministri i Financave në detyrë, Arben Ahmetaj, ka nxjerrë shifrat e rritjes ekonomike për tremujorin e fundit të këtij viti.

“Tremujori i tretë 2018 u rrit me 4.48%. Në tremujori e tretë 2013 ekonomia ishte në nivelin -2.46%, i krahasueshëm vetëm me vitin 1997.

Rritja e këtij tremujori, është shifra më domethënëse e transformimit, kthesës së madhe nga kriza e paralajmëruar e 2013, ringritjes ekonomike dhe konsolidimit që vazhdon!

Rritja ekonomike e 9-mujorit 2018 kaloi për herë të parë në tetë vitet e fundit, nivelin mbi 4%.

Lajmi tjetër i mirë është konsumi që vazhdon trajektoren e vet rritëse, tashmë për të trembëdhjetin tremujor rradhazi, duke mbetur një nga kontribuesit kryesor të rritjes ekonomike.

Shifrat e rritjes ekonomike përgjatë pesë viteve të fundit, janë dëshmia më e mire sesi ekonomia e vendit po i shpërblen dita – ditës qytetarët shqiptarë dhe sakrificat e vështira që u deshën për të mbërritur këtu”, shkruan Ahmetaj, i cili u shkarkua pak ditë më parë nga Rama.(TemA)

4 komente në “Arben Ahmetaj nxjerr shifrat: Ekonomia që shpërblen qytetarët!”

  1. Iku dhe Gjermania për lesh, ja kalon dhe Shqipëria me rritje ekonomike. Turp ti vij Merkelit! Tja japim këtë Ben Ahmetajn tone edhe Italise mbase shef dhe Italia ndonjë ditë të bardhë me rritje ekonomike.

  2. Zambi says:

    Akoma e besoni qe populli i beson keto shifra?!

  3. Guazimondo says:

    Ky eshte nje mashtrues edhe njeri ordiner ne cdo pikepamje. Pa moral, pa dinjitet pa asnje gje. Vetem qe ka bere leke me tonelata.

  4. Don says:

    Ky thote qe kemi rritjen e perqindjes ne zbritje te te ardhurave, pra rritja eshte e sigurt vitin e ardhshem sepse kemi kapur fundin. Une e kisha nje frike per kete qeveri pikerisht nga ky injoranti i financave. Ky duhet ta qepi gojen qe te pakten te lere te qete te flene gjume ata qe nuk paten gje ne tryeze per vitin e ri. Yyyyyyyyyt rrace jonjerezore. Si ju ze gjumi qe e ropet kete popull dhe e late ne fukarallek. Si do i kaperdini parate e vjedhura. Ato jane haram dhe kur ti gelltisni do ju behet kancer. Jeta eshte ekuacion i barasvlefshem, po vodhe nuk e gezon. Harami nuk behet hallall dhe hallalli nuk behet haram. Kete thenie madheshtore te Kuranit te madherishem ja thoni dhe Ilir Metes, Monikes, Lulit dhe natyrisht edhe atij Doktor Mortjes qe mezi po presim ti shohim pas hekurave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje